Kominterni i udhëzoi partitë komuniste që për të rekrutuar sa më shumë njerëz, të krijonin mjedis tërheqës për të joshur homoseksualët në lëvizjen komuniste.
Shkruan av. Zanfir Kryeziu
34). Hysni Zajmi i lindur në Gjakovë në 1916 dhe i ardhur në Shqipëri me familjen. Ai kreu shkollën normale të Elbasanit, ku u bë komunist. Më pas punoi si mësues në fshatin Kërnajë të Tropojës nga ku shkoi të bashkohej me njësitë partizane të Shqipërisë ku mbajti funksione drejtuese.
35). Tefik Çanga, i lindur në Shkodër në një familje të ardhur nga Gjakova. Anëtar i Grupit Komunist të Shkodrës dhe më pas anëtar themelues i PKSH. Për shkak të origjinës gjakovare në vitin 1942 u dërgua me shërbim në Gjakovë, ku u bë anëtar i Partisë Komuniste të Jugosllavisë. U arrestua nga Policia dhe u dënua me vdekje, duke u ekzekutuar me varje në litar në Gjakovë.
36).Tonin Jakova, i lindur në Shkodër nga një familje me origjinë nga Gjakova, mbajti detyra me rëndësi partiake që gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj, kur ishte ministër.
37).Hamdi Shehu, tregtar në qytetin e Gjakovës i cili udhëtonte në Shqipëri për tregti. Në këtë cilësi ka bashkëpunuar me Enver Hoxhën në dyqanin “Flora” të këtij të fundit, ku është furnizuar me cigare pasiqë Enver Hoxha kishte licencë nga fabrika “Flora” për shitjen e këtyre cigareve. Së bashku me veprimtarinë e tij tregtare kryente dhe dërgimin e postës sekrete të lëvizjes komuni- ste. Me pseudonimin “Besniku” ishte anëtar i PKJ dhe i PKSH, dhe ka qenë madje edhe sekretar i Komitetit Lokal të PKJ për Gjakovën.
38).Nafi Damoni (Ballata),i lindur në Gjakovë,shkoi në Shqipëri,ku e siguroi jetesën si punëtor por iu bashkua edhe lëvizjes komuniste. Anëtar Themelues i PKSH ishte shumë aktiv në Komitetin Qarkor të Tiranës. Në 1942 shkoi në Gjakovë dhe prej andej në Aradhën partizane Emin Duraku. Arrestohet nga italianët dhe dërgohet në burg në Tiranë, prej ku arratiset dhe bashkohet me njësitë partizane të Shqipërisë. Pas luftës jetoi në Tiranë.
39).Xhaferr Vokshi, i lindur në Gjakovë emigroi në Shqipëri me familjen. Vëllai i Sabrije Vokshit. Komunist dhe partizan në Shqipëri.
40).Kolë Jakova, i lindur në 1917 në Shkodër në një familje me origjinë nga Gjakova. Anëtar Grupit Komunist të Shkodrës qëkurse kryente Gjimnazin e këtij qyteti. Autor këngësh partizane komuniste.
41).Ismet Mula, i lindur në Gjakovë,pati ardhur në Shqipëri për studime,nxënës në Gjimnazin e Shkodrës, ku u bë veprimtar komunist. Anëtar themelues i PKSH.
42).Ali Jaha, i lindur në Gjakovë, pati ardhur në Shqipëri për studime, nxënës në gjimnazin e Shkodrës, ku u bë veprimtar komunist. Anëtar themelues i PKSH.
43).Zeki Shehu, i lindur në Gjakovë, pati ardhur në Shqipëri për studime u bë komunist. Anëtar themelues i PKSH. Më pas kaloi me mision në Gjakovë, ku iu bashkua PKJ.
44).Myftar Cana, i lindur në Gjakovë, pati ardhur në Shqipëri për studime u bë komunist dhe më pas shkoi në Gjakovë.
45).Abdurrahman Hajdarpasha, i lindur në Gjakovë, i ardhur në Shqipëri për studime, u bë veprimtar komunist. Anëtar themelues i PKSH. Më pas kaloi me mision në Gjakovë, ku iu bashkua PKJ.
46).Shefki Mustafa, i lindur në Gjakovë, veprimtar komunist në Shqipëri me origjinë nga Gjakova. Anëtar themelues i PKSH. Më pas kaloi me mision në Gjakovë,ku iu bashkua PKJ.
47).Adem Kabashi, i lindur në Gjakovë, pati i ardhur në Shqipëri ku punoi si nëpunës, u bë veprimtar komunist. Anëtar themelues i PKSH.
48)Shefqet Musliu, i lindur në Gjakovë, pati ardhur në Shqipëri për studime, nxënës i gjimnazit të Shkodrës ku u bë aktivist komunist dhe më pas anëtar themelues i PKSH.
49).Remzi Dushi, i lindur në Gjakovë, pati ardhur në Shqipëri për studime, u bë aktivist komunist. Anëtar themelues i PKSH.
