Një javë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, amerikanët duken tepër të përfshirë në votime. 70 milionë amerikanë kanë votuar deri më sot për President. Në vitin 2016 pjesëmarrja ishte më pak se gjysma e kësaj shifre.
Edhe pse në kushte pandemie, amerikanët nuk janë ndalur dhe kanë votuar nëpërmjet postës apo kutive zgjedhore. Përballja mes Trumpit dhe Bidenit duket se do të jetë nga më interesantet, ndërsa vihet re dhe një angazhim i madh i amerikanëve në zgjedhje.