in

Lasgush Poradeci: Kur e rrethuan dhe donin ta kapnin, Haki Taha vrau veten, se vetëm trimat vrasin veten!

Po ecnim rrugës të dy, me Lasgushin – shkruan Meri Lalaj, në librin: “Lasgushi me ka thënë” – dhe ai po më tregonte se si serbët i ndiqnin kosovarët në kohën e Zogut. Kështu, kishin ardhur në Shqipëri dy kosovarë: Bajram Gashi dhe Haki Taha, që ishin mësues – njëri në njërën shkollë të Shenavlashit, tjetri në tjetrën. Një ditë në Tiranë, – vazhdoi Lasgushi, – më takoi Haki Taha dhe më tregoi një libër, ja kaq të trashë, sa gishti. Ishte një përmbledhje me poezi për Kosovën. Aty ishte edhe poezia ime “Marshi Kosovar”.

– Të lutem – më tha Haki Taha, – të na bësh një parathënie.

– Unë nuk shkruaj në prozë, – i thashë – po për Kosovën do ta bëj.

Njëherë vajta në Shenavlash, – vijoi Lasgushi, – dhe më ftoi për drekë prifti i fshatit. Duke ecur rrugës përmes fshatit, takova Haki Tahën, i cili më tha: – Nëna dhe unë po të presim për drekë.

– Më ka ftuar për drekë prifti i fshatit, – thashë unë, – por do të vij te ti”.

Pastaj Lasgushi rrëfen për aktin burrnor të Haki Tahës: “ Një ditë, Haki Taha vajti në komitet dhe i tha rojës me pushkë që ruante te dera: “Lajmëroje Miladin Popoviçin se e kërkoj unë”. Pas pak, roja e lejoi të hynte brenda në komitet dhe atje, në zyrën e Miladinit, ai nxori koburen dhe ia numëroi të dhjetat mu në ballë. Hakiun e fshehën kosovarët me javë të tëra, se e ndiqnin serbët. Më së fundi, kur e rrethuan dhe donin ta kapnin, Haki Taha vrau veten, se vetëm trimat vrasin veten”, shkruan në kujtimet e tij Lasgushi.

Nesër:  Gani Mehmetaj: Legjenda urbane për Hakiu Tahen

Lini një Përgjigje

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhje

IHMK-ja njofton si do të jetë moti këtë javë