in

MUHARREM DEZHGIU MASAKRA E HEREÇIT NË NDËRGJEGJEN HISTORIKE TË SHQIPTARËVE*

Lëvizja e rezistencës antifashiste nën drejtimin e Gani Kryeziut që vepronte në Malësinë e Gjakovës, bashkëpunonte edhe me faktorë të tjerë shqiptarë, siç ishin çeta e Krasniqes e komanduar nga Sali Mani, batalioni “Perlat Rexhepi” dhe me forcat partizane të Kosovës të komanduara nga Fadil Hoxha, që vepronin në rajonet e Tropojës, me qendër në Valbonë. Si luftëtarë nacionalistë, Kryezinjtë (Hasani, Seit dhe Ganiu) iu përmbajtën traditës së bashkëpunimit të të gjithë shqiptarëve, pa dallim feje, krahine apo bindjeje politike, por duke ruajtur identitetin e vet të lëvizjes. Ata nuk e bënë lëvizjen e tyre pjesë të partive apo organizatave të tjera politike shqiptare, duke menduar se, do t’i shërbenin më mirë luftës për çlirimin kombëtar të shqiptarëve në vitet e Luftës së Dytë Botërore.

 Përpjekja e PKSH për t’i futur Kryezinjtë në organizatën e FNÇ, synonte që lëvizja e tyre të mos identifikohej si e veçantë. Shqetësimi i PKSH për luftën e pandërprerë të Kryezinjve kundër gjermanëve, si dhe shqetësimi i PKJ për zgjerimin e Lëvizjes Kryeziu në Kosovë, duke u bërë faktor i fuqishëm për pasluftën, ishte arsyeja kryesore, që, në muajt e fundit të vitit 1944, bashkëpunimi me forcat e mësipërme të prishej, duke kaluar në konfrontim midis tyre. Negativisht iu përgjigjën Kryezinjtë edhe propozimit të bërë nga partizanët F. Hoxhës, për t’u përfshirë në formacionin e Lëvizjen Nacionalçlirimtare të Kosovës. Vëllezërit Kryeziu ishin të bindur se, Lëvizja NÇ e Kosovës, e cila ishte pjesë e LNÇ të Jugosllavisë, e drejtuar nga PKJ, nuk mund të gjente mbështetje nga populli shqiptar i Kosovës. Për më tepër, mbi shqiptarët në Kosovë kishte lënë gjurmë të thella pushtimi 30-vjeçar serb me politika genocidiste e shkombëtarizuese.

Ndonëse Kryezinjtë vepronin në terren me më pak forca, ata ishin në gjendje të bënin organizimin dhe plotësimin e formacionit të tyre me luftëtarë që arrinin deri në 2000-3000 veta. Këtë gjë e ka pohuar dhe majori britanik * Kumtesë e mbajtur në veprimtarinë përkujtimore në Tropojë e Gjakovë, organizuar nga Komuna e Bytyçit, me rastin e 66-vjetorit të kësaj ngjarjeje. 234 Referate e kumtesa Simkoks. “Nga mesi i shtatorit 1944 forcat e Kryeziut ishin bërë aq të forta sa të ndërmerrnin një sulm të gjerë kundër gjermanëve në Gjakovë1 . Deri në gjysmën e parë të shtatorit 1944, kur Lëvizja NÇ Shqiptare nuk kishte hyrë në veprimet e luftës civile, Lëvizja Kryeziu vazhdoi me sukses luftën kundër gjermanëve në Bytyç, në Pac, në Kam, në Kepenek, Zogaj, Vlad, Devë, Zherkë, Qerret, Junik dhe në luftën për çlirimin e Gjakovës (10-16 shtator 1944). Rritja e autoritetit të Lëvizjes së Kryezinjve dhe mbështetja e përkrahja nga britanikët, e tronditi PKSh. Ajo e shihte si një rivale të fortë në synimet e saj, për të marrë pushtetin, si një forcë e vetme. E. Hoxhën e kishte alarmuar kërkesa e ministrit të Jashtëm britanik, sipas së cilës, i bënte të ditur atij (Hoxhës) se, “Kur të vinjë koha për njohjen e qeverisë së tij, duhet të këshillohet dhe të pranojë në qeveri persona të tillë si Vëllezërit Kryeziu, të cilët kanë dhënë prova të luftës antifashiste dhe të patriotizmit”2 . Në këto rrethana, kur Lëvizja Kryeziu ishte bërë faktor i rëndësishëm i luftës për liri e çlirim kombëtar dhe ishte bërë një kërcënim për interesat jugosllave në Kosovë dhe në Shqipëri, PKSH dhe PKJ ndërthurën planet për asgjësimin e saj. Ishin koordinuar veprimet, për asgjësimin jo vetëm të Kryezinjve, por edhe të Llazar Fundos, si “armik i Kominternit” që qëndronte pranë Kryezinjve.

 Për këtë gjë Fadil Hoxha kishte biseduar me shokët e Kosmetit dhe kishte vënë në dijeni edhe drejtuesit sllavë të Komitetit Krahinor të PKJ për Kosovën. Bashkëpunimi komunist shqiptaro-jugosllav, për eliminimin e Lëvizjes Kryeziu është dokumentuar tashmë. E. Hoxha ka thënë: “Interesi i dy partive tona (PKSH dhe PKJ) dhe i luftës sonë të përbashkët kërkon që këta armiq (Kryezinjtë – M.D.) të dënohen ashpër… Njerëz të tillë meritojnë plumbin ballit… Ushtria jonë Nacionalçlirimtare i kapi këta banditë dhe i dënoi me vdekje”3 .

Forcat e Kryezinjve u sulmuan njëherësh nga forcat Nacional-çlirimtare të Kosovës, të komanduara nga Fadil Hoxha dhe nga forcat e Brigadës V të UNÇSH, të komanduara nga Shefqet Peçi, më 20 shtator 1944. Për këtë veprim u zbatua radiogrami i E. Hoxhës që urdhëroi: “Zai Fundon ta torturoni deri në vdekje dhe pastaj ta pushkatoni”4 . Urdhri u realizua më 23 shtator 1944. 1 Reginald Hibbert, Fitorja e hidhur. Lufta Nacionalçlirimtare e Shqipërisë, Tiranë: SHB Lidhja e Shkrimtarëve, 1993, f. 311. 2 Uran Butka, Ringjallje, Tiranë: “Phoenix”,1995, f. 98. 3 Enver Hoxha, Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë, Tiranë: 1972, f. 314 – 315. 4 Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë / Arkivi i Partisë (më tej: AQSh/AP), Fondi i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH. Radiogrami i E.Hoxhës për Korparmatën e Parë, 21.9.1944. Referate e kumtesa 235 “Vrasja brutale e Fundos – ka vënë në dukje R. Hibbert – ishte dëshmi e natyrës të papranueshme të pushtetit partizan”5 . Nga letra tepër konspirative e E. Hoxhës, Liri Gega mori porosinë, sipas së cilës: “Mos kërkoni më nga Ganiu të dorëzohet, por me çdo kusht dhe me ashpërsi të sulmohet dhe të vritet. Duhet të veproni sa më parë se mund t’i vijnë në ndihmë kosovarët”6 . Këtë qëndrim, të goditjes së tij nga LNÇL, Gani Kryeziu nuk e kishte menduar kurrë, pasi kishte bashkëpunuar me ta sinqerisht. Megjithatë, ai nuk kundërveproi, sepse nuk e dëshironte një luftë midis shqiptarëve, për t’iu bërë qejfin armiqve. Tragjedia e Kryezinjve dhe mbështetësve të tyre do të mbyllej në trevën e Kosovës. Repartet e OZNA-s dhe divizionet e UNÇJ, pasi kishin pushtuar Kosovën, me dhunë e gjak, në ditët e para të janarit 1945, rrethuan kullën e Kryezinjve në Gjakovë, me pretekstin e bisedimeve me Gani Kryeziun. Por, ishte një grackë, sepse e arrestuan dhe e nxorën para gjyqit në Beograd, me akuzën absurde, si bashkëpunëtor i gjermanëve etj. Përpjekjet e britanikëve, për të hedhur poshtë akuzat ndaj tij dhe për të vërtetuar të kundërtën, nuk patën sukses.

