Në Varedo një grua 79-vjeçare u transportua në spital në gjendje të rëndë pasi u sulmua me çekiç në kokë nga bashkëshorti i saj 85-vjeçar, Luciano Ruger.
Pasi tentoi të vriste gruan e tij, burri i cili vuante nga depresioni, kreu vetëvrasje duke u hedhur në benzinë dhe duke i vënë flakën vetes. Ende nuk dihet motivi i sulmit. I transportuar me urgjencë nga 118, ai vdiq në Spitalin Niguarda në Milano.
Çifti ndodhej në shtëpinë e tyre në Via Celotti, në periferi veriore të qytetit Brianza, kur pak pas drekës, pensionisti kapi një çekiç dhe goditi gruan e tij në kokë. Ndoshta një sherr, ndoshta një reagim jo i qartë i shkaktuar nga depresioni i tij për një koment banal, e shtyu të sulmonte gruan dhe duke menduar se e kishte vrarë, më pas i vuri flakën vetes. Pasi mori një bidon me benzinë, i moshuari doli nga godina dhe u drejtua në kopshtin e vogël përpara. Aty u lagu me karburant dhe i vuri zjarrin këmbëve me çakmak, raportojnë mediat italiane.
Një punonjës i një kompanie fabrika e së cilës kufizohet me hapësirën e gjelbër ka qenë dëshmitar i ngjarjes dhe ka telefonuar në numrin 112. Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikëset me policinë. Teksa personeli mjekësor dhe zjarrfikësit tentuan t’i shpëtonin jetën të moshuarit, ushtarët hynë në shtëpi, ku zbuluan gruan e tij, të shtangur dhe të plagosur, e cila kishte arritur të tërhiqej në një dhomë tjetër nga vendi i sulmit. Të dy u transportuan në spital në gjendje të rëndë, ai në qendrën e djegieve Niguarda në Milano, ajo në San Gerardo në Monza. Nuk mund të bëhej asgjë për 85-vjeçarin, rreth orës 18:00 iu ndal zemra. Bashkëshortja është shtruar në repartin e neuro-reanimacionit të qendrës klinike Brianza, me një prognozë të rezervuar.