in

Tahiri: Për Kosovën, populli dhe shteti kroat – adresa kryesore

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri, i shoqëruar edhe nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, janë duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Kroaci.

Ata sot janë takuar me kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andreja Plenkoviq.

Gjatë takimit me kryeministrin Plenkoviq, Tahiri ka bërë me dije se i rikujtuan momentet më të rënda të historisë së përbashkët, sfidat që i kaluan Kosova dhe Kroacia së bashku, dhe rreshtimin në anën e drejtë të historisë gjatë luftërave çlirimtare të të dy shteteve, siç ka thënë Tahiri “periudha këto të lavdisë të cilat i kaluam krah njëri-tjetrit”.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës kërkova nga kryeministri Plenkoviq të mbështesë Kosovën në aspiratat e saj drejt BE-së, forcimin e bashkëpunimit ekonomik si dhe reformat në administratë shtetërore. U zotova se jemi gati që të ngremë  nivelin më të lartë të komunikimit ndërqeveritar në mes të dy vendeve, edhe pse pandemia e ka goditur rëndë këtë aspekt të bashkëpunimit”, ka thënë Tahiri.

“Për Kosovën, populli dhe shteti kroat janë dhe do të mbesin ndër adresat kryesore në aspiratat tona në rajon dhe BE”, ka deklaruar Tahiri.

Lini një Përgjigje

Këto janë vendimet që Qeveria e Kosovës i mori në mbledhjen e sotme

Dy persona u therën me thikë për vdekje në një kishë në Kaliforni