in

Vëllëzërit Kryeziu kërkonin mbështetjen britanike (1)

 

Shkruan av.Zanfir Kryeziu

 

           

 Në librin “Malësoret dhe Liria” të historianit Dodë Progni në mes tjerash thuhet “Lëvizja Kryeziu” ishte emërtimi  i lëvizjes nacionaliste antifashiste në Kosovë e Shqipërinë e veriut, gjatë viteve 1940 – 1944, në krye të cilës ishin vëllezërit nga Gjakova, Gani, Said dhe Hasan Kryeziu. Qëllimi strategjik i saj ishte organizimi i lëvizjes antifashiste në Kosovë, ҫlirimi i saj nga nazifashistët, shkëputja e Kosovës nga Serbia dhe bashkimi me shtetin amë, Shqipërinë. Me 24-25 janar 1944, në fshatin Pac të krahinës së Bytyçit, shtabi i forcave të Kryeziut së bashku me Peter Kempin, hartuan planin e detajuar të kryengritjes së përgjithshme antifashiste në Ko- sovë. I entusiasmuar nga mirëkuptimi me Kryezinjtë Peter Kemp, me 24 janar 1944, i dërgon telegram Komandës së Forcave Aleate në Kajro, nga të cilët kërkonte furnizime për forcat e Kryeziut dhe ju dekla- ron: ”Tani kemi nje aleat të mrekullueshëm (formidablle) në fushën e betejës ..Me këta aleatë, shton ai, shanset tona për të organizuar një luftë rezistence në Kosovë e Shqipërinë e Veriut u rritën pa masë.”

Vëllezërit Kryeziu si rrallëkush tjetër në Shqipërinë e asaj kohe kishin kuptuar,që në fillim të Luftës së Dytë Botërore,se rruga më e mundëshme për zgjidhjen e problemit kombëtar shqiptar,ishte sigurimi i mbështetjes nga një fuqi e madhe prendimore,siҫ ishte Britania e Madhe,dhe se një gjë e tillë mund të arrihej vetëm duke luftuar kundër nazifashistëve.Për realizimin e idesë së tyre të guximshme,Gani e Said Kryeziu, qysh në vitin 1940, hynë në lidhje dhe bashkëpunim me njerëzit e Drejtorisë së Operacioneve të Posaҫme (SOE–së ) të Britanisë së Madhe në Beograd,e cila kishte për detyrë të nxiste rezistencën antifashiste në vende të okupuara.                            

Me ndihmën e SOE–së, Kryezinjtë, gjatë viteve 1940 – 1941, tentuan dy herë të organizonin kryengritjen antifashiste në Kosovë e Shqipëri, por dështuan si pasojë e ndikimit Grek dhe Jugosllav në sfera të larta të politikës së jashme britanike. Grekëve nuk ju interesonte një kryengritje që do të ҫonte në ҫlirimin e Shqipërisë Një Shqipëri e vetëҫliruar dhe e pavarur, do të ishte pengesë për realizimin e synimeve të tyre nacionaliste, në fundin e luftës. Edhe për jugosllavët ishte e padëshiruar një kryengritje antifashiste nacionaliste në Kosovë,e cila do të ҫonte në ҫlirimin e saj. Në një rast të tillë,Kosova mund të siguronte përkrahjen britanike edhe për vetëvendosjen e popullit shqiptar.Për fat të keq,ҫarqet e larta të politikës së jashtme britanike mbajtën qëndrim negativ për hirë të interesave të veҫanta të tyre në Greqinë e Jugosllavinë e asaj kohe.Megjithatë Lëvizja Kryeziu gjatë viteve 1940 – 1941, që bërë një forcë lëvizëse antifashiste e njohur në Kosovë dhe më gjer.                      Me 7 prill 1941,Gani Kryeziu dhe Oklei Hill së bashku me Abaz Kupin,Mustafa Gjinishin,Padër Lekë Lulin, Said Kryeziun etj. organizuan në Tropojë një mbledhje të gjerë me nacionalistë antifashistë nga Kosova, Malësia e Gjakovës, Hasi dhe Luma, ku u formua “Fronti i Bashkuar i Rezistencës”, dhe u vendos fillimi i kryengritjes antifashiste në Kosovë e Shqipëri.                                                             Me 8 prill 1941,rreth 300 forca të armatosura,shumica e të cilëve ishin kosovarë,dhe njiheshin me emertimin, divizioni “KOSOVA”, kaluan Qafën e Prushit e të Morinës dhe hynë në Has, Bytyç, Gash e Krasniqe. Pasi asgjësuan të gjitha postat kufitare,ato të karabinjerisë dhe administratën fashiste në këto krahina,iu drejtuan Nikaj-Merturit e Dukagjinit,me synim sulmin kundër forcave italiane në qytetin e Shkodrës. Këtyre forcave                  ju bashkuan edhe shumë malësorë antifashistë nga Gashi, Bytyçi,Krasniqja dhe Nikaj-Merturi, duke e rritur numrin e tyre deri në rreth 1000 luftëtarë. 

