in

Kryezinjët gëzonin një influencë të fuqishme në krahinën e Gjakovës

Në librin e tij “Bijtë e Shqipes”, kushtuar ngjarëjeve të Luftës së Dytë Botërore, autori Julian Amery spikat rolin e vllëzerëve Kryeziu të Gjakovës dhe lëvizjes së tyre për çlirim nga robëria dhe për bashkim kombëtar.

Shkruan av. Zanfir Kryeziu

Më i rëndësishëm midis të arratisurve politik shqiptarë në Beodrad,ishte Gani bej Kryeziu. I kisha takuar për herë të parë Ganiun dhe vëllainë e tij,Saidin,në apartamentin e Parkerit,në vigjilje të interesimit tim për çështjet e Shqipërisë,dhe që në fillim më kishin pëlqye. Ganiu ishte i shkurtër dhe i pashëm, me një shprehje të sinqertë dhe me         një pamje ushtarake të theksuar.Ai ishte njeriu i fjalëve të pakta dhe kur zgjidhte çastin e të folurit,ishte i qetë dhe i përpiktë,më tepër se sa elokuent.Ganiu më bëri përshtypje menjëherë me saktësinë,veçanërisht në çështjet ushtarake, dhe me refuzimin për të bërë pazarllëqe në negociata.Kjo ishte në të vërtetë diçka jo e zakonshme për një politikan ballkanas.Madje në fillim një qëndrim i tillë më shqetësoi, duke menduar se një paraqitje e tillë kaq e hapët,duhej të fshihte një qëllim të dyfishtë,të tërthortë.

Vëllai më i ri i Ganiut,Saidi,ishte i gjatë,zeshkan dhe përgjithësisht,më oriental në dukje.kishte studiuar në fakultetin e shkencave politike në Sorbonë,fliste një frengjishtë të përsosur dhe kishte lexuar mjaft nga veprat e shkrimtarëve marksist.Cinik në dukje,Saidi besonte plot pasion në lëvizjen socialdemokrate.Ai nuk u përpoq të fshihte simpatinë

e vet për lëvizjet majtiste te popujtë Ballkanikë dhe tregoi një gjykim të rrallë mbi rolin që do të luanin këto para mbarimit të luftës.Që të dy vëllezërit,ishin shtyer nga një urrejtje e përbashkët kundër italianëve dhe,nëse Ganiu ishte ushtaraku,Saidi ishte diplomati i familjes.Ata kishin edhe një vëlla të tretë, më i madh se Ganiu, i cili ishte i kënaqur,të linte udhëheqjen e familjes në duart më të afta të vëllait të tij.Hasani ishte një prijës malësorësh i tipit të vjetër. Ai përgjithësisht punonte për të mbajtur gjallë influencën lokale të Kryezinjëve.

Kryezinjët gëzonin një influencë të fuqishme në krahinën e Gjakovës,në të dy anët e kufirit shqiptaro-jugosllav, veçanërisht të gegëve,për të cilët rëndësia e udhëheqësit çmohet në bazë të përkrahësve të tij.Thuhej se ata ishin në gjendje të ngrinin në këmbë dymijë njerëz të armatosur,brenda një kohe të shkurtër. Ata ishin të preferuarit e Britanisë së Madhe që u sakrifikuan për çështjen kombëtare.Vëllezërit Kryeziu kishin jetuar të arratisur në malet e Gjakovës që nga koha e ikjes së tyre nga Italia.Ata paten mobilizuar një forcë të vogël dhe, disa muaj më parë kishin filluar të bënin agjitacion midis fiseve që mund të ndikonin në Kosovë.Aktiviteti i tyre i kishte shqetësuar gjermanët,të cilët kishin dërguar një ekspeditë ndëshkimore për t’i zhdukur.Të udhëhequr nga një hasëm i Kryez- injëve,gjermanët e kishin rrethuar Ganiun në vendin ku fshihej dhe,po të mos arrinte nata fatlume,pa tjetër do ta kishin asgjësuar.Ashtu siç ishte, ai e çau rrethimin duke përfituar nga errësira,duke vrarë shtatë veta të armikut           dhe duke lënë dy të vrarë nga luftëtarët e vet.Qysh atëherë Ganiu kishte sulmuar dy here patrullat gjermane të dërguara në këtë krahinë dhe i kishte s’prapësur duke u shkaktuar humbje të konsiderueshme. Përveç njerëzve të Ganiut,ndodheshin edhe disa partizanë në mallet e Gjakovës,të cilët ishin pjesëtarë të të ashtuquajturit grupi “Kosmet” dhe ishin të kontrolluar nga Titoja. Ata kishin bërë presione të shpeshta mbi Ganiun që të bashkohej  me lëvizjen e tyre,por ai kishte refuzuar gjithnjë,duke e ditur se kjo ishte një lëvizje e kontrolluar kryekëput nga komunistët.Në të njëjtën kohë,ai i konsideronte partizanët si aleat të tij në luftën e përbashkët kundër gjermanëve   për çfarë e kishte përdorur influencën e tij që gëzonte ndër malësorët,për t’u siguruar një lloj përkrahjeje.Kjo nuk kishte qenë një punë e lehtë,sepse opinion publik në Kosovë,partizanët i konsideronte agjentë të Serbisë, si armiq të deklaruar të pavarësisë së kosovës dhe bashkimit të saj me shtetin amë Shqipërinë.

