in

Koncepti “Fuqi” në Politikë, dhe shqiptarët në Ballkan

 

Shkruan Dr Jakup Azemi

Ata qe studion politikën si disipline shkencore në katedrat akademike, janë të njohur me “fuqine” (Anglisht power) si një ndër nocionet më të lakuara në zhargonin akademik të shkencës së politikës. Fuqia si nocion që lidhet si me shtetin ashtu edhe me individin, është një term shumë provokativ dhe sfidues. Është i tillë sepse në thelb është i kontestueshëm – do të thotë është vështirë të gjendet një definicion i përbashkët mes atyre që marrin mundimin ta definojnë atë. Në kuptimin më klasik të fjalës fuqia lidhet me ekzistencën e shtetit, pra një atribut të cilin shteti e posedon, dhe shfrytëzon zakonisht në arenën ndërkombëtare. Popullsia, hapësira gjeografike a një shteti, posedimet ushtarake, resurset natyrore, mirëqenia ekonomike, lidershipi etj, janë ndër faktorët kryesorë me të cilët karakterizohet fuqia. Por, ne literaturën akademike bashkëkohore, disa autorë citohen më së shpeshti kurë i referohemi këtij nocioni.

Sociologu i njohur Gjerman Max Weber e kishte definuar fuqinë si një ‘mundësi që një aktor e posedon brenda një raporti social, dhe i cili është në gjendje ta përdorë atë nëse dëshiron, përkundër rezistencës të palës tjetër” (M. Weber, Ekonomia dhe Shoqëria;  Economy and Society, 1978). Pra Weber e definon fuqinë si diçka që gjendet brenda marrëdhënjeve sociale. Ngjashëm me këtë të menduar vjen politikologu i njohur Amerikan Robert Dahl, i cili e definon fuqinë si influencë mbi veprimet/akcionet e të tjerëve, dhe thekson: ‘[Aktori] A zotëron fuqi ndaj [aktorit] B i cili e detyron atë [pra aktorin B] të veproj sipas kërkesave të [A-s], gjë që për ndryshe aktori  [B] nuk do të kishte vepruar ashtu” (R. Dahl, Koncepti i Fuqisë; The Concept of Power, 1957).

Një tjetër autor, sot ndër më të cituarit në këtë lëmi, Steven Lukes, ka ofruan një model të ri të interpretimit të fuqisë. Në librin e tij tashmë të njohur Fuqia: Një Qasje Radikale (Power: A Radical View, 1974), Lukes teorizon nocionin fuqi duke theksuar që fuqia gjendet dhe mundë të interpretohet/venerohet në tri dimensione – (three dimensions of power).

Venerimi një-dimensional i fuqise (one-dimensional view) manifestohet në formë të vendim-marrjes, respektivisht fuqia politike e shtetit determinohet në konflikte globale të venerueshme (observeble). Me fjalë tjera, kurë këto knflikte globale ndodhin, ne vejërojmë cilat shtete trimufojnë në raport me tjerat, dhe cilat shtete/aktorë kanë ndryshuar sjelljet si rezultatat i këtyre konflikteve. Shteti, në dukje, me më së shumti “fitore” në vendim-marrje, konsidferohet si më influencuesi, respektivisht më i fuqishmi.

Venerimi dy-dimensional (two-dimensional view) nga ana tjeter, nuk mjaftohet vetem me endim-marrjen që është e venerueshme. Fuqia, sipas ketij veshtrimi, nodhet në aftësinë e një aktori/shteti për të vendosë agjendën për të cilën kërkohet vendim-marrja. Nëse qështjet të cilat mundë të jenë të dëmshme për aktorët/shtetet, nuk i sjellin fare në rend-dite, me qrast nuk mundë të merren vendime për to. Pra, fuqia e aktorit/shtetit ndodhet mu në aftësine e tij/saj për të vënë gjërat në rend-dite (agenda-setting). Zakonisht, në këtë dimension të fuqisë aktorët shfrytëzojne aftësitë e tyre shtrënguese – kërcënuese të stilit: ‘po’s bëre këtë, do të pësosh këtë…’etj.

