Fatmir T. , 21 vjeçari është një i ri nga Maqedonia e Veriut, i cili ishte arrestuar në Aeroportin e Cyrihut për një krim të tmerrshëm që kishte bërë, njofton gazeta zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch” duke iu referuar policisë kantonale dhe Blick-ut.
Ai ishte nisur të udhëtonte jashtë vendit, por nuk ia arriti. Policia në një kontroll rutine në Aeroportin e Cyrihut i kishin gjetur në çantën e tij kokën e një gruaje, e cila i përkiste gjyshes së tij, Miradije T. 74 vjeçare.
Fatmir T. , 21 vjeçari është një i ri nga Maqedonia e Veriut, i cili ishte arrestuar në Aeroportin e Cyrihut për një krim të tmerrshëm që kishte bërë, njofton blick.
Ai ishte nisur të udhëtonte jashtë vendit, por nuk ia arriti. Policia në një kontroll rutine në Aeroportin e Cyrihut i kishin gjetur në çantën e tij kokën e një gruaje, e cila i përkiste gjyshes së tij, Miradije T. 74 vjeçare, shkruan Blick
Shqiptari ishte munduar ta mbulonte krimin e tij, duke e mbështjellë kokën e viktimës me një peshqir të mëndafshit, të cilën e kishte vendosur në një qese, pastaj e kishte future në çantën e tij të shpinës. Sipas raportit, autori i veprës ka vepruar në një gjendje jo të mirë shëndetësore.
Fatmir T. pritet që të dal para Gjykatës së rrethit Frauenfeld për vrasjen që e ka bërë.
Sipas raportit mjekësorë, i cili ka ardhur në përfundim se 21 vjeçari ka problem shëndetësore. Për këtë, nuk pritet që ai të merr dënim me burg.
Në aktakuzën e tij të ngritur nga Gjykata jepen detaje të tmerrshme se si ka ndodhur vrasja. Fatmir T. ka pritur që të mbetet vetëm me gjyshen e tij në banesën e tyre familjare, ku më pas e kryen vrasjen.
Vrasja ka ndodhur kur gjyshja e tij Miradije T. po i kryente ritualet fetare. Ai ishte afruar nga mbrapa viktimës duke gjunjëzuar në tokë, e kishte ngulfatur. Pastaj kur e kishte vërtetuar se nuk po merrte frymë më, ai kishte marr një thikë të tipi Victorinox, dhe i kishte prerë kokën viktimës. Gjatë kësaj kohe, 74 vjeçarja ishte në një vizitë në Zvicër si turiste.
A ishte planifikuar vrasja?
Nipi nuk lë dyshim për veprimin e tij. Ai ishte pastruar dhe ishte parfumosur, pastaj e kishte shkruar një letër në gjuhën italiane duke e rrëfyer krimin dhe e kishte lënë në kuzhinë. Ai ishte larguar nga banesa me kokën e Miradije T. në çantën e tij të shpinës.
Ai kishte udhëtuar për në aeroport përmes stacionit të trenit të Frauenfeld
Edhe para këtij krimi, 21- vjeçari kishte pasur probleme me sjelljen e tij. Ai kishte sulmuar vëllanë e tij më të vogël. Kurse njëherë kishte shkuar në punë me armë.


