Një ish-shef i ushtrisë thotë se ai dhe 50 eurodeputetë të tjerë kanë vënë nënshkrimet e tyre në një letër ku bëjnë thirrje që Josep Borrell i BE-së të largohet.
Riho Terras, një eurodeputet estonez nga Partia Popullore Evropiane, është i mërzitur për udhëtimin e Borrell në Moskë javën e kaluar.
Borrell, shefi i punëve të jashtme të BE, ishte në kryeqytetin rus disa ditë pas burgimit të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny. Ndërsa Borrell po takohej me homologun e tij rus Sergej Lavrov, Moska dëboi tre diplomatë evropianë pasi kishin marrë pjesë në tubimet pro Navalny./GB