in

Për kombin, kundër ideologjisë sllavo-komuniste

Shkruan Avokati Zanfir Kryeziu

Një grup i ri i kompletuar me cilësitë më të mira intelektuale, që ia kushtoi jetën shqiptarizmës, gjuhës dhe lirisë së tokave ku jetonin shqiptarët, zgjodhën të ishin në krahun e dijes dhe të së drejtës, kundër pushtimeve dhe diktaturave, por këtë kundërshtarët sllavo komunistë me ndihmën e shqipfolësve Bujanisto-komunist, injorant, që kishin marrë pushtetin në të dy anët e kufirit shqiptar, nuk do t’ua lejonin. Këta shqipfolës në mesin e të cilëve edhe komunistët Gjakovarë, si përfaqësues të popullit të prirë nga Fadil Hoxha,(kryetar i kuvendit),Xhavit Nimani,Mehmet Hoxha, Ismet Shaqiri, Zekeria Rexha etj. në mbledhjen e mbajtur në Prizren me dt.8, 9, dhe 10 Qershor të vitit 1945, “në emër të popullit” me rezolutë vendosen që Kosova dhe Metohija vullnetarisht ti bashkëngjitet federatës serbe.                                                                                                                        

 Për të njohur këtë grup nacionalist citojmë fillimisht historianin e Institutit të Albanologjisë të Kosovës Prof.dr.Zekeria Cana:“Shqipëria sllavo-komuniste Kosovën e ka shkelur dhe tradhtuar në mënyrë mizore…në Gjakovë, ky grup atdhetarësh nuk ka patur shumë shokë të mendimit dhe të idealit përveq familjes atdhetare të Kryezive, Skënder Currit nga familja e Bajram Currit, Zef Nekajn nga Mirdita, Hilmi Dylës dhe Myrteza Kryeziut nga Gjakova sepse shumica e populatës Gjakovare ishin të indoktrinuar me ideologji sllavo-komuniste duke i besuar verbërisht propagandës së tyre se pas luftës, popullit shqiptar do ti mundësohet që me referendum të deklarohet për fatin e vet.

Për të kuptuar tragjedinë e vrasjes së këtyre atdhetarëve që ndërlidhet me tradhtinë e delegatëve të kuvendit të Prizrenit, nënvizojmë fjalët e studiuesit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë z. Albert Kotini: “Inskenimi i hapjes së burgut të Sheremetit më 11 gusht 1947 ishte pjesë e një skenari të paracaktuar për “heqjen qafe” njëherë e mirë të kokëçarjes që sillte për shërbimet sekrete Jugo- sllave, mbetja gjallë e intelektualëve, politikanëve dhe nëpunësve të lartë shqiptarë nga Kosova e Shqipëria, të cilët kishin një “të metë të madhe” të përbashkët: Ishin antikomunistë, atdhetar ose të paktën, e shihnin me shumë dyshim regjimin e ri të insta- luar në të dyja anët e kufirit ndaj dhe u shfarosën rrugëve të Pejës dhe rrethinave, disa dhjetëra “të arratisur”, kufomat e të cilëve u lanë të kalbeshin më ditë të tëra, si ato të: Prof.Skënder Currit, Xhelal Prevezës, Muharrem Mitrovicës, (nënprefekt i Mitrovicës), Myrteza Kryeziut, Mustafë Muriqit, Jahë Sali Elezajt etj. Vetëm pas dy javësh, kur era e keqe u bë problem i padurueshëm, komunës iu dha leja të mblidhte kufomat, për t’i varrosur pa emër në një varr të përbashkët, tek vendi jashtë qytetit i quajtur “Gropat e zeza”. Mes tyre ishte edhe shkencëtari i veterinarisë, studiuesi i letërsisë dhe njëherësh profesori nga Tirana, dr.Sulejman Lleshi.

