SHBA-të duhet të investojnë më shumë në diplomaci. Kush do të qeverisë botën në 2021? Institucionet ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara janë dobësuar nga lojërat e pushtetit të fuqive të mëdha.
Rusia do të jetë një sport plaçkitës, por jo një lider. Në Evropë , Boris Johnson do të ketë duart e tij të mbushura me Brexit, Angela Merkel do të largohet nga skena dhe Emmanuel Macron ka ide të mëdha, por burime të kufizuara. Kina është superfuqi në rritje. Gjithmonë më i sigurt, por as i gatshëm dhe as i aftë për të marrë barrën e udhëheqjes globale. Pyetja është nëse Amerika, nën Presidentin Joe Biden, do të jetë në gjendje të marrë përsëri atë rol.
Amerika ka qenë në tërheqje për disa vjet, e lodhur nga “luftërat e saj të pafund”. Barack Obama mendoi se ishte koha për të provuar “ndërtimin e kombit në shtëpi”. Donald Trump solli me entuziazëm trupat në shtëpi dhe e liroi vendin nga shumë detyrime ndërkombëtare, përfshirë marrëveshjen e klimës së Parisit, marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe – mes një pandemie – Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Ndërsa Amerika u tërhoq, udhëheqësit autoritarë triumfuan dhe provokuan rëndë demokracitë në shumë vende.
Tërheqja nuk ishte opsion atraktiv për SHBA
Shikimi drejt së ardhmes, tërheqja e mëtejshme nuk është një mundësi tërheqëse. Sepse kërcënimet globale do të shumëfishohen, nga pandemitë, te ndryshimi i klimës, deri tek armët hapësinore. Dhe në një botë gjithnjë e më shumë të polarizuar, Amerika nuk do të mund të mbështetet më thjesht në gjetjen e rrugës së saj. Ajo do të duhet të pohojë interesat e saj përmes bindjes, ndërtimit të koalicioneve dhe punës me aleatët. Shkurtimisht, do të duhet të mbështetet te diplomacia.
Kjo nuk është aspak një perspektivë e tmerrshme. SHBA do të ruajë përparësi të konsiderueshme në epokën gjeopolitike që është tani para nesh, e cila karakterizohet nga më shumë konkurrencë. Ata janë akoma fuqia më e fuqishme ushtarake dhe ekonomia më e madhe në botë.
Ndryshe nga rivalët si Kina dhe Rusia, ata kanë aleatë të fortë që mund të ndihmojnë në rritjen e ndikimit të tyre. Dhe në rastin më të mirë, Shtetet e Bashkuara janë një mbrojtës i të drejtave dhe lirive të njeriut që mund të frymëzojë njerëzit kudo që ndodhen. Amerikanët kanë të drejtë kur duan të zvogëlojnë lojërat e tyre muskulore ushtarake. Fuqia e forcave të tyre të armatosura do të vazhdojë të jetë një faktor kritik në ndikimin e tyre.
Por që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, politika e jashtme e superfuqisë është mbështetur shumë te mjetet ushtarake. Tani është koha të vendosim diplomacinë në radhë të parë. Por ndërsa kërkesa për diplomaci të qëndrueshme dhe të sofistikuar amerikane rritet, aftësia e shërbimit të jashtëm të vendit për të përmbushur atë nevojë po bie nga sytë e opinionit. Ministria e Jashtme është demoralizuar sot dhe vuan nga një mungesë masive e të rinjve. Nuk do të jetë aq e lehtë për t´u rregulluar.
Një fuqi e madhe e ka lënë shërbimin e saj diplomatik të zvarritet në mënyrë të rrezikshme
Edhe nëse problemet e agjencisë federale më të vjetër nuk filluan me administratën Trump, ato u thelluan në mënyrë dramatike nën të. Presidenti Trump foli me përçmim të “Departamentit të thellë të Shtetit”, kërkoi vazhdimisht (megjithëse pa sukses) që buxheti i tij të shkurtohej dhe sulmoi diplomatët me përvojë publike. Për shembull ata që kishin të bënin me marrëdhëniet me Ukrainën dhe shkelja e tyre e vetme ishte sepse kishin bërë punën e tyre.
Diplomatët e karrierës janë përjashtuar nga poste të larta të politikëbërjes së jashtme. Dhe përqindja e ambasadorëve të emëruar politikisht – kualifikimi kryesor i të cilave shpesh ishte, si dëshirë e dhuratave të tyre politike – arriti lartësi të reja. Diplomacia e Shteteve të Bashkuara është në krizë.
Çfarë mund të bëhet Tri herë në njëqind vitet e kaluara – pas Luftës së Parë Botërore, pas Luftës së Dytë Botërore dhe gjatë Luftës së Ftohtë – Kongresi miratoi ligje që e bënë Shërbimin e Jashtëm të përshtatshëm për të ardhmen. Por për dekadat e fundit, Parlamenti është përqendruar në pajisjen e forcave të armatosura amerikane dhe organizimin e sigurisë së brendshme të vendit, jo në diplomaci.
Do të ishte e dyshimtë nëse deputetët tani mund të bien dakord mbi një kornizë të re për Ministrinë e Jashtme. Me ose pa një ligj të ri, Amerika do të duhet të rimendojë diplomacinë e saj me një pamje globale më konkurruese.
Amerikë, rizbuloni Shkëlqimin tuaj!
Disa personalitete kanë filluar ta bëjnë atë në fund të fundit. Përfshirë një grup të udhëhequr nga ish-ambasadorë në Shkollën John F. Kennedy në Universitetin e Harvardit të cilët kanë hartuar një udhërrëfyes të diplomacisë. Disa nga propozimet e tyre përfshijnë ndryshime në funksionimin e burokracisë së Departamentit të Shtetit. Kjo është jashtëzakonisht krenare dhe e rrezikshme. Ajo do të duhet urgjentisht të modernizojë strukturën e saj të karrierës dhe të hapë veten në të gjitha nivelet, jo më pak për të kompensuar disa bilance të mjerueshme: ambasadorët e Amerikës jashtë vendit përfshijnë vetëm tre afrikanë dhe katër amerikanë hispanikë.
Por ideja kryesore është sa e thjeshtë aq edhe e vonuar. Një fuqi e madhe e ka lënë shërbimin e saj të huaj të rrëshqasë, dhe në një masë të rrezikshme. Për të ardhmen e vet dhe për të mirën e botës, Shtetet e Bashkuara duhet të investojnë përsëri në diplomaci në vitin 2021.
Daniel Franklin, Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja