in

Shpirtmadhësia e Antonit i trishton xhuxhët rrahagjoksë

Ndue Ukaj

Anton Çetta është shumë më shumë se një shtatore në kryeqytet, ai është një shkollë madhështore e dashurisë për vendin. Dhe ne sot duhet të bëhemi të sinqertë e të themi se nga kjo shkollë kemi mësuar shumë pak. Tmerrësisht pak.

Shoqëria jonë e trallisur nuk ka provuar se ka mësuar nga virtytet e larta që na la trashëgimi Antoni. Ai ishte i përkorë, solidar dhe unifikues, kurse ne, bashkëkombësit e tij, tash e sa kohë jemi megalomanë, egoistë dhe përçarës.

Ai e donte dijen, ne copëtohemi pas cektësisë.

Pra, ne nuk kemi mësuar pothuajse asgjë nga shkolla e tij, prandaj tash e sa vite nuk kemi arritë t’i bëjmë vend shtatores së tij në Prishtinë, sepse shpirtmadhësia e tij i trishton xhuxhët rrahagjoksë. Përballë tij shoqëria jonë është me ndërgjegje të glacuar dhe kjo ndërgjegje nuk mund të pastrohet lehtë e as me parulla.

Të jemi të sinqertë: Sikur Antonin ta mbanim në zemër e mendje sa bëjmë imazhologji me të dhe me emrin e tij, me siguri punët tona do të ishin më mirë dhe ndër ne nuk do të mbretëronte harbutëria, por dija e urtia.

Legacia e tij e vërtetë mjerisht sot në Kosovë përbën një pakicë në të gjitha pikëpamjet dhe kjo dhemb shumë. Dhe nga ky aspekt duhet lexuar dhe kuptuar frustrimet e sotme.

Lexoni edhe:

Shtatoren e Anton Çettës dhe Pjetër Bogdanit në vende publike nuk i lejoi shteti

Lini një Përgjigje

Kisha katolike shqiptare gjithmonë i ka nderu figurat kombëtare

Kosovë, 4 viktima dhe 279 raste me COVID-19