Antikomunista, nacionalista, dijetar e trima janë karakteristikat me të cilat i përshkruajnë ish-nxënësit kosovarë të këtij grupi intelektualësh, por edhe miq e kolegë në ditarë e libra kujtimi.I diplomuar në dy universitete, Sulejman Lleshi qe një nga themeluesit e Gjimnazit shqiptar të Gjakovës,drejtor e mësues në të, frymëzues i lëvizjeve shqiptare antiserbe e anti- malazeze në atë fund të Luftës së Dytë Botërore e fillim nisje sundimi të RSFJ-së,  por edhe një nga bashkëthemeluesit e Komitetit Nacional për Çlirimin e Kosovës. Po pse ky djalosh tiranas ndodhej ato vite në Kosovë? I laureuar në dy universitete, doktor shkencash në veterinari e i diplomuar në juridik, pse në atë fund lufte endej me pushkë në krah duke kërkuar kufijtë e Shqipërisë etnike? Ideja nacionaliste e çlirimit të trojeve shqiptare nga pushtuesi u bë qëllimi i tij më i afërt politik ashtu që në nëntor të 1944-tës si anëtar partizan i Briga- dës së Tretë mbërrin në Kosovë. Ndërsa udhëtonte drejt Prizrenit, i mbikëqyrur e plot dyshime nga anëtarët e çetës partizane, Sulejman Lleshi nuk e dinte se në derë të shtëpisë, në një natë vjeshte,u pushkatua nga partizanët babai i tij, Muharremi.Terrori partizan në atë prag pushimi lufte nëpër rrugët e Tiranës përgatiti terrenin për vendosjen në vend të diktaturës komuniste Sulejman Lleshi e mori vesh më vonë këtë lajm,e pa e ditur ende këte, zgjedhjen e tij e kishte bërë.Sapo mbërrin në Prizren,jep dorëheqjen nga brigade, u bashkohet veprimtarëve kosovarë për mbrojtjen e trojeve shqiptare, përhapjen e gjuhës shqipe dhe arsimin e brezave. Inspektori i Arsimit të Kosovës, Zekeria Rexha, i beson ngritjen e drejtimin e Gjimnazit të Gjakovës i cili inaugurohet më janar të 1945-tës. Drejtor qe tiranasi dr. Sulejman  Lleshi, me arsimtarë prof. Skënder Curri, nga fisi i Bajram Currit, Nevruz Nura nga Gjakova dhe Zef Nekaj nga Mirdita.                                                                             Kultura perëndimore,ideali nacionalist,patriotizmi e trimëria ndikuan në aktivitetin politik të këtij grupi në Kosovë, ndërsa regjimi i Titos rëndonte çdo ditë e më shumë. Ashtu siç dëshmon edhe aktakuza e arrestimit të këtij grupi në Pejë, të paharrueshme qenë për gjakovarët fjalimet e tij në emër të shqiptarizmit e kundër serbëve e malazezëve që u kishin pushtuar tokën. Sulejman Lleshi formon në Gjakovë, Organizatën Nacional-Demokrate Shqiptare, qe kryetar i saj me degë që shtriheshin në Prizren, Drenicë e Istog. Pas dy herë tentativash arrestimi, organizata sekrete jugosllave e ushtrisë OZNA arreston Sulejman Lleshin së bashku me disa arsimtar të Gjimnazit të Gjakovës, Skënder Currin e Zef  Nekajn dhe mësuesin Myrteza Kryeziun. Sulejmani mbyllet në kullën e gurtë të Sheremetit në Pejë, një burg famëkeq e i frikshëm i kohës. Pas 5-6 muaj hetimi prof.dr. Sulejman Lleshi dënohet në një gjyq pa dëshmitar me një aktakuzë që lexon:“ Anëtar e pjesëmarrës aktiv i Organizatës tradhëtare të Ballit Kombëtar, i cili veproi gjatë okupacionit të Jugosllavisë, e bashkë me të tjerët vazhduan punën e tyre rrënuese edhe pas çlirimit të Kosovës e Metohisë duke formuar  në Gjakovë, në fror të 1945 organizatën e mësheftë komplotiste të ashtuquajtur Komiteti Nacional për çlirimin e Kosovës…Sulejman Lleshi mes shqiptarëve bën propagandë për zhvillimin e urrejtjes nacionale ndaj serbëve e malazezëve… në mbledhjet në Gjakovë fliste hapur se çdo popull duhet të shkojë në vendin e vet e se serbët e malazezët duhet të largohen nga Kosova”.Sulejman Lleshi dënohet me 12 vjet burg. Por vendimi me vdekje qe marrë që atë natë kur u mbyll në Kullën e Sheremetit e është pjesë e asaj historie që në Kosovë njihet si Masakra e Pejës. Ndërsa kërkon hulumtimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje për hirë të historisë e kujtimit të të burgosurve e të pushkatuarve. Profesori kosovar Ahmet Kelmendi nënvizon: “Me një skenar të ndyrë kanë vepruar edhe më 11 gusht 1946, kur në mënyrën më tinëzare inskenuan ikjen e të burgosurve nga burgu i ngritur në Kullën e Sheremetit, për t’i vrarë nëpër prita pastaj nga policia dhe ushtria”.Me atë rast vriten pa gjyq edhe shumë atdhetar tjerë siç ishin: Muharrem Mitrovica(nënprefekti i Mitrovicës), i biri i firmëtarit të pavarësisë Dervish bej Mitrovicës dhe vëllai i intelektualit dhe publicistit atdhetar dr.Xhelal Mitrovica. Ndërsa kryetari i Komunës së Pejës, Ali Lajçi, do të shprehej: “Ishte koha e viteve të thyerjeve të mëdha dhe e përpjekjeve të veprimtarëve të Ballit Kombëtar e të NDSH-së për t’iu kundërvënë ideve sllavo-komuniste kundër çdo gjëje shqiptare. Një pjesë e këtyre veprimtarëve u gjendën në burg dhe prandaj për t’i likuiduar me lehtë e në të njëjtën ditë ishte inskenuar një thyerje burgu”. Të burgosurit e të pushkatuarit në atë natë të 11 gushtit 1946 në Pejë do t’u liheshin kufomat për ditë radhazi nëpër rrugë derisa era e keqe kishte marrë udhën e më pas do të mbuloheshin në një varr të përbashkët pa u gjendur më kurrë.

