in

8 pacientë ndërruan jetë, 602 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri

Tetë pacientë me COVID-19 humbën jetën 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa u regjistrua dita me më shumë raste infektimesh, por edhe shërimesh.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat ishin të moshave 48, 60, 60, 63, 71, 71, 74, 85 vjeç nga Tirana, Durrësi, Gramshi, Kurbini dhe Mirdita.

Pas 2,241 testesh të kryera – në laboratorët publikë dhe privatë, 155 prej së cilave për depistim, – rezultuan të infektuar një numër rekord prej 602 personash, duke e çuar totalin në 28,432 raste që prej muajit mars kur u pikasën të infektuarit e parë.

Ndërkohë si asnjëherë tjetër u raportuan të shëruar 564 qytetarë duke e çuar numrin total të atyre që e kanë mposhtur virusin në 13,453 persona (47.3%).

Sidoqoftë situata mbetet shqetësuese pasi numri i rasteve aktive vijon të rritet dhe të jetë më shumë se të shëruarit.

Aktualisht janë 14,348 persona (50.5%) mbartës të virusit, 406 prej të cilëve (2.82% e rasteve aktive) janë të shtruar në spital – 14 në terapi intensive, 3 të intubuar.

Prej muajit mars, autoritetet kanë kryer rreth 158 mijë teste ndërsa Tirana (6,890 raste), Durrësi (1,164 raste) dhe Fieri (1,122 raste) mbeten qarqet me situatën më të rënduar.

Lini një Përgjigje

Mbetje mortore në Kizhevak të Serbisë

Një sprovë për të shpëtuar tradhtarin Basha