in

Nëse është e vërtetë ajo që thuhet, do të ishte lajm tepër shqetësuese dhe i papranueshëm

Xhabir Hamiti

Në asnjë formë nuk mundem me besua edhe me u bind nga disa reagime, gjoja se shtatorja e Anton Çetës, me që i paska takuar konfesionit katolik nuk po gjënë një copë tokë në kryeqytet!!

Nëse kjo është e vërtetë, e që personalisht nuk guxoj të besoj në asnjë mënyrë, atëherë ky do të ishte lajm tepër shqetësuese dhe i papranueshëm në asnjë formë.

Përcaktimi fetar i Anton Çetës, në raport me kontributin e tij kolosal për shoqërinë tonë, nuk do të duhej as të mendohej, e lëre më që dikush të marr të drejtën që të shprehet dhe të deklarohet edhe publikisht lidhje me të.

Është turp si dhe veprim shumë i ulët debati për bindjen fetare të qytetarëve, e sidomos të figurave të shquara kombëtare, të cilat i prinë popullit mbarë në orët më të liga të tij.

Të krishterë e myslimanë, ne shqiptarët kemi një vatan, një gjuhë e një dhe. Së pari kemi dhenë e pastaj fenë. Ata që na shohin ndryshe e mundohen të na ndajnë, janë armiqtë të Zotit e të kombit tonë!

Lexoni edhe:
Shtatoren e Anton Çettës dhe Pjetër Bogdanit në vende publike nuk i lejoi shteti

Lini një Përgjigje

Ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, aderon në PDK

Qeveria Gjermane dhe OBSH ndihmojnë QKUK-në