Gani Perolli, botues i librit ne SHBA
Me 10 Shtator, 2021
Një pjesë e konsidoruashme e atyre që ishin të angazhuar në lëvizje politike në Shqiperi dhe Kosovë, dhe ata që patën shërbyar në pozita qeveritare të okuap- atorëve u larguan fill pas luftës në mënyra të ndryshme. Disa qëndruan e vazh- duan rezistencën ndaj rregjimit të ri dictatorial, disa qëndruan të mbëshehur për një kohë, kush më shum e kush më pak. Pastaj dualën ilegalisht në Greqi ose Jugosllavi.
Said Kryeziu qe arrestuar nga komunistët e Kosmetit, së bashku me Majorin Simcox dhe Llazar Fundon me 20 Shtator, 1944, në Dobrdej të Malsisë. Majori Simcox, ishte i atashuri Britanik tek Lëvizja Kryeziu. Njeriu që i arrestoj ishte Ismet Shaqiri, por me ate grup ishte edhe Fadil Hoxha, Shefqet Peçi, etj. Pas arrestimit Simcox pat zhvilluar një bisedë me Fadil Hoxhen, duke kritikuar qëndrimin e tij, dhe duke i thënë që çdo kërcënim ndaj vëllerve Kryeziu do të konsiderohëj krim ndaj Britanisë. Ato armë që Gani Kryeziu ua kishte shpërndar komunistëve të Kosmetit, tash ata ua këthyan kundër tyre.
Gjat arrestimin të këtyre personalitetëve komunistët u thanë që ata i kërkonte general Dali Ndreu për takim, por kjo doli e pavërtetë, sepse urdhi ishte i Enver Hoxhe t’a takonte Said Kryeziun në Berat, ku po mbahej Plenumi i parë i Partisë Komuniste Shqipëtare. Por në anën tjetër ai kishte derguar urdhër me anë të
Lirie Gegës, që Fundon ta mbajnë andej, ta turturojnë, e pastaj ta pushkatojnë, dhe kështu ndodhi. Fundon e kanë lidhur dhe e kanë ngrehur zhag pas kalit të Shefqet Peçit. Kur kanë arritur në në Kolesjan të Lumes në shtëpinë e Miftar Spahisë, Fundon e kanë torturuat brutalisht dukem prosekutuar, mandej e kanë Pushkatuar. Kur arriti në Berat, Said Kryeziu e u takua me Enver Hoxhen. Julian Amery thotë që Enveri i ofroj nënkryesinë e shtetit, Por ay e refuzoj, dukei thënë atij: Ti ma vrave mikut dhe këshilltarin, Llazar Fundon. Si mund të bashkpunoj unë me ty. Me vonë Anglezët e muarën Saidin me aeroplan ushtarak nga Berati dhe e dërguan në Bari të Italisë. Ky ishte i vetmi njeri për të cilin Anglezët ndërhynë për ta shpëtuar nga komunistët.
Emigrazjoni i parë ishte në Greqi që nga viti 1945. Kur Muharrem Bajraktari arriti në Greqi me grupin e tij, në fund të vitit 1946, në Kampin e Haxhiqirjakos gjetën 900 emigrant shqirpëtar. Në kampin e Lavrios ishin 1000 emigrant shqipëtar. Grekët i kanë keqtarjtuar emigrantët shqipëtar vazhdimisht me pretendimet e tyre shoveniste ndaj një pjese të shqipërisë së Jugut.
Komiteti Kombëtar Shqipëria e Lirë është formuar në Paris me 26 Gusht 1949, me këta përsona: Mitha Frasheri, Abas Kupi, Said Kryeziu; Zef Pali, dhe Nuçi Kota. Këta kanë qënë në Këshillin Ekzekutiv të komitetit. Në komitet kanë marrë pjesë këto tri parti politike: Balli Kombëtar, Lëvizja e Legalitetit, dhe Lidhja Kombëtare Shqjpëtare e Bujqëve dhe Katundarëve.
Komiteti ka qënë consideruar qeveri në margim nga aletët Anglo-American.
Kur komiteti u zgjerua në vitin 1953. Blloku Kombërtar Indipendent prap nuk u pranua si parti në komitet, por përsona të Bllokut si Ismail Verlaci, Ndue Gjomarkaj e disa të tjerë u pranuan.
