in

16-vjeçar nga Vitia vdes nga COVID-19

Një 16-vjecar nga Vitia është bërë viktima më e re në moshë nga COVID-19 në Kosovë. I riu ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Lajmin e konfirmoi drejtori i Spitalit Regjinal të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.

Hajrullahu ka thënë se pacienti ka qenë i shtrirë në spital për 10 ditë dhe ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai ka treguar se 16 vjeçari ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

“Pacienti ka ardh që 10 ditë në spital. Ai ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. Pra gjendja e tij ka qenë e rëndë prej fillimit. Ndërsa, edhe COVID-19 e ka përkeqësuar më shumë gjendjen e tij”, ka deklaruar ai.

Lini një Përgjigje

Konjufca: Me asnjë gjest, me asnjë veprim, Kosova nuk duhet rrezikojë apo ta lëkundë njohjen prej Izraelit

Borë në Dibër