Patriotëve të cilëve nuk u dihet as vari

 Sabile Keçmezi-Basha në librin e saj “Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë 1945-1947”, flet veçanërisht për rolin e kësaj organizate, Komiteti i ri qendror i së cilës aktivitetin e vet e orientoi në formimin e degëve në komuna e rrethe; në rrethet e Gjakovës, Prizrenit, Istogut dhe Drenicës. Komitetet e komunave u formuan në Kijevë të Rahovecit, në Has të Prizrenit, në Ponoshec të Gjakovës, në Polac e Gllanaselë të Drenicës, në Klinën e Poshtme e të Epërme dhe Runik. Siç shkruan ajo, “kryetari i komitetit te Gjakovës ishte profesor Sulejman Lleshi e anëtarë ishin Zef Nekaj, Nevruz Nuraj, Skënder Curri, Hilmi Dyla e Myrteza Kryeziu dhe Nestret Zeka nga Shqipëria”.

Tradhtia e madheKëto aktivitete nuk do të zgjasnin shumë. Një natë shkurti të vitit 1946, Sulejmanin e burgos OZNA (shërbimi sekret jugosllav i ushtrisë) në banesë. Të nesërmen, kur u rreshtuan nxënësit e progjimnazit, Zef Nekaj u tha: “Drejtorin tonë mbrëmë e kanë burgosur në banesë. A doni të hyni në mësim?”. Kështu të gjithë nxënësit, mësuesit dhe autoritetet e Gjakovës protestuan të shqetësuar. Te nesërmen skenari ndryshoi. Sulejman Lleshi lirohet dhe vazhdon për disa ditë mësimin në shkollë, derisa e dërguan në Deçan, “për të mbajtur ligjërata para popullit”. Prej këtu OZNA e arreston në fshehtësi dhe e dërgon në burgun e Pejës (kulla e Xhevat Begut), ku ishte instaluar zyra lokale e organizmit famëkeq. Pas disa javësh u burgosën Skënder Curri e Zef  Neka, që të dy arsimtarë të progjimnazit, të cilët i dërguan në burgun e Pejës, ku mbahej profesor Sulejmani. Pas një viti, më 1947, burgoset edhe Nevruz Nura, por këtë e dërguan në burgun e Prishtinës, ku u mbajt dy vjet; që të katër arsimtarët patriotë të gjimnazit të Gjakovës u futën në burg dhe në vend të tyre erdhën arsimtarë të tjerë nga Shqipëria.