Komiteti kishte dy qëllime:
1). Bashkimi i Diasporës Shqipëtare, dhe 2). Në rast të lirimit të shqipërisë, ky Komitet shkonte në shqipëri si qeveri provisionale deri sa të bëhën votat e lira në të cilën kohë edhe këta do shpallnin kanditaturat e tyre për qeverinë e ardhëshme.
Me 29 Gusht, 1949 qeveria Jugosllave ka botuar nje artikull ne New York Times, ku lajmëron që ajo kishte formuar komitetin e saj për ndërrimim e qeverisë në Shqipëri dhe se ky komitet kryesohej nga Gani Beg Kryeziu, me Bajram Bajraktarin, të vëllaun e Muharrem Bajraktarit, si nën-kryetar. Anëtarët e tjerë të këtij komiteti në artikull janë Cen Elezi së bashku me djalin e tij, Gani Elezi, Dan Kaloshi, dhe Café Bey Ulqinaku. Sipas informatave që kanë dalë më vonë, është e vërtetë që qeveria Jugosllave i kishte pas propozuar Gani Kryeziut kryesinë e shtetit Shqiptar të cilin propozim ai e refuzoj kategorisht, duke ju spjeguar shokëve të çelisë së burgut me këto fjalë: “Më mirë në vorr se horr”.
Pas formimit t Komiteti Kombëtar Shqiperia e Lire në Paris, Jugosllavia formoj një komitet të vetin, në vitin 1950, gjoja pë të zavendsuar qeverinë e Enver Hoxhes.
Në këtë komitet figurojshin: Apostol Tenefi (kryetar), Tajar Hatipi (nën-kryetar), Nik Sokoli (nën-kryetar), dhe Lutfi Spahija. Qendra e këtij komiteti ishte në Prizren e mandej në Prishtinë.
Gjatë qëndrimit tonë gjasht vjeçar në Jugosllavi askush nga emkigrantët shqiptar nuk shprehëj për ndonjë identifikim me ndonjë parti shqiptare që egzistonte në botën përendimore. Këto tendenca lindën posa kaluam kufirin e Jugosllavisë për në Itali. Së pari kemi arritur në kampin e rrefugjatëve në Triest nga fundi i vitit 1954. Ne ishim grupi i parë familjarë që na patën arrestuar në kufirin Jugosllavo-Italian nga fundi i vitin 1954, dhe na patën dërguar në kampin e përqëndrimit në Gerovo të Kroacisë.
Me 15 Dhjetor 1955 qeveria komuniste e Shqiperisë u pranua në Asamblenë e Kombëve të Bashkuara në New York, me një tregëti që shtetët përendimore arritën me Bashkimin Sovietik, siq e spejgoi Tajar Zavalani në prezentimin e tij në Radio Londra në atë kohë.
Si rezultat i këtij vendimi, Komiteti Kombëtar Shqipëria e Lirë u shpërbë, kështu që nuk egzistonte më, sepse nuk mund t’u njohëshin dy qeveri në të njejtën kohë. Më vonë qe formuar një grup nga 5 persona gjoja independent, por nuk ishin. Përsonat e këtij grupi ishin: Rexhep Krasniqi, Ndue Gjonmarkaj, Nexhat Peshkepia, Vasil Germenji, dhe Sotir Avrami. Rexhep Krasniqi bente pjesë në grupin e Xhafer deves; Ndue Gjonmarkaj ishte nenkryetar I Bllokut Indipendent, Nexhat Peshkepia ishte ne Ballin Kombetar. Ky komitet nuk ka pasur kurrfar jehone. Këta adoptuan emrin e Komitetit të më parrshëm, sepse nuk ishte askush që t’a kundërshtoj. Ky grup nuk ka pasur asnjë mandat politik apo kombëtar. Ky grup nuk perfaqësonte askend, përvec të pesë përsonave që ishin të punsuar aty. Mandati kryesor i këtijë grupi ka qënë për të mbushur formular për emigrim.
Ky grup gati e zbrazi Malin e Zi nga Shqipëtarët, duke i sponsorizuar për me ardhë në SH.B.A.