in

28 Nëntor 1443" VS "28 Nëntor 1912"…

Shkruan: Paulin Z. Zefi

Autoriteti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut pas “2 Marsit 1444” si Kryetar i Shtetit të Lidhjes së Lezhës shtrihej në të gjitha vendet e lira dhe të çliruara, të cilat mbulonin një hapësirë gjeografike që në Veri niste nga Sjenica (Sanxhak) e Zveçani…

Duke kujtuar dhe kremtuar vetëm Aktin e Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë më 28 nëntor 1912, vihet re masivisht se: shumica në mënyrë të pavetëdijshme dhe disa të tjerë me qëllime të caktuara, po errësojnë në mënyrë të turpshme pikërisht ngjarjen më të rëndësishme, “28 Nëntorin 1443”

Dy fjalë sa për të mos harruar: …“

28 Nëntor 1443″ VS “28 Nëntor 1912″…

 1) Akti i Pavarësisë nga Perandoria Osmane, i shpallur nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në Krujë më “28 nëntor 1443” ishte një ngjarje, e cila u zhvillua në kohën kur Perandoria Osmane ishte fuqia ushtarake dhe ekonomike më e madhe e botës…. 

Akti i Pavarësisë nga Perandoria Osmane, i shpallur në Vlorë më “28 nëntor 1912”, përpos faktit se përsëritet historia, ishte një ngjarje që u zhvillua në kohën kur Perandoria Osmane nuk përbënte më ndonjë kërcënim për askënd, por tashmë ishte duke dhënë shpirt nën sulmet e papërballueshme të koalicionit të shteteve ortodokse ballkanike (Bullgaria, Serbia, Greqia dhe Mali i Zi).

 2) Më 28.11.1443, e gjithë kjo sipërmarrje u bazua 100% mbi sakrificat e Kryeheroit dhe të popullit arbër dhe pa ndihmën e asnjë fuqie të huaj…. Më 28.11.1912, bëhet fjalë për zbatimin e “Projektit të madh Austro-Hungarez” për “Krijimin e një Shteti Shqiptar” me qëllim për të penguar zgjerimin e mëtejshëm të 4 shteteve të lartpërmendura ballkanike, që nënkuptonte forcimin e hegjemonisë ruse në Europën Juglindore. Pra, me pak fjalë, kjo sipërmarrje u bazua mbi garancinë e plotë të dhënë nga Perandoria Austro-Hungareze, e mbështetur pa rezerva nga Gjermania dhe me simpatinë e Italisë.

 3) Autoriteti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut pas “2 Marsit 1444” si Kryetar i Shtetit të Lidhjes së Lezhës shtrihej në të gjitha vendet e lira dhe të çliruara, të cilat mbulonin një hapësirë gjeografike që në Veri niste nga Sjenica (Sanxhak) e Zveçani; zgjatej deri në Himarë dhe Labëri në Jug; për t’u zgjeruar deri në brigjet e detit Adriatik e Jon, në Perëndim; në Dardaninë Qendrore në Verilindje dhe shtrihej deri pranë Shkupit, në Lindje…. Autoriteti i Qeverisë së Vlorës të kryesuar nga Ismail Qemali, shtrihej vetëm brenda trekëndëshit “Vlorë-Berat-Lushnjë”. I tillë mbeti edhe në vitin 1913, pas tërheqjes së forcave armike nga kufijtë arbitrarë të caktuar nga 7 Fuqitë e Mëdha gjatë Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1912-1913).

4) Çlirimi i vendit nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu së bashku me princat e tjerë arbër dhe më pas fitorja e tij madhështore në betejën e Torviollit (29 qershor 1444), solli si produkt njohjen zyrtare të “Pavarësisë së Arbërisë” nga sulltan Murati II në Traktatin e Segedit (Szeged) të nënshkruar më 12 korrik të vitit 1444, midis tij dhe mbretit të Polonisë dhe Hungarisë, Vladislav III, traktat që u ratifikua në qytetin Várad (sot Oradea, Rumani), më 15 gusht 1444. (Pavarësisht shfuqizimit të këtij traktati pas 6 javësh, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e vijoi luftën e tij edhe më me shumë sukses)…

Pavarësia e Shqipërisë prej Perandorisë Osmane e shpallur më 28.11.1912, u njoh pikërisht nga “arkitektët e saj perëndimorë” dhe po të mos ishte për ta, pavarësisht sakrificave të disa patriotëve shqiptarë, ky akt do të kishte rezultuar në një “hiç të madh”!

5) Pavarësia e Arbërisë e shpallur në Krujë më 28.11.1443 zgjati plot 35 vite, pra deri në pushtimin e këtij qyteti “Kryefortesë të Arbërisë, Europës dhe Krishtërimit” nga sulltan Mehmeti II Fatih më 16 qershor 1478…. 

Pavarësia e Shqipërisë e shpallur në Vlorë më 28.11.1912 zgjati më pak se dy vite, sepse në kohën kur vendi jonë tashmë i rrënuar edhe nga “lufta civile”, ku anadollakët e Shqipërisë së Mesme dhe më gjerë, me në krye Haxhi Qamilin thërrisnin “Duam Babën (Sulltanin)”, u ripushtua nga forcat barbare serbe. Këta të fundit, po iknin të llahtarisur për t’i shpëtuar baticës së formuar nga ushtria austro-hungareze, e cila brenda pak javësh e fshiu Serbinë nga harta. Pas largimit të forcave serbe dhe gjatë gjithë Luftës I Botërore (1914-1918): Shqipërinë e gjejmë të pushtuar dhe të ndarë midis 3 fuqive të kohës: Austro-Hungarisë, Italisë dhe Francës...Pra, kush është ngjarja më e rëndësishme, e cila duhet kremtuar, duke i dhënë vendin që i takon:”28.11.1443″ apo “28.11.1912”?!….

Me pak fjalë:“URONI DHE KREMTONI TË DY NËNTORËT, DUKE JA NISUR NGA I PARI (1443), OSE MOS U MERRNI FARE ME KËTË PUNË”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Përurohet shtatorja e Anton Çettës në Kampusin e UP-së

Shefja e diplomacisë sllovene, Tanja Fajon: Sllovenia avokate e fuqishme e liberalizimit të vizave për Kosovën