in

Aktiviteti politiki i Said Kryeziut !

 

Leonora Laçi-Shkodër

 

Said Kryeziu lindi në vitin 1911 në Gjakovë, në një familje të pasur. Familja Kryeziu kishte prestigj të lartë në Kosovë, e cila ka luajtur rol kryesor në sferën politike mes shqiptarëve.

Saidi në vitin 1933 shkon në Francë,ku studion në Paris për shkenca politike.Pas përfundimit të studimeve u kthye në Gjakovë. Lufta e gjeti në Jugosllavi. Saidi u angazhua politikisht kundër pushtuesit fashist, por përpjekja e tij së bashku me nacionalistët e tjerë dështoi dhe u zunë rob nga gjermanët të cilët ja dorëzuan italianëve dhe i internuan në kampin Ventotene. Në shtator, 1943, pas kapitullimit të Italisë, gjermanët i lëshuan robërit në mes tyre edhe vëllezërit Kryeziu të cilët u kthyen në shtëpitë e tyre në Gjakovë, por përpjekjet e tyre kundër fashizmit nuk i  ndalën për asnjë moment duke organizuar simpatizantët e tyre të shumët kundër nazi-fashizmit.

Është grupi që ka bërë luftën më të suksesshme kundër gjermanëve ndër gjithë grupet naciona- liste . Tek ata ishte i vendosur misioni ushtarak anglez, kryesuar nga oficeri Simkoks.Në fillim, vëllezërit Kryeziu kishin marrëdhënie të mira me partizanët,edhe pse nuk iu bashkuan Lëvizjes Nacional çlirimtare, por pas një kohe marrëdhëniet mes tyre u keqësuan, kryesisht për shkak të çështjes së Kosovës të cilën Kryezinjët e shifnin si pjesë e pandashme e Shqipërisë etnike dhe lidhjeve të vëllezërve Kryeziu me anglezët. Kur Kryezinjët bashkë me formacionet e tjera nacio- naliste, me kërkesë tëMaklinit, shefit të misionit ushtarak anglez pranë liderëve nacionalistë të Shqipërisë Veriore, po bëheshin gati të sulmonin pozitat dhe kolonat e gjermanëve në tërheqje e sipër, partizanët i sulmuan befasishtë.Ndërkohë  që Ganiu me vëllezërit Saidin dhe Hasanin,  po zhvillonin një operacion kundër gjermanëve rreth Gjakovës,një njësi partizane arriti të kapte misionin ushtarak anglez, të kryesuar nga Simkoks, pranë vëllezërve Kryeziu, dhe e dërguan atë në Berat. Pas kësaj vëllezërit Kryeziu s’kishin më as një mundësi për të kontaktuar me komandën aleate. Në atë rast dhe vetë Saidi u zu rob nga partizanët, të cilët e mbajtën peng. Saidi arriti të arratiset me ndihmën e anglezëve, dhe nga Berati me aeroplan kalon për në Itali. Ishte një nga organizatorët dhe udhëheqësit më aktiv politik ndër shqiptarë. Në vitin 1949 themeloi Partinë e Bujqve dhe Katundareve në të cilën ai ishte Kryetar, amerikanët kishin besim tek Saidi dhe zgjedhja e tij antarë i Komitetit Shqipëria e Lirë e dëshmon këtë. Më 14 gusht 1949 në Romë u mbajt Kuvendi i parë themelues i Lidhjes së Katundarëve dhe Bujqve. Udhëheqja e kësaj partie synonte bashkimin e tërë emigracionit shqiptar në një organizatë, pasi e shihnin që Komiteti Kombëtar Shqipëria e Lirë nuk i përfaqësonte të gjithë. Aktivitetin më të madh, Said Kryeziu,     në organizimin e emigracionit shqiptar e ka bërë në Greqi dhe Itali. Saidi ka afruar shqiptarët e Kosovës në partinë e tij dhe nëpërmjet kësaj të kishte përfaqësim të shqiptarëve të Kosovës në Komitet. Edhe Nicholas Bethel shprehte në librin e tij- se kosovarët,në verilindje, drejtoheshin prej familjes Kryeziu.

Ndër  eksponentët kryesorë të Partisë së Bujqve dhe Katundarve ishte përveç Said Kryeziut dhe Hysni Mulleti, EqeremTelhaj, Hasan Kaloshi, Ibrahim Farka, Zija Kosova etj. Said Kryeziu më 22 Maj 1951 ka udhëtuar për në Romë nga Nju-Yorku, duke kaluar nëpërmjet Gjermanisë. Në Salcburg ka qëndruar dy ditë tek shqiptarët e atjeshëm që janë në ushtrinë aleate. Atyre u ka thënë se së shpejti do të shkojë në Shqipëri. Në aeroport e përcollën pjesëtar të Kompanisë 4000, Çaush Basho, Ismet Telji, kapiten Xhemal Laçi major dhe një officer anglez. Saidi u mundua të mbaj raporte dhe të sheshoj polemikat mes shqiptarëve në emigracion, problemet i kishte përfaqësimi i shqiptarëve të Kosovës në Komitetin Shqipëria e Lirë,për këtë ai i dërgon Mustafa Pervizit një letër, ku thotë se do të formohet një komitet i kosovarëve, i cili do të mbrojë interesat e tyre. Komiteti do ta ketë selinë në Turqi ose në Greqi.Pasi dihet që në Turqi kishte një komuni- tet të madh shqiptarësh. Në krye të Komitetit do të ishte Rexhep Mitrovica. Grupi i kosovarëve mbante një qëndrim ekstrem antijugosllav ndaj qeverisë Jugosllave.Çlirimi i Kosovës nga sllavët ishte ndër pikat kryesore të programit të tyre, madje dhe bashkimin me Shqipërinë, por në një Shqipëri Republikane.Në vitet 50 Xhafer Deva kishte bërë një marrëveshje me Said Kryeziun për çështjen e përfaqësimit të Kosovës në Komitet, në korenspondencat mes tyre, Kryeziu e siguron Xhafer Deven se në Komitet do të vepronte si kosovar dhe do të mbronte çështjen e Kosovës në çfarëdo rrethanë politike, megjithëse Deva shprehej në letra se Said Kryeziu ishte përzgjedhur si anëtar i komitetit nga anglezët.Në 1959, ai emigroi në Shtetet e Bashkuara derisa u nda nga jeta në 1993.

 

Lini një Përgjigje

"Rreziku" nga muxhahedinët iranianë në Shqipëri

Putini e do Kuranin, por i urren myslimanët