Ketamina është një drogë e klasit B, dhe e cila është halucinogjene duke i lënë përdoruesit në një gjendje ëndrrimtare të shkëputjes/distancimit nga realiteti.
Zakonisht shitet si një pluhur i bardhë kokërr, dhe e cila shpesh grimcohet në vija të bardha e mirret me hundë. Ashtu si shumë droga ilegale të blera nga dilerët, ajo shpesh pritet me substanca të tjera për t’ia shtuar peshën, gjë që mund të përmirësojë fitimet e dilerëve, por shumë prej të cilave mund të shkaktojnë dëme të përdoruesit.
Për herë të parë u bë e njohur si pjesë e skenës tekno ‘raving’ në vitet ’90, dhe kohët e fundit është parë një rritje në përdorimin e saj, sidomos nëpër qytetet universitare.

Marrja e tepërt e ketaminës mund të rezultojë në hyrjen e një gjendje që quhet ‘vrima K’, apo ‘K-hole’, ku mund të ndodhë humbja e aftësisë për të lëvizur, dhe përdoruesit ndjehen sikurse mendja dhe trupi janë janë ndarë plotësisht dhe ata nuk mund të bëjnë asgjë rreth kësaj.
Posedimi i saj në Britaninë e Madhe mund të rezultoj me burgim 5-vjeçar, ndërsa shitja e saj mund të rezultoj deri në 14 vjet burg.
Shpesh përdoret si anestetik si në mjekësinë njerëzore ashtu edhe në atë veterinare, që do të thotë që përdoruesit ndonjëherë mund t’i shkaktojnë vetes dëmtime pa e kuptuar.
Droga mund të jetë fatale, veçanërisht kur përzihet me ilaçe/droga të tjera, pasi rrit rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut.
Përveç rreziqeve të menjëhershme, mund të dëmtojë rëndë kujtesën tuaj afatshkurtër dhe afatgjatë, si dhe të shkaktojë probleme serioze të fshikëzës, të cilat madje mund të kenë nevojë për operacion për të riparuar ose hequr. The Telegraph