Sherif Ramabaja
I nderuari dhe i çmuari zoti Ismail Kadare.
Këto ditë mbretëronte vapë, nganjëherë e padurueshme. Për ta përballuar gjendjen, sa herë që kisha mundësi dilja në kopsht nën hije të pemëve. I bëra gati që t´i merrja me vete disa gjëra që i kisha më se të nevojshme, kuptohet pa e harruar edhe birrën e ftohtë nga frigoriferi.
Pasi u bërë gati, dëgjova zilen. E hapa derën dhe ishte vajza jonë, e cila nuk kalon java pa na vizituar. I tregova qëllimin tim dhe ajo u pajtua që të dilnim së bashku në kopsht.
Prej të gjitha gjërave që i merrja me vete, i ra në sy librin që e merrja me vete. Çfarë je duke lexuar, mu drejtua Bardha. Ia drejtova kopërtinën e librit dhe i thash, Përbindëshi, i Kadaresë.
Ajo kishte dëgjua për ju, sepse disa herë i kisha folur me krenari dhe kënaqësi për emrin tuaj, duke e porositur që patjetër t´i lexonte librat e juaja.
Më shpjego, çfarë kuptimi ka fjala përbindësh, më pyeti. Ia sqarova në mënyrë praktike dhe të thjeshtë, por po ashtu për t´ia nxitur kureshtjen që t´ju lexonte, duke e shfletuar librin fillova nga kopertinat t´ia lexoja thëniet që u dedikohen ju. Thëniet që personalite të shquara kanë shkruar mbi ju.
Po i lexoi ngadalë që sa më mirë t´i kuptosh, i thash. Po pate vështirësi, ma thuaj, që t´i sqaroi saktësisht.
„Ismail Kadare është një shkrimtar që krijon hartën e një kulture të tërë, të historisë, pasionit, folklorit, politikës dhe katastrofat e saj. Ai është një shkrimtar universal, me një traditë narracioni që e ka origjinën që nga Homeri”.
Jon Carrey
“Me njërën këmbë në Shqipërinë e moçme, gojore dhe legjendare, ende në rrëqethjen Homerike dhe me këmbën tjetër në modernitetin më të spikatur dhe më finok, Kadareja gjendet në kapërcyell të të dy botëve, dhe nga kjo rrethanë e jashtëzakonshme vepra e tij krijon akorde të fuqishme dhe të goditura”.
Dominique Fernandez
Kadare mundi titanët ndërkombëtar të letërsisë me çmimin Booker… etj
… Ai konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mirë evropianë dhe është krahasuar me Gogolin, Kafkën, Orwellin.
Dhe vazhdova derisa ia lexova të tëra këto vlerësime të shkurta mbi ju. Dhe e dini se ç´më tha Bardha, derisa ia lexoja këto thënie: babi derisa po lexon, po të ngritën qimet nga duart tuaja. Unë këtë nuk e kisha vërejtur.
Po, i thash Bardhës. Mund të më ndodh edhe kjo sepse Kadareja, Rugova dhe nënë Tereza janë tre personalitete, të cilat mund të thuhet se e kanë shpëtuar Kosovën që të mos zhduket nga harta.
Rugova, ishte i vetmi nga shqiptarë që kishte arritur në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Kadareja duke e përdor personalitetin e tij, si një nga shkrimtarët më të shquar botëror, u kishte shkruar letra kryetarëve të shteteve më të fuqishme botërore, që ta shpëtonin popullin e Kosovës. Ai po ashtu ua bënte me dije ndarjen përgjysmë të Shqipërisë më 1913 dhe 1918, kurse letër për këtë problematikë i kishte shkruar edhe Papës.
Kurse siç e bënë me dije Don Lush Gjergji, Nëna Terezë i kishte kërkuar personalisht presidentit Klinton, që ta shpëtonte popullin e Kosovës.
I dashuri dhe i çmuari Kadare, derisa Bardhës ia tregova këto gjëra, e entuziazmuar nga vlerësimet nga të tjerët për ju si shkrimtar dhe rolin e juaj për Kosovën, më pyeti: A jeton Kadare ende. Po, iu përgjigja me mburrje. Dhe çdo vit presim që një ditë emri i Kadaresë në Oslo të bëhet publik, si fitues i çmimit Nobel për letërsi.
Pas dy ditësh, derisa ndodhesha në punë, gruaja më shkroi në celular. Kadareja paska vdekur. Mua më rrodhën lotët.
Populli shqiptar është me fat, që ju ishit biri i tij dhe ne që ju patëm.