(Tregim i dëgjuar në Kumanovë nga pleqnarë të viteve 70/80 ta)
Mbarështruar nga Ahmet Asani
Njëherë në kohë të sundimit osman, njê zotni nga një familje e cila kishte zbritur para shumê vitesh nga malsia, si me thanë nga një fshat i karadakut në qytetin e Gjilanit, ku ishte punësu vet si nëpunës shteti, kishte punësu e martu djemtë me nuse nga familje të bejlerëve e agallarëve, nuk ishte i kenaqur as me djemtë e as me rejat! Ashtu i paknaqur me frymën brenda perbrenda familjes, vendos të shkoj te një hoxhë i ditun, per me pyet se çfar duhej të bante, për ta ndryshu gjendjen!▪︎Pasi ia tregoi gjithë rastin hoxhës, per frymen e brendshme ne familje me të cilën aspak nuk ishte i k’naqun, hoxha e kuptoi problemin se ku ishte dhe si i ditun e kombetar qe ishte, morri njê qitap (libër) nga rafti dhe nisi ta shfletonte dhe bëhej sikur kërkonte diçka tê posaçme per zotniun e paknaqur!▪︎Pasi shfletoi disa faqe, hoxha u ndal diku në një faqe kah mesi, e shikoi zotninë ne sy dhe e pyeti, se a kishte edhe ndonje djal për martesë?!
Po ia ktheu zotnia, e kam edhe një djal pa martu, por pse po më pyet, e pyeti zotnia hoxhën me kurreshjte!▪︎Po te tregoj i tha hoxha, ketu ne kete qitap te cilin e ka shkru nje ylema e dijetar i madh shqiptar, po shkrun qe ti ke dal krejt prej farës së shqiptarisë, e per me hy n’farë, po t’bje me shku në filan katundin e karadakut, ( nuk po ia përmendi emnin katundit) te filan familja me ia lyp çikën per djal!▪︎Qysh bre aga hoxhë me shku unë si qatip, ne ate katund e në ate familje me lyp nuse per djal, ia k’theu zotnia!? E para aj katund ashtê shumë larg qytetit, e dyta ata janê katalik, vazhdoi te fliste zotnia! Po, ia ktheu hoxha, e di që ashtë katund maje bjeshke e larg qyteti, edhe qe janë katolik e di, por unë nuk njoh familje tjetër ma afer, që ka vajza pêr martesê dhe që e ka ruajt farën e shqiptarisë!▪︎Ngoje ti agen hoxhë, nëse do me u k’thy prap n’farê tê shqiptarisê, shko te kjo familje që po të them e lypja çikën per djal, edhe mos ban shumê muhabet, po lutju Zotit ishalla ta jep çikën për djal, se ti ages hoxhë paske dal krejt faresh!