Venerimi tre-dimensional (three-dimensional view), i cili i atribuohet Lukes, është ajo lloj fuqie e cila mundë të kualifikohet si ideologjike. Më saktësisht, ky autor thekson se analizat që fokusohen vetëm në kushtet e konflikteve që janë të dukshme, nuk janë të mjaftueshme, duke theksuar se shtetet ushtrojnë fuqinë edhe në kushtet e mungesës së konflikteve. Ky është i ashtuquajturi dimension i tretë i fuqisë i cili nënkupton  aftësinë e aktorëve të formulojnë/ndërtojnë preferencat dhe perceptimet e individëve dhe shteteve. Pra kemi të bëjmë me aftësinë e shtetve më të fuqishme për të shtrembëruar ideologjitë e shteteve tjera deri në masën që shtetet apo shoqëritë më të dobëta janë të pa-vetëdijshme se çka në fakt është në interesin më të mirë të tyre. Për më tepër, sipas kësaj lloj fuqie subjektet/shtetet sillen në një mënyrë të caktuar sespse janë të pa-aftë të imagjinojnë akcione alternative.

Kjo analize modeste e nocionit fuqi është e mjaftueshme për të vënë kontekstin adekuat që ndihmon shtjellimin e materjes esenciale të këij teksti – fuqia e shqiptarëve dhe konflikti Kosovë-Serbi. Për të arritë konkluzione më të sakta analizën do ta bëjmë nga dy këndvështrime: a) shqiptarët në raport me fqinjët – Serbinë; dhe b) shqiptarët në raport me bashkesinë ndërkombëtare (BN). Shqiptarët versus fqinjët – Serbinë, dëshiroj ta shtjelloj në dye etapa të historisë së re politike të Kosovës: peruidha e viteve të 1990-ta, dhe pas 90-ve.

Natyrisht, duke pasë kontrollë mbi nje nga ushtritë më të avancuara në Europë (ushtrinë Jugosllave), gjatë viteve të 1990-ta Serbia ishte në gjendje të ushtroj fuqi substancialisht disporoporcionale vis a vis shqiptarëve dhe kësisoj arriti të imponoj ndryshimet kushtetuese të vitit 1989. Mirëpo, ndryshimet dramatike që ndodhën me paraqitjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Dhjetor të po atij viti, shkaktuan një shkarje të raporteve të fuqisë, përkundër faktit që Serbia padyshim ruante monopolin mbi resurcet dhe aparatin e dhunës (policinë dhe ushtrinë). Ajo çka ndryshoi me paraqitjen e LDK-s është se kjo arriti të mobilizoj resurset njerëzore si kurrë më parë në historinë e shqiptarëve, duke i katapultuar shqiptarët e Kosovës dhe ata qe jetonin në hapësirën e ish-Jugosllavisë rreth filozofise se saj paqësore, dhe kësisoi arriti të parandalonte Serbinë të funksionalizonte fuqinë e saj. Në fakt, perveç vuajtjeve fizike dhe shpirtërore që Serbia u shkaktonte shqiptarëve, ajo nuk arrinte të ushtronte fuqine në raport me ta. Pra, Rugova dhe LDK janë një dëshmi eklatante e karakterit relativ që ka fuqia dhe si mundë të akumulohet dhe funksionalizohet ajo nga elita inteligjente dhe lidership të mirëfillt në situata të caktuara. Gjithashtu, LDK dhe Rugova kishin arritë të bëheshin agenda setters (vendosës të agjendës) në një mori qështjesh në saje të raporteve të shkëlqyeshme që kishin ndërtuar me aleatët euro-atlantik.

Duke pase zbatuar nje politike shumë funksionale dhe inteligjete – politikën e jo-dhunës, Rugova dhe LDK ndërtuan një imazh tejet pozitiv në arenën ndërkombëtare, dhe kësisoj i shtruan terrenin faktorit ushtarak shqiptarë, ne ish-Jugosllavi, para së gjithash në Kosovë, të paraqitej me një legjitimitet të palëkundur. Duhet pasë parasyshë se tendencat e herëshme (shih deklaratën e emisarit amerikan Gelbart 1998) për ta kualifikuar UçK-n organizatë terroriste, dështuan mu në saje të legjitimitetit që LDK-ja i kishte siguruar kësaj të fundit – UçK-s, përkundër faktit që nuk ekzistonte një lidhje e dukshme organike midis të dyjave. Eshtë pikërisht në saje të funksonalizimit të resurseve njerëzore, LDK + UçK + BN që shpien  në fitoren e Kosovës dhe shqiptarëve në luftën e vitit 1999.

Si u de-funksionalizua fuqia e shqiptarëve pas vitit 1999?

 

Duke përfituar nga ky legjitimitet që Rugova dhe LDK i kishin krijuar kërkesave të shqiptarëve jo vetëm në Kosovë, por edhe në pjesët tjera të ish-Jugosllavisë, shqiptarët e Maqedonisë Veriore dhe të Luginës së Preshevës arritën të i ndërkombëtarizojnë kërkesat e veta politike. Ato, si në rastin e Kosovës, duke pasë replikuar modelin e saj, angazhimit të tyre politik i shtuan kontigjente ushtarake të cilat patën sukses relativisht të mirë, sidomos në Maqedonine Veriore, ku lufta politike dhe ushtarake e shqiptarëve atje rezultoi me Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2001 e cila e avansoi dukshëm statusin e tyre.

Ndonëse në dukje pa sukses, edhe beteja politike e ushtarake e shqiptarëve të Luginës së Preshevës ka qenë modestisht e frytëshme, sidomos në ndërkombëtarizimin e qështjes së tyre, anipse rezultastet e saj mbetet të shihen në një të ardhme jo shumë të largët.

Mirëpo, që nga vitet e herëshme të këtij mijëvjeçari, sidomos pas ngjarjeve të Marsit të vitit 2004, fuqia si resurs njerëzorë i shqipetarëve fillon të degradoj. Kjo në saje të tre faktorëve kryesorë:

1. Ndikimi dhe roli i LDK-s dhe Ibrahim Rugoves u eklipsuar nga resurset e mbi-theksuara ushtarake te UçK-s e dominiar nga elementët Marksist-Leninist-Enveristë të cilët dominuan UçK-n dhe forcën politike të dalë nga ajo – Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Pa dyshim, Partia Socialste atëbotë në pushtet në Shqipëri dhe qeveria e udhëhequr nga Fatos Nano përmes ndikimeve të saj pati një rol tejet të madh në dinamikën politike në Kosovë dhe orientimet që politika kosovare tashmë kishte marrë. Rrjedhimisht, shqiptarët e Kosovës nuk qenë më në gjendje të kontrollonin agjendën e tyre që rezultoj në (pranues) recipient në vend te vendosës së agjendës së tyre (agenda setters) që tashmë ishte konsumuar nga faktorët ndërkombëtarë. Rugova u de-faktorizua dukshem ashtu edhe elektorati i LDK-s u zvogëlua duke quar edhe tek ndarja e saj pas vdekjse së Rugovës.

2. Faktori i dytë që qoj në rënjen e fuqisë së shqiptarëve është shpejtësia me të cilën shqiptarët ishin çarmatosur ushtarakisht, duke lejuar që fuqia e saj të bartej tek faktorët ndërkombëtarë, sidomos tek institucionet që vendosin agjendën apo heqin qështjet e rëndësisë së veçantë nga agjenda. Shpjegimi më i logjikshëm i cedimit të fuqisë ushtarake nga subjektet në fjalë duhet të gjendet tek manipulimi i dëshirave dhe perceptimeve të subjekteve relevant, duke humbë një shancë që të përdornin resurset ushtarake në mënyrë më pragmatike me qëllim të realizimit të interesave të tyre politike-kombëtare.

3. Faktori i tretë lidhet me ri-ngritjen e Serbisë. Serbia ka shënuar ri-ngritje në dy segmente: a) në rrafshin politik, duke dorëzuar diktatorin dhe kriminelin Milloshevic tek autoritetet ndërkonmbëtare për gjykim në Hage, dhe duke aplikuar një proces politik të balancuar pro-perëndimore; dhe b) duke filluar ri-armatimin e saj modern. Faktori i dytë domosdoshmërisht ka eklipsuar fuqinë e shqiptarëve, të cilët tashmë kishin dorëzuar këtë resurs në mëshirën a faktorëve ndërkombëtarë. Rëndesia e këtij faktori mbështetet në faktin se Serbia nuk ka hezituar të përdorë atë si deterrant ushtarak në raport me Kosovën, përfshirë muajve dhe javët e fundit, dhe si faktorë që e cënon paqen e brishtë në rajon. Duke përfituar në faktorët psikologjik të qendrave vendim-marrëse euro-atlantike dhe më gjerë (Serbia është e njohur për krijimin e konflikteve me përmasa rajonale dhe kontinentale), fuqitë e mëdha si SHBA-t dhe Unioni Europian, u bënë recipient të kësaj fuqie të Serbisë dhe në saje të saj arritën të vendosin agjendën e bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë në favor të kësaj të fundit, dhe deri në një masë sikure u bashkëdyzuan me Serbinë në raport me Kosovën, dhe kësisoj kapacitetit të tyre si agenda setters, i shtuan edhe kapacitetin e manipuluesit te deshirave dhe perceptimve të palës shqiptare. Opozita a tanishme dhe shumica e segmenteve të shoqërisë civile dhe mediave janë konsumuesit e këtij dimensioni manipuluies të fuqive perëndimore. Pozita e tanishme e pabarabarte e Kosovës në procesin e bisedimeve me Serbinë, te lehtësuara nga UE dhe SHBA-t s’ janë gjë tjeter pos rezultat i rikuperimit dhe përdorimit me mjeshtri të fuqisë nga ana e Serbisë, e cila në dukje ka demonstruar gadishmëri për të cënuar paqen e brishtë në Ballkan.

Si të ndryshohet gjendja?

 

Nga analiza e mësipërme, do të kemi kuptuar tashmë, që gjendja e disfavorshme e krijuar  për palën shqiptare në veriun e Kosovës, është thjesht rezultat i fuqisë së rikuperuar të Serbisë, dhe aftësisë së saj ndikuese tek BN. Shkarja e BN kah Serbia duket të jetë motivuar pjesërisht nga interesat e saj për të ngërthyer Serbinë brenda institucioneve euroatlantike, politike e ushtarake, por mbase më shumë duke i ndrojtur gatishmërisë dhe vullnetit të Serbisë për të përdorur mjetet ushtarake për të ri-vendosur supremacinë e fuqisë në raport me fqinjët. Gjendja pothuajse e faktit të kryer në veriun e Kosovës, e cila do të mundë të  manifestohej ndër tjera edhe me realizimin e interesave te saj në Kosovë duke krijuar një autonomi politiko-territoriale të serbëve në formë të një Asociacionit te Komnunave Serbe (AKS) edhe mundë të kishte pasuar me një aneksim efektiv, krejt në saje te funksionalizimit të fuqissë së saj.

Mirëpo, akti i qeverisë së Kosovës i fund-Majit të këtij viti, i cili qoj tek konfrontimi i Serbëve me forcat ushtarake të KFOR-it me 29 Maj, duket ta kete trazuar këtë gjendje – pra stabilitetin e fuqisë së Serbisë dhe rolin e BN në vendosjen e agjendës për Kosovën dhe të interesave të palës shqiptare. Me një fjalë, aksioni inteligjent i qeverisë demonstroi edhe karakterin ilusiv të fuqisë, si dhe mundësisë së funksionalizimit të saj edhe në rastet më të papritura dhe në dukje të pamundura.

Qeveria e Republikes se Kosoves arriti dy suksese mjaft impresive më këtë aksion:

1) Duke shfrytëzuar aprovimin e BN të zgjedhjeve gjysmë-legjitime të muajit Maj, të cilat në masën më të madhe u bojkotuan nga Serbët, qeveria arriti, më tepër  se vetëm simbolikisht, të shtrij sovranitetin e Kosovës në veri të vendit; si dhe 2) duke realizuer këtë objektiv ajo provokoi reagimet agresive të elementëve kriminal serb te kontrolluar nga Beogradi të cilat sollën tek konfrontimi me policinë e Kosovës e angazhuar në një aksion legjitim të sajin, si dhe detyrismisht reagimin e KFOR-it ushtarët e të cilit u bënë viktimë e këtij agresioni. Intervenimi i KFOR-it detyrimisht solli tek destabiulizimi i një raporti ko-existues i BN dhe Serbisë, dhe kësisoj edhe deri tek pozicioni i matjes së fuqisë midis asaj  euroatlantike dhe Serbisë në të cilin rast zbrapsja e te dytës ishte e domosdoshme.

S’do mend se aksioni i mirë-menduar i qeverisë së Kosovës do ti ketë irrituar partnerët ndërkombëtarë, në radhë të parë SHBA-t si pergjegjësit kryesor të fuqisë euroatlantike pasi ky aksion i detyroj ato të përballeshin në një moment të cilin nuk e dëshironin. Aksionet pasuese të qeverisë, duket të ken demonstruar një pasiguri tek të dy palët – BN dhe Serbisë nëse roli i shqiptarëve do të eskalohet apo do te mundë të neutralizohet ashtu që planet dhe agjenda e BN dhe Serbisë të materializohen deri në fund, dhe pa ndonjë thyerje serioze.

“Shqiptarizimi” i politikës së jashtme të Tiranës zyrtare si parakusht

 

Natyrisht, ky skenar – pra vazhdimi i status quos, e cila siguron realizimin te agjendes rreth Kosovës, tashmë kaherë të vendosur, nuk është në interesin e shqiptarëve, duke pasë parasyshë se një realizim i tij rrezikon interesat vitale të Kosovës jo vetëm në rrafshin e gjeografisë (hapësirës fizike, tokësore) por para se gjithash në atë të resurseve natyrore, ujit (Ujmani/Gazivoda), dhe pasurive te çmueshme minerale. E gjendur përballë një raporti të fuqisë të pa-matshëm me BN dhe Serbinë palës shqiptare i mbetet të invokoj opcionin/modelin e Rugovës dhe LDK-s + UçK-s. Por ky model nuk mundë të materializohet në mënyrë efikase siq ishte materializuar gjate viteve të 90-ta. Prandaj një formë më radikale e funksionalizimit të resurseve njerëzore shqiptare është e domosdoshme nëse dëshirohet mbrojtja e interesave kombëtare të shqiptarëve, dhe ato jo vetëm të shqiptarëve të Kosovës, por të gjithë shqiptarëve në Ballkan. Për të realizuar këtë, duhet një vetëdijsim dhe vullnet i elitave si politike ashtu edhe intelektuale tek shqiptarët e Kosovës, të Shqipërisë si dhe atyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Shqipëria zyrtare tradicionalisht nuk ka demonstruar vullnet të promovoj interesat e shqiptareve në Ballkan perveç në rrafshin deklarativ dhe duke manipuluar me sentimentet e shqiptarëve jasht territorit të saj. Shqiptarët e Kosovës e kan vuajtur më së shumti këtë manipulim.

Andaj nuk është e rastësishme që gjatë viteve të 90-ta politika e LDK-s e drejtuar nga Ibrahim Rugova nuk mbështetej, pothuajse fare, në Tiranën zyrtare, ansipse kjo e fundit i kishte krijuar disa favore shtetit paralel të Kosovës.  Viteve të fundit duket sikur kemi një njohje më të thellë, ndonëse jo mjaftueshëm, nga ana e segmenteve jo zyrtare sidomos nga spektri i të djathtës shqiptare rreth sentimentit dhe qështjeve reale të shqiptarëve jashtë Shqipërisë zyrtare. Por, ajo që është më kryesorja, përfaqësuesit politik të së majtës shqiptare si dhe segmentet kulturore dhe intelektuale mbështetës të saj, mbeten thellësisht tradicional karshi Kosovës. Aksionet politike të kryeministrit Edi Rama të mbështetur nga shtresa të sipër-përmendura intelektuale dhe mediale gjatë gjithë mandatit të tij deri tani, janë demonstrim i vazhdimit të raporteve të stilit të Enver Hoxhës dhe Fatos Nanos, të cilat shpesh marrin karakter (duke theksuar me keqardhje) diabolik ndaj Kosovës.

Andaj, për të mobilizuar, dhe materializuar efektivisht resurset njerëzore, politike e kulturore të shqiptarëve, qoftë edhe të stilit të Serbisë – pra aftësisë potenciale të kërcënimit të paqës si faktor i fuqisë dhe realizimit të interesave vitale kombëtare, është i domosdoshëm “shqiptarizimi” i politikës së jashtme të Tiranës zyrtare. Do kujtuar se shqiptarët në Ballkan janë populli më përgjegjës i ruajtjes së paqës, dhe rrjedhimisht edhe kërcenuesit më të mëdhenjë, potencial të saj.

Do të ishte një revolucion politik e kulturor i mirëfillët në Shqipëri, nëse opozita e tanishme shqiptare do të fuste në agjendën e aksionit të saj politik, dhe atë urgjentisht, kauzën për largimin definitiv të Edi Ramës dhe distancimin një herë e mirë nga modeli i tij,  Nanos e Hoxhës karshi Kosovës, sa ju përket marrëdhënieve Shqipëri – Kosovë. Aktet në vazhdimësi gjat mandatit të tij të kryemisnistrit shqiptarë Edi Rama karshi Kosovës nuk lënë kurrfarë dilemash. Ndryshime radikale të qasjes së Tiranës zyrtare dhe segmenteve intelektuale e mediale lidhur me çështjet e karakterit gjithë-kombëtarë, janë parakusht të mobilizimit të resurseve njerëzore dhe faktorëve tjerë të fuqisë qofshin edhe të atillë që potencialisht rrezikojnë paqen në rajon nëse cenohen interesat vitale të kombit – rasti i veriut të Kosovës.

Lini një Përgjigje

Kush ishte Dan Kartalli që ia fali jetën Fadil Hoxhës?

Nga dokumentet serbe, 1913 – "Shfarosni arnautët katolikë"