in

21 shkurt 1913, rënia e “Kryeqytetit të Toskërisë”, Janinës, në duart e grekëve

Pak muaj nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, më 21 shkurt 1913, pas betejës së Bezhanit në Luftën e Parë Ballkanike, Janina u pushtua dhe u bashkangjit në shtetin grek.

Prof. asoc. dr. Zaho Golemi

Rënia e “Kryeqytetit të Toskërisë”, Janinës

Lebërit në muret e fortesës së Bezhanit, vetëm pak kilometra larg Janinës nuk i mundën plumbat e predhat, nuk i prenë jataganët, por tradhëtia e drejtuesve të lartë ushtarakë. Fakt është se Valiu dhe komandanti i Janinës Esat Pashë Janina në vitet 1891-1893, së bashku me grekun Kostandin kishin studiuar në Akademinë e Shtatmadhorisë Gjermane, pa e ditur se pas dy dekadash do të gjendeshin përballë njeri-tjetrit. Histori enigmë janë “dhurata e portokalleve” të dërguara në Janinë nga Grekët! Në planin diplomatik vetëm qeveria austro hungareze pranë Koferencës së Ambasadorëve ngulte këmbë fuqishëm që Janina dhe Shkodra të mos shkëputeshin nga tërësia tokësore shqiptare, dhe t’i ngeleshin shtetit shqiptar. MPJ i Austro-hungarisë Berchtoldi që në takimin e parë me Ismail Qemalin, sapo ai arriti në Vjenë gjatë udhëtimit për në Shqipëri, i tha “Qeveria jonë do që Shqipëria të dalë më vete si një shtet i bashkuar që të përmbledhë brenda tij gjithë shqiptarët dhe të jetë në një shkallë me popujt e tjerë ballkanikë”. Pas pyetjes së Ismail Qemalit se: “Flamurin kuq e zi e kam por nuk kam ku ta naltoj”, mori përgjigjen diplomatiko-ushtarake: “Naltoje në një bajonetë austro hungareze” ishte domethënëse. Por antishiqiptarët ishin shumicë në Konferencën e Londrës, që donin që shtrirjen gjeografike të shtetit të ri shqiptar ta “lidhnin”, si padashje me rënien e Janinës në terren. Në mars 1913 në Janinë gjendeshin në front rreth 12 mijë luftëtarë shqiptarë, të pamjaftueshëm në raport forcash; ndërkohë që rruga detare Anadoll-Shqipëri, e vetmja e kohës prej nga mund të dërgoheshin njësi ushtarake, armatime e pajisje dhe ndihma të domosdoshme, ishte mbyllur prej luftëanijeve të saj që nga fillimi i luftës.

Duke shfrytëzuar avantazhet nxituar nga synymet grabitqare për viset jugore, ushtria me kokëfortësi ngulmonte në përmbushjen e qëllimeve. Drejt Janinës kishin vërshuar masivisht forca greke me qëllim që para nënshkrimit në Konferencën e Londrës “Janina të ishte jashtë hapësirës administrative shqiptare”, sikurse ndodhi në të vërtetë. Xhephanja e luftës në Bezhan dhe nyjeve të tjera të brezit mbrojtës në të dyja anët e frontit bënë që ushtarët grekë të ropateshin tre muaj me radhë përballë fortesave që përballë kishin një grusht lebërish që mbronin vendin e stërgjyshërve me nder e trimëri. Luftime të ashpra vijonin edhe në Zagorë e Mecovë dhe në çdo front tjetër, por të gjitha luftimet kishin Janinën, “Kapital of Albania”, siç cilësohej në enciklopeditë e vendeve të huaja ose “Kryeqyteti i Toskërisë”, që ishte nyja gordiane e Jugut Shqiptar.

