Nga Sherif Ramabaja
Ne kemi dy kryeministra shqiptar që në publik nuk deklarojnë se kan qëndrime diametralisht të kundërta sa u përket interesave kombëtare, po opinioni shqiptar është i ndarë sipas pikëpamjeve të kryeministrave të tyre.
Njëri mendon se i takon realitetit, punon për të tashmen racionale duke u shkëputur nga e kaluara dhe duke u orientuar në të ardhmen, kurse tjetri jeton akoma në të kaluarën, nuk mendon për të ardhmen sepse qëndron peng e së shkuarës dhe nuk arrin të shkëputet nga kjo gjendje e tillë.
I mendimit të parë se duhet të orientohemi nga e ardhmja mendohet se janë shumica, pa e hudhur shikimin në të kaluarën.
Shikuar në perspektivë qëndrim i parë është aktual, me perspektivë dhe i takon së ardhmes për të cilën mundohet njerëzimi, po shikuar në realitet duke u bazuar në përvojën e së kaluarës, mund të jetë një kurth që shqiptarët gjithnjë bien në te.
Edhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore komunistët në Shqipëri dhe Kosovë u premtonin shqiptarëve një epokë të re. E luftuan Ballin Kombëtarë duke e akuzuar si tradhëtarë dhe bashkëpunëtor të fashizmit, kurse vetë premtonin bashkim / vëllazërim, drejtësi, zhvillim, përparim dhe botë të re që do të lulëzonim – iluzion dhe fantazi e kulluar.
Në realitet shqiptarët në shoqërinë komuniste u ballafaquan me tmerrin më të madh që kishin parë ndonjëherë. Në Shqipëri u vendos diktatura më e egër e rruzullit tokësor, kurse Kosova ishte një labërator pë eliminimin e qenjes kombëtare shqiptare.
Sot Rama po ashtu mendon se jemi në shekullin 21, duhet të shkëputemi nga e kaluara dhe duhet të mendojmë në të ardhmen. Bashkësia ndërkombëtare është këtu dhe nuk do të lejoj kthim në të kaluarën.
Ai po ashtu mendon se Serbia është ndëshkuar nga Nato për gjenocidin ndaj shqiptarëve, tashmë ajo është e orientuar drejt të ardhmes. Të këtij mendimi nuk janë pak shqiptar sidomos në Shqipëri, duke i cekur kryqëzimet që kanë ndodhur brenda popujve të Ballkanit. Pra ata me një mendim të tillë mundohen të jenë më internacionalist, se vetë ata që e kanë krijuar një teori të tillë.
Kryeministri Kurti me qëndrimin e tij sidomos ndaj Serbisë dhe propozimeve ndaj Minishengenit Ballkanik, qëndron diametralisht kundër ideve të Ramës. Pra vëhet përballë të gjithëve që punojnë për ta bërë realitet një krijesë të tillë që është baras me hegjemoninë komuniste sllave.
Kurti dhe shqiptarët që e njohin ish Jugosllavinë dhe Serbinë nuk do të pranonin kurrë që të bien në një kurth të tillë edhe pse përmes saj u premtohet e ardhmja e ndritur.
Njejt ne ishim mashtruar nga ideologjia komuniste, po atëherë ishim të pafuqishëm për t´i ndryshuar gjërat, kurse sot nuk ka kurrfar kryeministri, burrështetasi apo shteti që të na bind kthim në gjirin e një nomenklature dhe fantazme të tillë.
Serbia pasi nuk arriti qëllimin e saj me luftë, përmes Goebelsit të saj Vuçiqit tash po përpiqet me metoda tjera t´i arrij qëllimet e saj.
Pikërisht Kurti iracional që është lidhur fort me të kaluarën, nuk po mendon për „të ardhmen “e popullit të tij që t´i bashkohet një unioni për përparimin e rajonit.
Pas tij qëndrojnë të gjith ata shqiptar që e njohin të kaluarën e sidomos qëndrimet e Serbisë ndaj Dardanisë, kurse janë kundër të gjith ata që fuqishëm mendojnë “në të ardhmen” duke e harruar të kaluarën dhe shpresojnë në një mirëqenje që u servojnë internacionalistët bashkëkohorë.