Gjykimi që zgjati tri ditë

Ndërkohë, me kalimin e ditëve burgu i Gjakovës u mbush plot me “të dyshuar”, dhe mbi 100 prej tyre transferohen pikërisht në burgun e Pejës. Pas një hetimi prej 5-6 muajsh të shoqëruar me tortura, grupi i NDSH-së doli në gjyq. Dënimet ishin paracaktuar edhe pse s’kishte fakte. “Gjykimi i profesor Sulejmanit dhe të tjerëve”, sipas Ymer Ismail Ukshinit nga fshati Morinë i Gjakovës, që tani është 82 vjeç, “u mbajt në maj të vitit 1947, në gjykatën e qarkut të Pejës dhe zgjati 3 ditë. Trupi gjykues përbëhej prej gjykatësit Shoshkoviç, prokurorit dhe dy porotëve. Në gjykatore, ku i kishin sjellë të gjithë të burgosurit, morën pjesë edhe familjarët.Pra, gjykimi ishte i hapur.Ditën e parë u morën në pyetje, Sulejman Lleshi dhe Skënder Curri. Gjykatësi pyeti të parin Sulejmanin: “Ku i ke njohur këta të burgosur?”. Sulejmani përgjigjet: “Këtu në burg i njoha”. Prapë gjykatësi e pyet: “Pse nuk ke bashkëpunuar me komunistë?”, e ai u përgjigj: “Sepse ideja ime ishte për nacionalizëm”. Ditën e dytë u morën në pyetje Ibrahim Ukshini, Ahmet Ibrahimi nga Peja dhe Bajram Morina nga Gjakova. Të gjithë mohuan akuzat dhe nuk pranuan asgjë”.Pas përfundimit të seancës gjyqësore, Ismet Komoni nga Gjakova, bisedoi me gjykatësin Shoshkiq dhe e kishte pyetur nëse kishte mundësi të ndihmonte për këtë çështje. Gjykatësi i ishte përgjigjur: “Po mundem t’ju ndihmoj nëse do të më jepni 20.000 dinarë, e ato të m’i jepni pasi të lirohen. Mund t’i liroj, sepse nuk kemi fakte për dënim e ata asgjë nuk kanë pranuar”.Farsa e një gjyqiIsmeti u gëzua shumë se i vëllai i tij Sefedini ishte i akuzuar,poashtu edhe Ymeri, si djali i axhës së tij. Vendimi i dhënë dënoi vetëm të akuzuarit që u morën në pyetje, ndërsa të tjerët jo. Kështu, Sulejman Lleshi u dënua 12 vjet, Skënder Curri 19 vjet, Ibrahim Ukshini 20 vjet burg të rëndë e 10 vjet heqje lirie, Sefedin Komoni 16 vjet, Ahmet Ibrahimi 18 vjet, Myrteza Kryeziu 14 vjet, Ram Çollaku 8 vjet,Mustafë Dylazeka 5 vjet dhe Bajram Morina 5 vjet.Kur Ismeti i doli përpara gjykatë sit dhe e pyeti,“Si u bë kështu?”, gjykatësi iu përgjigj: “Mua askush nuk më ka pyetur, kështu më erdhi urdhri prej së larti”. Pas shpalljes së dënimeve, të burgosurit i transferuan nga kulla e Xhevat Begut, në kullën e Sheremetit.

Mjaft figura shqiptare me kontribut të shquar për atdheun, kanë mbetur “ilegalë” për opinionin publik kosovar. E tillë është edhe figura e mësuesit atdhetar Myrteza Kryeziut,të birit të Sylejman beg Kryeziut, bashkëthemeluesit të lidhjes së dytë të Prizrenit dhe kryebashkiakut të Gjakovës për shumë vite me rradh që me shokë të idealit: Sylejman Lleshin, Skender Currin, Zef Nekajn dhe pak bashkëmendimtar të tjerë kontribuan për arsimimin, kulturën, lirinë e Kosovës, edhe me jetën e tyre.

Pengu i madh

Zekeria Cana, me fjalën e lamtumirës për nderimin e profesor Nevruz Nuros në Prishtinë, më 8 nëntor 2001, mes tjerave pati thënë: “Shqipëria sllavo-komuniste, Kosovën e ka shkelur dhe tradhtuar në mënyrë mizore. Ne Nevruz e ndoqëm me aq sa mundëm rrugën që ti na dëftove  me atë fanar,me atë mendje të ndritur.Por në Gjakovë nuk pate shumë shokë të mendimit dhe     të idealit.Pak ishit, por bëtë shumë. Unë jam krenar, që pata fatin që të jem nxënësi yt”.Inskenimi i masakrës së Pejës, ku disa persona të udhëzuar lanë dyert e burgut hapur dhe i nxitën të burgosurit të largoheshin se “ishin dënuar gabimisht”, ka lënë prapa një peng të madh, që mbetet i tillë edhe pas kaq dekadash. Sepse pothuajse në të gjitha shkrimet e botuara në Kosovë për këto figura të patrajtuara, haset i njëjti merak: “Është fatkeqësi nëse nuk gjejmë dot varret e këtyre patriotëve”.

Nesër:

Kush janë gjakovarët denoncues, që spiunuan atdhetarët

Lini një Përgjigje

Nicole Kidman, Yllka Gashi e Lady Gaga në një listë, Gashi: Zemra më bëhet mal

Nuk e keqtrajtonë Gjokoviçin pse është serb, por pse është “gomar i pavaksinuar"