in

SHBA dhe EU më lehtë mendojnë ta disiplinojnë Kosovën, se sa ta rrëzojnë Vuçiqin!

Sherif Ramabaja

Kristofer Hill dhe Eskobar në paraqitjet e tyre e kanë bërë me dije se, askush përgjithmonë nuk mbetet armik ose mik i SHBA.

Tashmë kjo po vërehet me pozicionimin e perëndimit, për fat të keq në dëm të Kosovës, për ta rehabilituar Serbinë, me të vetmin qëllim që ta largojnë nga Rusia.

 Shtrohet pyetja: pse tash kur Putini ndodhet para pyetjes Hamletiane, të jesh apo të mos jesh? Apo me humbjen e Rusisë dhe rënjen e Putinit, çfarë roli mund të loz Serbia në këtë kostolacion të ngjarjeve ? Apo pse Serbia të shpërblehet gjithmonë me territore shqiptare? Apo pse po përsëritet historia në dëm të shqiptarëve, kur u shpresua se perëndimi më në fund po i kupton gabimet që i kishte bërë në dëm të tyre.

 Çfarë roli kanë lozur dhe lozin shqiptarët, në tragjeditë e tyre hamletiane?

Pavarësinë e Shqipërisë me 1912 fqinjët e saj mundoheshin me të gjitha mënyrat ta minonin. Pasi ky akt kishte ndodhur, fqinjët (Serbia, Mali i Zi dhe Greqia) me faktorin e brenshëm shqiptar, lëvizjen islamiste, ishin munduar ta luftonin dhe shpërbënin shtetin shqiptar. Ata para perëndimit dhe Evropës Shqipërinë e paraqitnin si një „miniturqi“ në zemrën e Evropës, në mënyrë që të fitonin legjimitet t´i pushtonin trojet e saj, t´i ndiçnin shqiptarët, t´i luftonin dhe t´i zhduknin si popull.

Kur Esad Pasha u vu në shërbim të Serbisë, ashtu siç i kishin ngritur islamistët i luftuan deri në shpartallosje, në mënyrë që tash e tutje Serbia përmes Esad Pashës t´i disiplinonte shqiptarët, duke ua grabitur territoret e tyre.

Tash pas një shekulli, kur e krahasojmë të kaluarën tonë tragjike, duhet të nxjerrim mësime se a kemi arritur të dalim nga ajo gjendje, apo sërish jemi në të njejtën rrotë  të historisë.

Ku është roli i shtetit amë sot? Ku është roli i opozitës në Kosovë sot? Kush është në shërbim të atdheut, e kush është për tregtinë me Veriun e Kosovës.

 Cili e ka tash rolin e Esad Pashës, në mënyrë që t´i kënaq apetitet e Serbisë, apo ekziston farë fije shprese që të bëhet kthesë historike, në mënyrë që të reagojmë si një komb.

Pa kthimin mbrapa, në mënyrë që të analizohet e kaluara dhe të krahasohet me të sotmen, është vështirë që të nxirren mësime.

Në atë rast me një retrospektivë të së kaluarës, do t vërejmë se edhe sot në shekullin e 21 jemi në të njëjtën situatë. Tërësisht varemi nga faktori i jashtëm.

Çka është më e keqja, për çështjet madhore kombëtare, nuk kemi gjuhë të përbashkët. Njëri i mëshon gozhdës e tjetri patkoit. Kur të tjerët ta vërejnë këtë gjendje kaotike, marrin vendime pa e qarë kokën për ne.

Sikur të flisnim me një gjuhë, Kosova dhe Shqipëria edhe „fuqitë e mëdha” apo qendrat e vendosjes, do t´ia venin gishtin kokës.

Kryeministri Rama doli me sensacionin : e formova dhe ia dërgova draft statutin  e Asociacionit zotit Macron dhe Scholz. Kjo është meritë e imja, për të cilën as Kurti nuk ka dijeni për këtë (Sensation mbi sensacione). Lavdëratat nuk do të mungojnë as nga Serbia e as nga Rusia, po ato do të zgjerohen edhe nga EU, SHBA dhe i tërë perëndimi. Ndoshta ky ishte edhe qëllimi i tij.

 Ndoshta kjo tingëllon si dikur kur Esad Pasha, ua dorëzonte Shkodrën  Malazezëve.

 

 

Lini një Përgjigje

Katër fëmijë të lënduar në sulmin me thikë në Francë

Katër fëmijë të plagosur rëndë në një sulm me thikë që trondit Francën