in

Norbert Röttgen: "Rasti Navalny zbulon se sa çnjerëzor është sistemi Putin"

Intervistë me kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme

Rreth personit: Norbert Röttgen

 

Politikani i CDU-së, Norbert Röttgen, i lindur në 1965, ka qenë kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Bundestagut Gjerman që nga viti 2014. Në shkurt të vitit 2020, ai befasisht aplikoi si kandidati i parë zyrtar për kryesinë e partisë CDU. Në 16 Janar 2021, megjithatë, ai u mund nga Kryeministri i NRW Armin Laschet, i cili mbizotëroi në balotazhin kundër Friedrich Merz si udhëheqësi i ri i partisë CDU. Avokati nga Rheinland ishte Ministër Federal i Mjedisit nga 2009 në 2012.

 

Politika e jashtme e Rusisë është agresive. Moska po zhvillon një luftë hibride në Ukrainë, duke u përpjekur jo vetëm t´i heshtë kritikët, por t’i vrasë ata menjëherë. Regjimi i Putinit poshtëron Perëndimin. Por tani protesta kundër Car Putinit po rritet. Këtë duhet ta merrni seriozisht?

 FOCUS Online interviston kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme dhe anëtarin e presidiumit të CDU Norbert Röttgen.

 

FOCUS Online: Çfarë mendoni, z. Röttgen: A do t´ia kthente po të bëhej President Navalny, Krimenë Ukrainës?

Norbert Röttgen: Mendoj se kjo lojë mendore nuk është në rend dite. Nga njëra anë, Navalny gjithsesi i mohohet kandidatura. Ka madje plane për të miratuar një ligj, që do të ndalonte gjithashtu gruan e tij të kandidonte. Nga ana tjetër, nuk janë në pyetje zgjedhjet presidenciale për t´u kandiduar Navalny, për atë gjë nuk po protestojnë njerëzit në Rusi. Ajo që i shtyn ata në rrugë është pakënaqësia me gjendjen e përgjithshme ekonomike, korrupsionin në vend dhe arbitraritetin e shtetit

Sidoqoftë: a mund t’i besohet Navalnit, apo Perëndimi thjesht po e përdorë këtë rast për ta dëmtuar Putinin?

Askush nuk po i drejtohet Navalny. Nuk është as një projekt politik i Perëndimit dhe as një goditje e mirëpritur për të vepruar kundër Rusisë. Mënyra se si Putini u mor me Navalny, nga helmimi i tij me një neurotoksinë ilegale, refuzimi i një hetimi për rastin, deri në arrestimin dhe dënimin e tij, tregon në një mënyrë të trishtuar, se sa çnjerëzor dhe arbitrar është sistemi i Putinit.

Sa na takon ne? Rusia shkel ligjin mbi ndalimin e armëve kimike, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, injoron vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për të cilat është e obliguar ti respektoi si anëtare e Këshillit të Evropës. Protestuesit paqësorë tani po arrestohen me turma të tëra dhe po mbahen në kushte shumë të këqija. Kjo sjellje e Rusisë është në kundërshtim të plotë, me gjithçka që ne evropianët qëndrojmë për nga vlerat.

Në funksion të protestave të vazhdueshme kundër Putin – a po shfaqet një opozitë serioze në Rusi, që mund të përbëjë një kërcënim për vetë presidentin?

Ajo që është e sigurt është se, këto protesta përfaqësojnë një dimension të ri. Ato janë të decentralizuara, të shpërndarë në të gjithë vendin dhe shumica e pjesëmarrësve janë njerëz, që nuk kanë demonstruar kurrë më parë dhe janë të gatshëm të ballafaqohen me dhunën dhe arrestimet.

Falë guximit të tij, vendosmërisë së tij dhe punës së tij hetuese kundër korrupsionit, Navalny është bërë personi që identifikon këto protesta. Tash këto gjëra po bëhen shumë serioze për Putinin.

Putini ka likuiduar kritikët jashtë vendit, ai po bën një luftë hibride kundër Ukrainës dhe po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Perëndim. Çfarë përfiton ai nga kjo Luftë e Ftohtë 2.0?

