in

Intervistë me Gani Perollin: Roli i Kryezinjve ka qenë në funksion të çlirimit dhe të bashkimit kombëtar

Intervistës i priu: Ismail Gashi 

(vijon nga numri i kaluar)

”Bota Sot”: Ju përmendët me theks të veçant bashkëpunimin e Gani Begut me misionin britanik. Mund të na thoni konkretisht se kush janë misionarët britanikë, me të cilët ai ka bashkëpunuar?

Gani Perolli: Për bashkëpunimin e Kryezinjve me misionin britanik ekzistojnë një numër i madh dokumentash  e relacione zyrtare në mes të Gani Begut dhe britanikëve. Thuhet madje se në një letër e Gani Kryeziut kishte arritur në duar të vet Çerçilit. Përmbajtja e kësaj letre ende nuk dihet as sot e as nuk është studiuar nga studiusit tanë të historisë. Mirëpo është faktuar se personalisht Çerçilli është angazhuar te Titoja për çështjen e lirimit të Gani Begut nga kazamatët e Jugosllavisë. Ky fakt konfirmohet nga gjenerali famkeq Ivan Brajeviq, anëtar kolegji i gjykatës i cili një gazete serbe të kohës i deklarojë se gjykata do ta kishte dënuar me vdekje Gani Begun por për te intervenoj një personalitet i rëndësishëm  aleat(Britanik), ndaj edhe u dënua me 5 vjet burg. Ekzistojnë shumë dokumente dhe burime të politikës së jashtme britanike që konfirmojnë këtë bashkëpunim. Njerëzit me të cilët ai ka mbajtur kontakte të rregullta kanë qenë kapiteni anglez Gjulian Emeri e Oklej Hill, ndërsa majori britanik Toni Simkoks për një kohë të gjatë ka qëndruar në shtabin e trupave të Gani beg Kryeziut derisa është zënë rob nga partizanët e brigadës V të komanduara nga Shefqet Peçi.

“Bota Sot”:Pse britanikët ishin mbështetur kaq shumë tek Lëvizja Kryeziu?

Gani Perolli:Së pari ata ishin në krah me boshtin e aleancës kundër nazi-fashizmit që udhëhiqej nga SHBA-të dhe Anglia.Së dyti,ata ishin antikomunist dhe së treti ata ishin fund e krye properen-

dimor. Këto ishin arsyet pse britanikët u përqëndruan dhe u orientuan të bashkëpunojnë me ta

”Bota Sot”:Përkundër faktit se Gani Begu ishte i përkrahur nga britanikët,ai,por edhe britanikët dështuan në misionin e tyre.Si erdhi deri te ky dështim?

Gani Perolli:Po,fatkeqësisht u përsërit historia edhe kësaj radhe.Shqiptarët si çdo here edhe kësaj here për hesap të tjerëve ia kthyen armët njeri-tjetërit.Të ndodhur në një situate shumë të rend dhe me pasoja akoma më të mëdha, ata u detyruan të tërhiqen për të mos shkaktuar luftë vëllavrasëse me partizanët e udhëhequr nga Enver Hoxha.Sipas burimeve britanike,Fadil dhe Enver Hoxha,secili në terenin e vet i kishin nxitur forcat e tyre që me të gjithë trupat që kishin në disponimtë luftonin pa kompromis edhe forcat djathtiste e nacionaliste.Të ndodhur në një gjendje të rëndë forcat batalionet partizane në bashkëveprim me brigadën e V shqiptare në malin Dobrej kishin detyruar të dorzohen Zai Fundon,Said Kryeziun dhe majorin anglez Simkoks. Kapja dhe zënja nga komunistët e Said Begut,ishte një humbje e madhe për forcat nacionaliste.Në kët kontekst,dështimi i misionit të majorit Simkoks e dobësoj tej mase Gani Beg Kryeziun.

”Bota Sot”:Si rodhën ngjarjet më tutje, dhe cili ishte fati i vëllezërve Kryeziu? Gani Perolli:Me dështimin e planit të britanikëve dhe majorit Simkoks,shpresat e Gani Begut,se do të ndihmohët më tutje nga britanikët,u shuan.Në pamundësi të një riorganizimi ai shpërndau njerëzit e tij dhe u strehua në mal me të vëllanë,Hasanin.Në ditët e para të janarit 1945, forcat ushtarake serbo-malazeze e riokupuan Kosovën përsëri.Partizano-çetnikët malazias më vonë e arrestuan atdhe- tarin e madh Gani Kryeziun me vëllain e tij Hasani dhe me 22 bashkëluftëtarë.Hasanin me 22 bashkë luftëtarët e tij i pushkatuan në fsh.Hereq në afërsi të Gjakovës,ndërsa Ganiun e dërgojnë në Prishtinë e më vonë në Beograd.Presioni i ambasadës britanike në Beograd ishe jashtëzakonisht i madh për ta liruar por megjithate ai u dënu dënua me pesë vjet burg.Ai pas një kohe I helmuar vdes në burgun e Mitrovicës së Sremit.

fund

Intervistë me Gani Perollin: Gani Kryeziu kishte arritur të mblidhte rreth 4000 forca

Trumpi dhe Putini, të gatshëm në ndarjen e botës!