Me këtë rast, Eugen Cakolli, nga DnV ka thënë se deri në orën 16:00 kanë votuar 37.3 për qind e qytetarëve.
Ai ka thënë se krahasuar me vitin e kaluar, në periudhën e njëjtë, sot raportohet numër më i madh i personave që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim.
Ai ka thënë se komunat me shumicë serbe vazhdojnë të kenë numrin më të madh të qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim. Pas tyre, Prishtina dhe Ferizaji.
“Sipas raportimeve, deri më tani 37.3 për qind e qytetarëve kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim, e cila si përqindje në të njëjtën periudhë kohore krahasuar me vitin 2019 është më e lartë. Rajoni i Prishtinës dhe Ferizajit kanë përqindjen më të madhe të daljes në votim mbi 40 për qind, në komunat me shumicë serbe vazhdon të jetë më e lartë se në pjesën tjetër të vendit me mbi 50 për qind. Rajoni i Prizrenit ka daljen më të ulët”, ka deklaruar Cakolli.