Në faqen 304,autori thotë:Lufta më e rreptë kundër gjermanëve, në gjithë Sqipërinë, udhëhiqej nga Gani Kryeziu dhe vëllai,Hasani,me ndihmën e Simkoksit dhe të misionit të tij.Që nga fundi i korikut,Gani ishte duke marrë armë nga Kuartieri ynë i Përgjithshëm dhe komunikata e operacioneve të tij, jepeshin në emisionet shqip të Radio-Barit. Influenca e tij shtohej nga sukseset që pat korrur dhe nga fakti se gëzonte përkrahjen e britanikëve.Brenda pak kohe ai bashkoi rreth kauzës së tij, prijësit e Krasniqës,Pukës dhe Hasit.Ndërkohë,të nxitur nga lajmet e veprimeve të tij ushtarake,vullnetarë nga të gjitha anët e Shqipërisë,shumë prej të cilëve ish-oficerë ose njerëz që kishin prerë shpre- sat si nga zogistët ashtu edhe nga partizanët,shkonin në Gjakovë për të shërbyer në flamurin e tij.Forcat e Kryeziut      u shtuan akoma më shumë nga dezertorët që vinin nga ushtria ”Kolaboracioniste” ose nga partizanët e “Kosmetit”. gjatë gjithë muajit gusht,njerëzit e Ganiut ishin të angazhuar vazhdimisht në luftë kundër gjermanëve dhe me 19  të atij muaji,ai udhëhoqi personalisht një sulm në shkallë të gjerë kundër forcave gjermane në minierën e kromit në Kam dhe Kepenek. Në këtë aksion, punimet e minierës u sabotuan,u zunë disa robër dhe më tepër se 100 punëtorë skllevër u çliruan.Ganiu u detyrua të tërhiqej vetëm për shkak të arritjes të njësive më të mëdha gjermane të paisura me autoblinda dhe artileri.

 Lufta civile nuk kishte shpërthyer akoma në Veri,por,megjithëse Ganiu vazhdonte t’i trajtonte partizanët e Kosmetit si aleatët e tij, marrëdhëniet e ndërsjellta bëheshin çdo ditë e më të ndera.Si komunistë, udhëheqësit politikë të Kosmetit kishin patur gjithnjë dyshime mbi prirjet e Ganiut në favor të britanikëve.Për më tepër,ata nuk mund të pranonin politikën e tij, për t’ia kthyer Kosovën Shqipërisë,përpara besnikërisë që ushqenin ndaj marshallit Tito.  Në kohën kur komunistët, nisën luftën për të mbrojtur shtëpitë e tyre,këto kishin qenë çështje të vogla. Ndërsa tani që fitorja ishte e siguruar, partizanët filluan të shihnin tek Ganiu, më tepër një rival se një aleat.Nga ana e tij, Ganiu nuk i shihte me sy të mirë tërheqjet e shpeshta të tyre,nga pjesëmarrja në luftë kundër gjermanëve. Mandej,ai vëzhgonte se përpjektet e tij për të fituar prijës nacionalistë të pavendosur nuk sillnin dobi, prej provokimeve të komunistëve. Nisur nga përvoja,thotë autori e kishim paralajmëruar me kohë Kuartierin tonë të Përgjithshëm, se mund të vinte dita kur partizanët të ktheheshin kundër Ganiut.Në të vërtetë,ata tani bënin presion mbi te,që të bashkohej me lëvizjen e tyre. Megjithatë Ganiu i hodhi poshtë propozimet sa herë që iu bënë dhe në këtë qëndrim ai përkrahej nga Kuartieri ynë i Përgjithshëm, i cili kishte ndërmend të merrte një qëndrim të fortë kundrejt krerëve të LNÇ-së, nëse këta do të kërkonin me detyrim pjesëmarrjen e tij.

vijon 

SHBA sot feston Ditën e Pavarësisë