in

12 të vdekur dhe 494 raste të reja me COVID-19

Sipas një komunikate të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë, janë testuar gjithsej 3.788 mostra, prej të cilave rezultojnë 494 raste pozitive. Ndërsa, janë raportuar 12 raste të vdekjes nga koronavirusi nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 73 vjeç), Obiliq 2 raste (73, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 74 vjeç), Deçan 1 rast (82 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (63 vjeç), Mitrovicë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Shtime 1 rast (57 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 98.835 raste nga 482.413 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.008 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 1.009 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 83.591 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.236.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 151 raste, Gjakovë 42 raste, Gjilan 30 raste, Pejë 23 raste, Vushtrri 23 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Mitrovicë 22 raste, Ferizaj 21 raste, Malishevë 17 raste, Deçan 15 raste, Viti 14 raste, Skenderaj 12 raste, Drenas 11 raste, Podujevë 11 raste, Kaçanik 10 raste, Klinë 9 raste, Obiliq 9 raste, Suharekë 9 raste, Istog 7 raste, Kamenicë 7 raste, Prizren 7 raste, Shtime 7 raste, Hani i Elezit 5 raste, Junik 4 raste dhe me nga dy raste komunat Graçanicë, Lipjan dhe Rahovec.

Lini një Përgjigje

Osmani priti në takim ish-presidentët Sejdiu, Jahjaga dhe Pacolli

Problemet në Kosovë e fushatën në Shqipëri