in

5 viktima dhe 285 raste me COVID-19

Sipas një komunikate për shtyp të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 3.196 mostra,  nga të cilat 285 raste janë pozitive. Ndërkaq, janë raportuar 5 raste të vdekjes nga koronavirusi, nga komunat: Deçan 1 rast (75 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Klinë 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (84 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 65.350 raste nga 277.356 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.558 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.974 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.818.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 123 raste, Gjakovë 22 raste, Pejë 22 raste, Podujevë 17 raste, Vushtrri 12 raste, Lipjan 11 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Mitrovicë 9 raste, Rahovec 9 raste, Gjilan 8 raste, Viti 7 raste, Deçan 5 raste, Prizren 5 raste, Drenas 4 raste, Obiliq 4 raste, Suharekë 4 raste, Dragash 3 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë dhe Skenderaj.

Lini një Përgjigje

Qeveria cakton Komisionin Organizativ për shënimin e “Epopesë së UÇK-së”

BQK do t'i ndihmojë bizneset në përballimin e barrës financiare