Kjo listë ndoshta nuk është e plotë. Kërkime të mëtejshme mund të nxjerrin me siguri më tepër emra. Nga të përjashtuarit në gjimnazin e Shkodrës për veprimtari komuniste, në 1940, shumica qenë nxënës gjakovarë. Në 11 janar 1940 Prefektura e Shkodrës i dërgonte një letër Zyrës Politike në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Tiranë, ku thuhej për shtatë nga këtë nxënës që këtu quhen studentë: “Konsullata Jugosllave e këtushme studentat në fjalë nuk i pranon mbasi nuk i njef për nënshtetas të vet për se thotë gjatë qëndrimit të gjatë të tyne në tokën t’onë nuk janë paraqitun asnjë herë për t’u shënue në regjistra që ajo konsullatë mban për nënshtetasit e vet. Mbasi 7 studentat nuk kanë ku të shkojnë përveç në Jugosllavi lutemi na njoftoni se si do të veprojmë me ta. Mendimi i ynë është me i transferue nga Shkodra. Pas kësaj ata u dërguan në burgun e Tiranës, por më pastaj u liruan dhe bënë punë të ndryshme në Shqipëri, duke vazhduar dhe veprimtarinë komuniste.
Pjesëmarrja kaq e lartë e gjakovarëve në themelimin dhe rritjen e Partisë Komuniste të Shqipërisë më ka bërë kureshtar thotë Kastriot Myftaraj. Që në vitet tetëdhjetë kur ende nuk dija kaq shumë emra gjakovarësh që kishin pasur veprimtari të tillë, megjithatë më bënte përshtypje numri i lartë i tyre, me aq sa dija atëherë. Prandaj, nga të gjithë shqiptarët e Kosovës, kisha më së shumti kureshtje të njihja gjakovarët, për të kuptuar diçka nga mendësia e tyre, si një nga çelësat për të kuptuar këtë mister politik. Nuk e fsheh se përshtypja e pjesëmarrjes kaq të lartë të gjakovarëve në krijimin dhe rritjen e PKSH, ka kushtëzuar komunikimin që kam pasur rastin të kem me persona nga Gjakova. Në mendjen time nuk ka ekzistuar kurrë një stereotip përkeqësues i kosovarit, por nuk e fsheh se ka ekzistuar një lloj stereotipi përkeqësues i gjakovarit.
Pse kjo qasje entuziaste e gjakovarëve ndaj komunizmit, në krahasim jo vetëm me shqiptarët e tjerë të Kosovës, por edhe me shqiptarët e tjerë të Shqipërisë, duke përfshirë edhe ata të Jugut të Shqipërisë të cilët nuk kanë pasur një prani kaq të madhe në themelimin dhe rritjen e PKSH? Është e vështirë që të teprohet me rëndësinë që ka pasur në këtë disponim të madh të gjakovarëve ndaj komunizmit tradita gjakovare e homoseksualitetit. Dihet se Kominterni i udhëzoi partitë komuniste që për të rekrutuar sa më shumë njerëz të krijonin mjedisë tërheqës për të joshur homoseksualët në lëvizjen komuniste. Kuptohet se një parti komuniste ilegale, duke qenë një organizatë konspirative, krijonte mundësi të mira për homoseksualët që të ushtronin pasionet e tyre në shtëpitë ku strehoheshin komunistët. Curzio Malaparte, në librin e vet me kujtime e përsiatje nga Lufta e Dytë Botërore, “Lëkura” shkruan për praninë e madhe të homoseksualëve në lëvizjen komuniste se shumë komunistë: “ishin dhënë pas pederastisë, duke menduar se ishin dhënë pas komunizmit.”(Curzio Malaparte: “Lëkura”, Shtëpia botuese “OMSCA-1”, Tiranë 2002, f. 144).Por më duhet të them se Gjakova, ky vend i ekstremeve, ka nxjerrë edhe ekzekutorin më të madh të komunistëve në hapësirën shqiptare, të quajtur Ali Bokshi. Ky ishte një punëtor atdhetar në vendlindjen e tij në Gjakovë, i cili u arratis në Shqipëri pasi vrau spiunin serb Mahmut Polloshka.
Në Shqipëri Aliu kreu shkollën e Xhandarmërisë dhe nisi punë si xhandar. Në vitin 1941, kur Gjakova iu bashkua Shqipërisë shkoi atje me detyra speciale policore për të zbuluar e asgjësuar lëvizjen terroriste komuniste. Ali Bokshi u bë tmerri i komunistëve dhe vrau shumë prej tyre. Komunistët i bënë disa atentate në njërin prej të cilëve u vra në shtator 1943, pikërisht në kohën kur ai do të ngarkohej me detyrën për të udhëhequr një grup special të asgjësimit të komunistëve që do të vepronte në të gjithë hapësirën e shtetit të bashkuar shqiptar, sipas modelit të suksesshëm të tij në Gjakovë.
Fund
(Avokati Zanfir Kryeziu është gjakovar nga familja e njohur Kryeziu. Ai shkruan se pasi Fadil Hoxha i pushkatoi pjesëtarët e familjes Kryeziu, në gropën e Herecit , sepse ishin për Shqipërinë etnike, babai dhe nëna ikën në Pejë. Atje jetoi dhe u rritë të dajat Begolli, ndërsa kreun e familjes, Sefedinin e vranë partizanët, meqë kishte qenë prefekt i Pejës në kohën e Shqipërisë etnike).