Kjo lëvizje paraqiste rrezik të madh për komunistët shqiptar në Shqipëri (Enver Hoxha) dhe në Kosovë (Fadil Hoxha), që në rast të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë mbas Luftës së Dytë Boterore, për çka luftuan e u martirizuan kryezit e Gjakovës, në krye të Shqipërisë Etnike mund të vihej Gani Kryeziu.

Kjo ishte arsyeja pse Lëvizja Kryeziu u sulmua brutalisht nga komunistet shqiptar në të dy anët e kufirit në bashkëpunim me komunistët jugosllavë dhe që kulmoi me Masakren e Hereçit. Në mbrëmjen e 28 dhjetorit 1944, njëzetë e gjashtë shqiptarë, të prerë në besë e të pa armatosur, pasi u morën nga kullat e Tosun Kryeziut, e u dërguan në kodrat e Hereҫit, komuna e Deҫanit, ishin vënë përballë qindra sllavokomunistëve të armatosur gjer në dhëmbë.Ishin 22 bashkëluftëtarët e Gani Kryeziut dhe 4 simpatizantë,miqë e përkrahës të tij që u vranë e u masakruan në mënyrë ç’njerzore.Kjo ngjarje e dhimëshme,edhe pse nuk u publikua për mbi 45 vjetët e sundimit komunist,as në Shqipëri as në Kosovë,hyri dhe mbeti në kujtesën e njerëzve si një ekzekutim barbar nga më të shëmtuarit e llojit sllavo-komunist.Eshtë e pamundur të përshkruhen,e aq më pak të përfytyr- ohen, skenat tragjike të asaj mbrëmje dhjetori që përjetoi kodra e Hereçit. Rrëfimet e Malë Shytit nga Berisha dhe të Zenel Ademit nga Gashi,të cilët fati i nxori të gjallë nga ajo gijotinë, kanë ardhur gojë më gojë deri në ditët e sotme.Ato janë tepër të dhimëshme,rrënqethëse e trishtuese për cilndo që i dëgjon.Urrejtja antishqip- tare dhe shkalla e egërsisë së ekzekutorëve sllavo-komunistë, gjatë kësaj masakre të pashëmbullt, i kalonte përmasat e bishave të tërbuara. Pasi ekzekutorët u kishin hequr rrobat të arrestuarve, dhe vënë nën tortur të temperaturës së ultë të asaj mbrëmje dhjetori,që kish zbritur në rreth -15 gradë C,filluan t’i godasin me kazma e lopata.Thyerja e duarve, këmbëve,dhe shpuarja me bajoneta, ishte kënaqësi e këtyre xhelatëve të etur për të parë sa më shumë plagë e gjak në trupin e shqiptarëve.Një skenë e llahtarshme,kasaphanë e vertetë,që vazhdoi për rreth dy orë. Pas dy orësh përleshje, bishat sllave kishin mposhtur njerëzit shqiptarë.                   

Mbi tokën e ngrirë e të pergjakur të kodrës së Hereçit kishin mbetur të vdekur: -Hasan Kryeziu e Xhevat Kryeziu nga Gjakova.-Selim Malë Dula nga Paci i Bytyçit.- Brahim Musli Demaliaj nga Vladi.- Shaban Sadik Saraçini nga Berisha.- Shpend Zeqir Prëndgjoni bashkë me të birin Sali Shpend Prëndgjoni nga Zherka.- Ukë Arif Prëndgjoni e Imer Halil Prëndgjoni, po nga Zherka.- Metë Rexhë Saraçini,-Col Isuf Koka,-Sadri Dash Gjonpapaj nga Berisha.- Sali Shpend Mujaj nga Paci.- Musë Avdyl Neza nga Leniqi.- Musë Zenel Ahmetaj,- Ali Miftar Zhuta nga Kepeneku.- Rame Osmani,- Shpend Halili,- Mehmet Musa nga Gashi.- Zmajl Sadik Koka nga Berisha.- Rexhë Mehmeti nga Paci.- Mehmet Ali Mehmetaj nga Vladi.- Zenel Miftar Zhuta dhe Shaban Ali Bajrami nga Kepeneku. Këta  burra ishin luftëtarë të shquar, krenaria e forcave të Kryeziut,të dalluar ndër beteja kundër nazistëve, dhe jo viktima që u flijuan për interesat e ngushta të tyre apo të Kryezi- njeve,as aventurierë e mercenarë të shitur për para,siç u cilësuan nga propaganda komuniste gjatë 45 vjetëve. Këta u martirizuan për Kosovën e Shqipërinë e lirë e demokratike, për bashkimin e trojeve etnike shqiptare.                           Qëndrimi i tyre pranë Gani Kryeziut në ato momente të vështira, kur ai ish vënë në shënjestrën sllavo-komu- niste për t’u asgjësuar, ishte akt guximi e trimërie që rridhte nga ideali i përbashkët nacionalist e demokratik i këtyre luftëtarëve me komandantin e tyre, si dhe nga virtyti i lartë i besës dhe i burrërisë shqiptare, që i karak- terizonte këta malësorë. Pas ekzekutimit, kufomat e tyre të masakruara në mënyrë të pashëmbullt u tërhoqen zvarrë prej ekzekutorve dhe u hodhën njëri mbi tjetrin në një gropë që ishte hapur nga fshatarët për një qëllim tjetër,duke krijuar ndoshta të parinë varr masiv të shqiptarve të ekzekutuar prej sllavokomunistëve, pas luftës së Dytë Botërore në Kosovë. Për fat të keq,dora gjakatare sebo-sllave nuk do te ndalej këtu me Hereҫin.   Ajo do te vazhdonte krijimin e dhjetëra vendvarrimeve të tjera masive ku groposi mijëra nacionalist shqiptarë.                                                                            Me këtë akt kriminal,udhëheqja komuniste jugosllave hodhi hapin e parë në strategjinë e tyre të dhunës e të terrorit mbi popullin shqiptar të Kosovës.Pas masakrës së Hereҫit,ajo kreu masakra të tjera,siҫ ishin shtypja e Shaban Polluzhës dhe forcave të tij, eliminimin e ҫdo shqiptari që shfaqte pikëpamje nacinaliste,për të arritur deri te masakra e Tivarit,1946, ku serbosllavët asgjesuan mbi 4700 djemë të rinj shqiptarë, për të vazhduar me masakren e Reҫakut e pa ndërprerje deri në ҫlirimin e Kosovës,në qershor të vitit 1999.                                            

 

Masakra e Hereçit, eleminimi fizik i Gani Kryeziut dhe bashkëluftëtarëve të tij më të ngushtë,vërtetë u kryen jashtë kufirit të Shqipërisë me autorë të drejtpërdrejtë palën jugosllave,por kjo kurrsesi nuk e perjashton nga përgjegjësia palën shqipëtare.Kjo vepër kriminale ishte  jo vetëm deshirë,po edhe marrveshje e të dy palëve.

Lini një Përgjigje

Ndeshja Kosovë-Andorrë, FFK-ja ndalon birrat për tifozët

Dom Gjergj Meta: “Sot qava, po ndërtojnë biznese mbi kufoma fshatrash të vdekur