Prandaj edhe atdhetarët shqiptare ishin duke bërë çdo përpjekje të mundshme që atë të mos ua rrëmbenin. Pushimi i përkohshëm i luftimeve s’ishte gjë tjetër, veç një iluzion për t’u rindezur përsëri. Ankthin e atdhetarëve për humbjen e Janinës e shpreh vargu popullor: “Janinë, të hiftë zjarri,/raftë e të mbuloftë mali,/t’erdhi te dera Junani!/Janinë, çerek Stambolli,/daltë e të mbyttë gjoli,/hapi sytë, se të mori!”. Pëfaqesuesi i qeverisë austro-hungareze në Janinë, Bilinski, kërkonte ndihmën e qeverisë së përkohshme shqiptare të Vlorës dhe të atdhetarëve të tjerë. Bilinski në shkresën e datës 10.12.1912 dërguar përfaqësuesit të qeverisë së Vlorës: “Shqiptarët e sanxhaqeve/qarqeve të Janinës, Gjirokastrës e të Reshadijes mbajtën një mbledhje dhe vendosën të dërgojnë pa vonesë në Vlorë Musa Hamit Demin nga Filati, për të kërkuar nga Ismail Qemali qëndrim energjik kundër pushtuesve grekë”. Frontrashëgimtari i mbretërisë greke, princ Kostandini fuqizoi mësymjen me “fuqi të mjaftueshme” për “Armatën e Ipirit”15, përballë mbrojtësve të Janinës.16 Kur në front shkuan një pjesë e Armatës së Perëndimit, numri i mbrojtësve shkoi në 26 mijë vetë, por 5000 vetë ishin të plagosur e të sëmurë, që dergjeshin spitaleve të atjeshme. Sipas dokumentave të botuara nga Lef Nosi, për gjysmën e dhjetorit 1912, kohë kur në Janinë arriti gjeneral Ali Riza Pasha me një pjesë të luftëtarëve të ngelur të “Armatës së Perëndimit”. Qeveria e përkohshme e Vlorës e Ismail Qemalit dërgoi në Janinë Mitat Frashërin me një përfaqësi, që arriti në Janinë më 13.1.1913

për masat për të shtuar fuqinë mbrojtëse në Janinë dhe në fakt në mbrojtje të saj shkuan edhe dy tabure/batalione: i Gjirokastrës dhe Tepelenës. Ndihma e Ismail Qemalit vetëm sa i dha frymë dhe shtyu në kohë rënien e Vilajetit por nuk mundi ta pengonte dot, sepse në terren forcat ishin të pabarabarta.

Dhe diplomacia në Londër ishte kundër shqiptarëve në jug të Shqipërisë natyrale. Nga ana tjetër komandanti i forcave turke nuk pranoi të hynte në marrëdhënie me një qeveri që kishte shpallur shkëputjen e Shqipërisë nga Perandoria. Edhe pse një pjesë e truallit shqiptar u zbraz nga vendasit me dhunë qëllimi grek i moçëm nuk u arrit. Ishin Fuqitë e Mëdha dhe komisionet kufitare që i detyruan tërheqjen e trupave nga tokat që iu caktuan Shqipërisë. Shpëtuan Korça dhe Gjirokastra por i mbeti Greqisë Çamëria.17 E megjithatë betejat vijuan edhe në shek.XX., në mbrojtje të identitetit, truallit, flamurit, edhe në 1941 dhe 1949. Shqiptarët e gjithë vilajeteve kanë një gjak, gjuhë, histori dhe flamur: flamurin kuq e zi me shqiponjën dykranare, simbolin e identifikimit kombëtar. Ky simbol u ka mbajtur shpirtin gjallë dhe duke mbajtur shpirtin gjallë të çdonjërit ka mbajtur gjallë një komb sepse qindra kombe që nuk kanë pasur simbole, janë zhdukur si gjuhët dhe kombet e tyre.

Por e shprehur në gjuhën e Nolit do të thoshim: “O Flamur gjak, o flamur shkabë,/O vënt e vatr’ o nën’ e babë,..”, ndërsa Asdreni, do definonte luftrat dhe gjakun arbëror shekujve: “..që kombe shuhen përmbi dhe,/po Shqipëria do të rrojë,/për të, për të, luftojmë ne!”. Shkrimet kushtuar luftëtarëve që ranë në fushën e nderit në katër epoka në gjashtë dekada si, Bajo Kazo, Habil Xhuvani (1854), Abedin Muho, Seit Dobra, Shahin Mema, Hair Stefani, Idriz Alidhima, Sali Isufi, Xhafer Gjoni, Osman Deçka, Shahin Veliu, Mato Asllani; Sadik Memushi, Skëndo Xhuvani, Myrteza Sulli, Musa Rafi (Robi), Hito Kongoci (1878), Resul Beqo Resuli (1897), Rustem Shalari, Muho Cama, Resul Peçi, Islam Kondi, Ismail Nora (1913) në Bezhan, Pesë Puset, Mecovë, Grebene, etj.,18 në Vilajetin e Janinës, në betejat për truallin shqiptar, janë kujtesa historike e brezave. Aktualisht kohët kanë ndryshuar, fqinjësia ballkanike është në një front dhe llogore të përbashkët të sigurisë euroatlantike si dhe në një bashkësi të aspiruar të përbashkët europiane ekonomike.

Lini një Përgjigje

Rusia po tenton ta destabilizojë Evropën përmes organizatave bamirëse, njëra ndër to ishte në vizitë në BIK

Escobar: Jemi të shqetësuar, Qeveria e Kosovës nuk po na trajton si partner