Shkruan av. Zanfir Kryeziu
Ndërsa Muharrem Bajraktari, zoti i Lumës përpiqej të kapërcente vështirësitë që e kishin plakosur,Gani Kryeziu duke lënë pozicionet mbrojtëse, përgaditej të merrte me sulm Gjako- vën.Qyteti shtrihej në anën perendimore të fushës së Kosovës dhe rrethinat e tij, kanë qenë gjithnjë të mbrojtura nga qafet e Zogajt dhe të Prushit.Prandaj Ganiu e ndau ushtrinë e tij në dy pjesë dhe ndërsa zmbrapste gjermanët nga pozitat e tyre në Zogaj,Hasan Kryeziu zuri fortifikatat e Prushit.Në agimin e 12 shtatorit,të dy for- macionet kapën fushën dhe vëllezërit,duke u bashkuar,filluan të zmbrapsin armikun prapa në drejtim të Gjakovës. Simkoksi,i cili u plagos gjatë aksionit,na e përshkroi më vonë nismën e Ganiut si shumë të guximshme,për mundë- sitë e shqiptarëve Në fakt kjo ishte një betejë e madhe.Ganiu qe i zoti t’i përgjigjet zjarrit të artilerisë gjermane, me topat që u kishte rrëmbyer atyre.Në mbrëmje,të gjithë fshatrat midis maleve dhe qytetit gjendeshin në duart e tij, ndërsa kur u ngrysë ai dha urdhër për sulmin e fundit.Pararojat e Ganiut sulmuan me vrull kazermat gjermane në lagjet e jashtme të Gjakovës dhe dogjën depozitat e tyre me benzin.Por malësorët kishin qenë në luftë prej dy ditësh dhe kishin shumë pak municione për t’ia arritur qëllimit të fundit.Gjermanët mbetën zot të qytetit dhe në agim, Ganiu u detyrua të tërhiqej në pozita mbrojtëse në Prush,para se armiku të kundërsulmonte.Duke lënë Hasanin që të mbante Qafën e Prushit,Ganiu dhe Saidi u tërhoqën prapa në male,për tu dhënë mundësi njerëzve të tyre të çlodheshin dhe të bënin plane mbi një sulm të dytë, Nërkohë Simkoksi u kthye në bazën e tij në Dobrej,për ti raportuar kuartierit tonë të Përgjithshëm dhe për të organizuar marrjen e furnizimeve të mëtejshme.Me te shkoi këshilltari i tij politik, Llazar Fundoja, i cili shërbente edhe si përkthyes pranë misionit britanik.Ganiu u pat bërë thirrje udhëheqësve të Kosmetit që të bashkoheshin me te,për të sulmuar Gjakovën,ndaj Simkoksi nuk u çudit kur pa një forcë të madhe partizanësh të ndalonte në Dobrenj.Ashtu si në rastet e mëparshme, ai i mirëpriti duke menduar se kishin ardhur për të luftuar gjermanët dhe i erdhi mirë që formacionet luftarake të Kosmetit, do të mbështeteshin nga Brigade e Pestë e LNÇ-së.
Ditën e nesërme,me 19 Shtator,ndërsa luftëtarët e Ganiu ishin ende në Dobrenj,forcat e Brigadës së Pestë partizane, rrethuan menjëherë bazën e misionit tonë.Komisari i tyre,me fjalët e rrembyera dhe të shkurtëra lajmëroi Simkoksin se duhej ta ndiqte për në Shtabin e përgjithshëm të LNÇ-së në Berat.Simkoksi i kundërshtoi duke i bërë me dije,se një officer britanik nuk mund të merrte urdhëra veç se nga Maklini,ose nga Bari.Por komisari i spjegoi se Enver Hoxha ishte i vendosur të mos toleronte aktivitetin e misioneve britanike,të cilët nuk ishin të akredituara pranë LNÇ-së.
Për të dale nga ky qorsokak,Simkoksi propozoi që t’ia referonte këtë çeshtje Barit me anë të radiotransmetuesit,por komisari vuri një roje të armnatosur pranë aparatit,duke e ndaluar përdorimin e tij. I tërbuar nga një trajtim i tillë, Simkoksi refuzoi të luaj nga vendi,por partizanët shkatëruan çadrën e tij dhe pasi plaçkitën çfarë mundën e detyruan me pahir,që ecte për në jug.Gjatë udhëtimit ai u trajtua si rob lufte dhe pësoi lloj-lloj fyerjesh.Arka u plaçkit,paimet vetiake dhe dokumentat iu kontrolluan,madje partizanët e çarmatosen krejt oficerin britanik.Kështu u çua në Berat, ku iu dorzua misionit britanik dhe u largua me anën e detit për në Bari.