in

𝐋𝐞𝐯𝐢𝐳𝐣𝐚 𝐞 𝐃𝐞ç𝐚𝐧𝐢𝐭 – 𝐑𝐞𝐚𝐠𝐨𝐧 𝐟𝐮𝐪𝐢𝐬𝐡𝐞𝐦 𝐏𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐨𝐫 𝐁𝐥𝐞𝐫𝐢𝐦 𝐋𝐀𝐓𝐈𝐅𝐈

Pagëzohuni msheft! Nëpër katakombe, si të ishim në kohën e Neronit. Pagëzohuni jashtë kishave, nëpër shpija private e guva! Si të ishim në kohën e Pjetër Bogdanit. 

Mos e bëni publik pagëzimin! Si të ishim në kohën e Jashar Pashë Gjinollit, i cili masakronte kriptokatolikët  e Anamoravës dhe në Drenicë donte të ndërtonte harem me vajzat shqiptare. Besoj e keni dëgju historinë për Drenicën e Pashës! Pothuajse e njëjta logjikë sot po u kërkohet shqiptarëve që me vullnet të lirë duan të bëhen të krishterë, duke shfrytëzu një të drejtë që ua njeh Kushtetuta e Republikës së Kosovës, lirinë e besimit dhe të manifestimit publikisht të tij.

Dhe pse?Gjoja për t’mos e prishur tolerancën fetare, të cilën kur e shkatërronin wahabët, askush nuk reagonte me kaq zell. Jo, nuk është në pyetje brenga për tolerancën fetare. Në pyetje është brenga se mos preken shokët dhe bashkëpunëtorët e shumtë në Kosovë të Mevludin Dudičit, i cili, me urdhër të shefit të tij në Beograd, ka nisur misionin antishqiptar të boshnjakizimit të Luginës së Preshevës, e më pas edhe të Kosovës.

Kurti ngushëllon homologun portugez, i ofron mbështetjen e Kosovës

Hovenier: Qëndrimi i ShBA-së nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë