Kara Mahmud pashë Bushatlliu pas vdekjes së babait më 1775, Mehmet Pashës, erdhi në krye të Pashallëkut të Shkodrës dhe sundoi për 21 vite.
Ky Pasha, nuk ia pyeti dajtë sulltanit aspak.
Për shkak se qeverisi në mënyrë autonome, madje të pavarur, populli shqiptar e quante “mbret i Shqipërisë” dhe “pasardhës i kastriotëve”.
Dy pika të cilat vlen t’i kujtoj për mendësinë e tij kombëtare janë kur ai e konsideronte veten si “Skënderbe i dytë” dhe kur lidhjen e krerëve shqiptar në Kuvendin e Podgoricës, më 1786, e pagëzoi me emrin “Konfederata Ilirike”.
Ushtria e tij ishte e përbërë nga shqiptarë myslimanë e katolikë, ndërsa synimi i tij ishte që të zgjeronte sa më shumë kufijtë e pashallëkut për të ecur në rrugën e shkëputjes nga Perandoria Osmane.
Më 22 shkurt 1796 u vra në Mal të Zi dhe me vdekjen e tij Pashallëku i Shkodrës e mori tatëpjetën (Abërorët e Maqedonisë)