Shkruan: Gani Mehmetaj
(Sqarim për zyrtarët shki të Maqedonisë)
Zyrtari i VMRO-s nga Shkupi dhe udhëheqësi i një radiostacioni në gjuhën sllave [21/11, 09:12]: https://youtu.be/Bsonue3rzeo?si=1eXpQegF87P7_svz qenkan skandalizuar kur e paskan lexuar shkrimin tim: “Kur kryqi bie në duart e djajve, https://dardaniapress.com/kur-kryqi-bie-ne-duart-e-djajve/
Ky është skandal thoshte herë njëri, herë tjetri pa e ditur prejardhjen e fjalës shka dhe pa u përpjekur ta mësonin.
Shqa, shqavi italianët i kanë quajtur të gjithë sllavët në Gadishullin Ilirik e përtej, ndërsa rrjedh prej fjalës latine sklavinoi, që prapë dmth sllavë. Pra shka, shqa, sikurse i thonë shqiptarët (shqa u thotë edhe Mitrush Kuteli) nuk është fyerje është emërtim për sllavët.
Por sistemi totalitar i Titos dhe më vonë regjimet antishqiptare të Shkupit me këtë akuzë, kinse shka është fyerje shoviniste, i kanë dënuar mijëra shqiptarë me burgim, rrahje çnjerëzorë e me përjashtim nga puna.
Shka e përdor edhe Imzot Pjetër Bogdani, ipeshkëv i Ipeshkëvisë së Dardanisë në Shkup.
Në raportin e tij dërguar Vatikanit Bogdani duke kaluar nga Serbia në Bullgari, ku kishte shumë arbëror katolikë, shkruante i dëshpëruar se nga presioni osman ka nis shkjenizimi i arbërorëve, pra ata po bëhen shki.
Përfaqësuesi i VMRO, parti e skajshme shoviniste, që dikur kërkonte dhoma gazi për shqiptarët si nazistët për hebrenjtë, më mirë është të brengosët se a i quajmë shki të mirë a të keqi, sepse fjalët nga fjalori i popullit nuk mund t’i shkulin sipas tekave të tyre. Ata mbetën shki. Shpresojmë jo ata të moçmit.
Por një gjë tjetër ishte e rëndësishme në këtë kurdisje: shqiptarët nuk ranë pre e provokimeve të shkive, nuk dolën në rrugë që ta rrënonin kryqin gjigand, ashtu siç prisnin ata që e instaluan. Përkundrazi, e thanë ky ishte kryqi ynë para se të bëhej i shkive.