Unë nuk e përvetësoj emrin, por përshkrimi i asaj që po bën Rusia është i saktë. Qëllimi kryesor i politikës së jashtme agresive dhe përpjekja për të krijuar një sferë të ndikimit post-sovjetike, nëse është e nevojshme me mjete ushtarake, është të largojë vëmendjen nga situata e mjerë në vendin e vetë. Për një kohë të gjatë, Putini ka arritur të kthejë gjendjen shpirtërore në vend nga një ndjenjë e rënies, në një vetëbesim dhe krenari të re. Por kësaj po i vjen fundi. Putini nuk ka arritur të modernizojë ekonominë, hendeku midis të pasurve dhe të varfërve po zgjerohet dhe pakënaqësitë po rriten.

Çfarë mund të bëjë Perëndimi, i udhëhequr nga SHBA dhe Joe Biden?

Aneksimi i Krimesë dhe politika e re agresive e jashtme ruse gjetën një reagim të bashkuar nga Perëndimi. Mrekullueshëm, ajo përfaqëson rastin e parë në të cilin Gjermania dhe veçanërisht Kancelarja, me pëlqimin e partnerëve evropianë dhe amerikanëve, ka marrë rolin drejtues. Kjo politikë mbetet e saktë, sepse konsiston kryesisht në unitetin e Perëndimit, nëse është e nevojshme me sanksione, për të bërë të qartë se forca ushtarake e drejtuar kundër shteteve të tjera, nuk do të pranohet. Edhe në këtë drejtim, efekti përçarës i Nord Stream 2 është  për të të ardhur keq.

 I mbroni sanksionet apo, si një pjesë e madhe e SPD, i konsideroni ato të pakuptimta?

Sanksionet nuk janë aspak të kota, dhe ato që janë miratuar deri më tani janë plotësisht të justifikuara. Meqenëse nuk i përgjigjemi forcës ushtarake të Rusisë, sanksionet janë instrumenti me të cilin Perëndimi e bën të qartë refuzimin rus. Ky unitet i treguar nga ne, vë në pikëpyetje  qëndrueshmërinë e Putinit.

Si e komentoni përpjekjen e një marrëveshje tani të dokumentuar nga Ministri Federal i Financave Olaf Scholz, për të qetësuar Trump me një miliard dollarë që të pajtohej për ndërtimin e Nord Stream 2?

Kjo përpjekje e një marrëveshje ishte krejtësisht e gabuar, në çdo mënyrë. Së pari, oferta tregon se SPD nuk ka kuptuar asgjë në lidhje me politikën mbi klimën. Së dyti, LNG Amerikane ( gaz natyror i lëngshëm , shënim i redaktorit) nuk është konkurrues, është i shtrenjtë. Së treti, zbulon një gjykim të gabuar në politikën e jashtme, sepse amerikanët janë të shqetësuar për rëndësinë gjeostrategjike të Nord Stream 2, si një armë politike. Dhe së katërti, kjo ofertë tregon se sa iracionalisht SPD po e drejton këtë projekt.

A thua Nord Stream 2 është një nga urat e fundit nga Gjermania drejt Rusisë?

Me gjithë respektin e duhur, nuk jam dakord me këtë vlerësim, as në marrëdhëniet e Gjermanisë me Rusinë dhe as nga perspektiva e vendeve të tjera të Evropës Lindore.

Për 50 vjet Perëndimi ka ndjekur doktrinën e ndryshimit të gjendjes përmes afrimit’. As Rusia dhe as Kina nuk janë bërë më demokratike, pavarësisht nga afrimi përmes globalizimit. A nuk ka dështuar kjo doktrinë?

Ndryshimi dhe përmirësimi i marrëdhënjeve përmes afrimit ishte koncept i Willy Brandit për politikën e dénjtë. Kjo është ajo ku parimi kishte suksesin dhe këto ishin meritat e tij historike. Çdo përpjekje për ta zbatuar këtë, në marrëdhëniet me Rusinë ose Kinën sot është plotësisht e gabuar.

Joe Biden gjithashtu do të përfaqësojë interesa të ashpra të SHBA në lidhje me Gjermaninë dhe Evropën. Ai thjesht nuk është aq i zemëruar sa Trump. A mund të ndodhë që, në fund të fundit, Biden është një partner më i vështirë për ne sesa Trump?

Padyshim që jo. Vetëm se administrata e re nën Presidentin Biden dëshiron të punojë me gjermanët si partnerë të vërtetë. Kjo është saktësisht sfida për ne, nëse jemi të gatshëm të kalojmë në këtë nivel marrëdhënieje me Shtetet e Bashkuara.

Përktheu: Sherif Ramabaja

Lini një Përgjigje

Katastrofë në Indi: Trupat e nëntë viktimave u nxorën nga tuneli

37.3% e qytetarëve kanë dalë në votime deri në orën 16:00