in

35 viktima nga COVID-19 e 387 raste pozitive brenda një dite në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 35 viktima nga Coronavirusi si dhe 387 raste pozitive ndaj virusit.

Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi në vend është rritur në 1.546, ndërsa ai i rasteve të konfirmuara me këtë virus në 55.127.

Aktualisht numri aktiv i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është 20.687.

Autoritetet shëndetësore të vendit gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 1.176 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë kanë kryer gjithsej 313.519.

Numri i pacientëve të shëruar nga Coronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 32.894, përfshirë 528 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Lini një Përgjigje

Gjatë 24 orëve,12 raste të vdekjes dhe 645 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Shqipëria regjistron numrin më të lartë të viktimave që nga fillimi i pandemisë