Bugajski: Administrata e Bidenit duhet të kryejë një hetim gjithëpërfshirës mbi operacionin e Kremlinit dhe rolin e qeverisë së Vuçiqit në ofrimin e mbështetjes.
Vendimi i Gjykatës së Apelit është një ndër ngjarjet shqetësuese të kohëve të fundit në Malin e Zi, qëllimi i të cilit është të rrisë ndikimin e Beogradit dhe Moskës, ka vlerësuar për “Zërin e Amerikës” Janusz Bugajski, bashkëpunëtor i Qendrës joqeveritare për Analizën e Politikave Evropiane me bazë në Uashington”.
Në një vështrim me shkrim, Bugajski thotë që po duket se autoritetet e reja malazeze po largohen nga qëllimet e tyre të shpallura.
– Koalicioni i ri qeverisës mund të ketë mashtruar Uashingtonin dhe Brukselin të besojnë se priorite i tij do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Përkundrazi – po bëhet e qartë se disa anëtarë të qeverisë së re po përpiqen të mbulojnë lidhjet e korruptuara me oligarkët rusë dhe shërbimet e inteligjencës, gjë që dobëson pavarësinë e Malit të Zi – theksoi eksperti ndërkombëtar për Ballkanin në përgjigje të “Zërit të Amerikës”.
Bugajski nuk specifikoi se për cilët anëtarë të Qeverisë bëhej fjalë as ku e mbështeste ai pohimin e tij. Megjithatë, theksoi se zhvillimi aktual i ngjarjeve mund të meritonte vëmendjen e zyrtarëve amerikanë.
– Administrata e Bidenit duhet të kryejë një hetim gjithëpërfshirës mbi operacionin aktual të Kremlinit për të minuar një anëtar të NATO-s nga brenda dhe rolin e qeverisë së Vuçiqit në mbështetjen dhe korrjen e përfitimeve të politikës destabilizuese të Putinit në Ballkanin Perëndimor – përfundon Janusz Bugajski përgjigjen e tij për Zërin e Amerikës.
Zëri i Amerikës ka kërkuar reagim nga Departamenti i Shtetit për vendimin e Gjykatës së Apelit, por ende nuk ka marrë një përgjigje e kërkesës për koment.
Gjykata Malazeze e Apelit rrëzoi vendimin me të cilin ishin dënuar 13 persona të akuzuar për përpjekje për terrorizëm ditën e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016 me gati 70 vjet burg. Vendimi u rrëzua për shkak të, siç thuhet, shkeljeve të rëndësishme të dispozitave të procedurës penale.
Gjykata e Apelit pranoi ankesat e mbrojtësve të dënuar me shkallën e parë me aktgjykimin e Gjykatës së Lartë në Podgoricë, i cili u shqiptua më 9 maj 2019. Procedura u rikthye në Gjykatën e Lartë, por siç tregohet në vendim, përpara një Këshilli Gjyqësor të ndryshuar plotësisht.
Midis tyre janë shtetasit rusë Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, të cilët u akuzuan për kryerjen e kryerjes së veprës penale e të terrorizmit në tentativë dhe të dënuar në shkallën e parë me 15 dhe 12 vjet burg.
Krerët e Frontit Demokratik (DF), Milan Knezheviq dhe Andrija Mandiq, u dënuan me pesë vjet burg secili me akuzat e krijimit të një organizate kriminale.
Vendimi për shtetasit e akuzuar serbë u rrëzua: Gjeneralin në pension të Xhandarmërisë Serbe Bratislava Dikiq, i cili u dënua me tetë vjet burg, si dhe për Predrag Bogićeviq, Nemanja Ristiq, Kristina Hristiq, Branko Miliq, Milan Dušiq, Dragan Maksiq, Srboljub Gjorgjeviq dhe aktivistin e DF’së dhe Mihailo Çagjenoviq.
Gjykata e Apelit urdhëroi që Bratislav Dikiqit t’i hiqet paraburgimi dhe të lirohet menjëherë. Të dënuarit e tjerë nga Gjykata e Lartë u lanë të lirë më parë ose ishin të paqasshëm për gjyqësorin malazez.