in

Entuziazmi dhe mikpritja e vëllezëve arbëresh te Hora e papërshkrueshme

Për sa ditë zgjati manifesimi te Hora e Arbëreshëve në kuadër të Ditës së themelimit (1488) kjo qytezë arbëreshe vlonte nga prania e madhe e vizitorëve të ardhur nga anë të ndryshme të globit, madje edhe nga andej Atlantikut. Shkas ishte inaugurimi i shtatores impozante të piktorit prishtinas, Gëzim Muriqi, sponzoruar nga mërgimtarët tanë nga shtetet e ndryshme Perëndimore por qytetetarë që jetojnë në Kosovë.

Ndaj edhe të gjithë si një donin ta përjetonin atmosferën e kësaj feste të trefisht: Ditën e themelimit të Horës, inaugurimin e shtatorës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe inaugurimin e muzeut etnografik Nicolla Barabato pas riparive që ishin bë. Nga autoritetet e vendit mësuam se kanë vërshua nga të gjitha anët vërshonin si lumenjë mysafirë, të cilët edhe përbënin dyfishin e vetë banorëve të Horës së Arbëreshëve që aktualisht numron rreth 7 mijë veta e dikur kishte edhe njëherë aq, por migracioni e ka bërë të vetën edhe këtu.

Ajo që impresiononte ishte fakti se kahdo që silleshe mërgimtarët dhe shqiptarët e ardhur nga trojet etnike shoqëroheshin me motrat dhe vëllezërit arbëresh, qoftë në sheshe e restorante ku jehonin këngët e gjitha trevave shqiptare dhe dhe ngulimeve arbëreshe madje jo vetëm me kitar e fizharmonike por edhe me çifteli e sharki që i kishte sjellë grupi që shoqëronte të birin e Heroit legjendar Adem Jashari, Lulzim Jasharin prania e të cilit u prit me ngritje në këmbë në sallën e Bashkisë së Horës. 

Lulëzimi dhe diplomatja Shukrije Ramadani (Bashkëshortja e hero Agim Ramadanit) ishin jo vetëm në shnjestër të  foto-objektivave.Ishin ditët kur të gjitha bujtinat dhe restorantet ishin përplot mysafirë, por krahas kësaj nuk mungonte asnjëçast mikrpritje vëllazërore, një mikprttje me traditë shekullore që më mirë se te Hora e Arbëreshësve nuk shijohet në asnjë ambient shqiptarë, e thjesht tipike dhe përplot dashuri e dhe përqafime ngjashëm sikur njeriou sheh familjarin pas sa e sa vitesh!

Momenti më i veçantë ishte zbulimi i shtatores së Kryetrimit tonë kur e tërë masa , me shqiptarë e arbëreshë të ardhur nga shumë shtete por edhe nga disa kontinente filluan të duartokasin dhe brohorisin, sikur  Gjergj Kastrioti të zbriste nga qielli, me atë refrenin që saherë në shtëpinë e tij Atë Antonio Belushi me të motrën Rina e këndoni këngën : “Skanderbegu vjen nga qiell”, sepse kulti i Heroit tonë Kombëtar këtu trajtohet si hyjni si njeri i shenjtë ndaj edhe në 52 ngulime arb¨reshe i janë ngrit rreth 30 buste e shtatore.Vëllezër dhe motra arbëresh,Bashkiaku Rosario Petta,Vëllezër e motra të rreshtuara pranë Shoqatës Pro Loco ,Ju falënderojmë nga zemra për pritjen mëse të përzemërt përplot fisnikëri e dashurii.Përjetë Arbëria dhe lavdia për Heroin Kombëtar- Gjergj Kastriotin Skëndebeun.

Cubat kanë vënë kravata…

Shpëtohen shtatë emigrantë, zhduken 21 të tjerë pas fundosjes së anijes në Itali