in

Ramu – djaloshi që u rrit nga ujqërit dhe Nëna Terezë

Në vitin 1976, një djalosh afërsisht 5 vjeçar u gjend duke jetuar mes një tufe ujqërish në një pyll indian.Kur u gjend fillimisht ai ishte i shoqëruar nga tre këlysh të ujqërve, po ecte me të katra, kishte thonjë jashtëzakonisht të rritur, flokë të lyrshëm e të dendur kallot në gjunjë dhe bërryla ishin bërë sikurse putra ujku. Edhe pse u përpoq të largohej, Ramu nuk ishte aq i shpejt sa këlyshët e tjerë dhe u zu nga një fshatar. Por ai nuk u dorëzua me lehtësi. Fshatari pësoi lëndime të lehta nga Ramu që luftoi mjaft ashpër për moshën që kishte, duke gërvishtur, uluritur e kafshuar. 

Legjendat e mitet për fëmijë që rriten nga ujqërit nuk mungojnë në opusin e tregimeve të njerëzimit. Andaj as historia e tij nuk është unike, as për kohën e as për vendin në të cilin ka ndodhur. Romuli e Remi, themeluesit legjendar të Romës, thuhet se mbijetuan vetëm falë një ulkonje që i ushqeu me qumështin e saj. Pastaj ka shumë filma vizatimor e artistik që tregojnë historinë e Moglit, marrë nga libri “Libri për xhunglën” nga Rudiard Kipling, që tregojnë se si ai humbi në pyll e pastaj strehohet dhe ushqehet nga një nënë ulkonjë.

Megjithatë këto tregime mund të thuhet se janë të trilluara, por për historinë e Ramu-së nuk mund të thuhet aspak një gjë e tillë. Ramu krijoi një sensacion vendor e ndërkombëtar në atë kohë, mirëpo pasi që iu dorëzua Misionarëve të Bamirësisë së Nënë Terezës, atij iu kursye ekspozimi nëpër media. Si gjithë fëmijët e tjerë që kalojnë vitet e para të ndarë nga kontakti njerëzor, as Ramu nuk mësoi më se si të flas. Edhe pse pamja e mishit të gjallë dhe gjakut gjithmonë e entuziazmonin atë, ai megjithatë mësoi se si të lahej e se si të vishte rroba. Gjatë viteve sa jetonte me ujqër, supozohet se ai mbijetoi vetëm nga mishi i gjallë. Andaj edhe pëlqimin e tij për të dhe as instinktin shumë të zhvillur për gjah nuk e humbi kurrë. Raportohet se ai shumë shpesh përvidhej gjatë natës dhe mbyste pula të cilat pastaj i hante pa pjekur.

Dr. D.N. Sharma, ish-drejtori i Spitalit Balrampur, ishte mjeku i Ramu-së. Ai tha se Ramu fatkeqsisht mbijetoi vetëm edhe 10 vite të tjera, dhe ishte rreth të 20-tave kur vdiq. Sharma tha se shkaku nuk dihej, mirëpo dy javë para vdekjes Ramu zhvilloi ngërçe dhe nuk reagoi ndaj asnjë trajtimi mjekësor.

“Ramu ishte ai që ne e quajmë një fëmijë i egër”, thotë ai. “Fëmijët e egër janë ata fëmijë njerëzorë që rriten nga kafshët. Vetëm tre kafshë në botë mund të rrisin qenie njerëzore. Numri një, ujku. Numri dy, ariu. Numri tre, babunët.

“Tani, ky Ramu ishte një fëmijë i vogël, ai duhet të ketë qenë 3, 4, 5, nuk e di saktësisht. Ne u bindëm se ai ishte rritur nga ujqërit shkaku i disa pikave: Pika e parë, ai nuk dinte të pinte ujë si njeri, por nëse uji i mbahej në tenxhere, ai do të pinte ashtu siç bëjnë qentë. Pika e dytë ishte pëlqimi i tij për mishin e gjallë. Pika tre, ecja e tij me katër këmbë. E katërta ishin plagët në trupin e tij. Dhe numri pesë, ne eksperimentuam me pëlqimin e tij për llojin e qenve Alsasë, apo qen-ujkut. Kur një qen alsas hyri në dhomë, ai menjëherë e përqafoi atë dhe filloi ta lëpinte, ashtu siç bëjnë ujqërit apo qentë me njëri tjetrin. “Tani, poenta vjen se çfarë fëmije i egër është ky? Në Indi, ju keni ujkun. Këta ujqë jetojnë në gryka të mëdha përreth lumenjëve. Kështu që arritëm në përfundimin se ky fëmijë ishte rritur në një mjedis kafshësh – ndoshta ujku, sepse në Uttar Pradesh nuk ka arinj apo babunë – vetëm ujq”. Dhe si ka mundësi që ujqërit të marrin me vete foshnja por pa i vrarë ato? 

“Dihet se shpesh punëtorët i lënë fëmijët e tyre në fusha derisa ta presin barin,” thotë ai. “Nëse një ulkonjë që po rrit këlyshët e saj dhe që ka një instinkt të nënës, kalon afër, ajo thjesht ngre dhe i merr këto foshnje të vogla.”

Por mënyrën se si e bëjnë saktësisht dr.Sharma nuk e di. “Ata thjesht ngrenë fëmijën”, thotë ai. “Unë nuk e di.”

Zoologë nga e gjithë India u thirrën për ta ekzaminuar Ramu-në. Ata ranë dakord që mbijetesa e tij në xhungël u bë e mundur vetëm falë familjes së ulkonjës që e trajtuan atë instinktivisht si një nga këlyshët e tufës. Ramu-në e vizitoi edhe Nëna Terezë e cila puthi dhe përqafoi atë duke e ngushëlluar dhe duke i dhënë zemër siç shihet edhe në foto. Djali vdiq më 18 shkurt të 1985-tës.

Lini një Përgjigje

Shqipëri: 656 raste të reja dhe 10 humbje jete nga koronavirusi

Ministrja Obradoviq refuzoi që KK i Bujanocit ta shpallë “Qytetar Nderi” ministrin Cakaj