 Për, çështjen e Gani Kryeziut pati shumë nota diplomatike, raporte e informacione deri te biseda e të ngarkuarit të Britanisë së Madhe me Titon, por nuk patën rezultat. Gani Kryeziu u burgos në burgun e Sremsko Mitrovicës për të mos dalë më i gjallë. Në kullën e Kryezinjve në Gjakovë, bashkë me Ganiun ishin 22 bashkëluftëtarët e tij, si dhe 4 simpatizantë të ndodhur aty rastësisht. Detashmentet e OZNA-s, me pabesi, i morën bashkëluftëtarët e Kryezinjve, gjoja për t’i çuar në Pejë, por i masakruan barbarisht në Hereç të Deçanit, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore deri në vdekje. Kjo masakër ka hyrë në histori me emrin masakra e Hereçit. Rrëfimet e dy dëshmitarëve që mbijetuan nga ajo kasaphanë, të rrëqethin, për skenën e llahtarshme që ata përjetuan. Ishin 24 burra të Malësisë së Gjakovës, bashkëluftëtarë të Kryezinjve që u radhitën ndër mijëra viktima të tjera të qëndresës shqiptare kundër ripushtimit jugosllav të Kosovës. Emrat e tyre mbetën të skalitur në ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve. Ata ishin Hasan Kryeziu, Xhevat Kryeziu nga Gjakova, Selim Male Duka, nga Paci, Brahim Musli Demaliaj nga Vladi, Shaban Sadik Saraçini nga Berisha, Shpend Beqir Pregjoni me të birin Sali Pregjoni, Nikë Arif Pregjoni dhe Halil Pregjoni nga Zherka, Mete Rexhë Saraçini, Col Isuf Koka, Sadri Gjon Papaj nga Berisha, Sali Shpend Muja nga Paci, Mus Avdul Neza nga Leniqi, Musë Zenel Alimetaj, Ali Miftar Zhuta nga Kepeniku, Ramë Osmani, Shpend Halili, Mehmet Musa nga Gashi, Smajl Sadik Koka nga Berisha, Rexhë Mehmeti nga Paci, Ahmet 5 R. Hibbert, Fitorja e hidhur…, f. 313. 6 AQSH/AP, Fondi (më tej: F.) 41, dosja (më tej: D.) 158. Radiogram i E.Hoxhës për Korparmatën I. 236 Referate e kumtesa Ali Mehmetaj nga Vladi, Zenel Miftar Zhuta dhe Shaban Ali Bajrami nga Kepeniku. Ata nuk ishin as kriminelë, as tradhtarë, as mercenarë por ishin luftëtarë të shquar për Shqipërinë e Kosovën e lirë. Udhëheqja e PKSH, që mori pushtetin në Shqipëri, në fund të Luftës së Dytë Botërore, nuk reagoi asnjëherë për masakrën e Hereçit, ku u masakruan qytetarët shqiptarë. Nuk mendohej ta bënte një gjë të tillë, sepse, aso kohe, ajo flirtonte me PKJ për interesa egoiste e të ngushta, për të marrë pushtetin politik në Shqipëri. Bashkëpunimi i PKSH me PKJ për krime kombëtare nuk u ndal këtu.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e qeverisë Hoxha, u autorizuan oficerët e UDB-së Jugosllave, të hynin në vitin 1945 në tokën shqiptare, për të ndjekur e vrarë mbi 1000 shqiptarë nga Kosova, që ishin futur në gjirin e tokës amë, për t’i shpëtuar gjenocidit serbo- sllav7 . Fushata e dhunës dhe e terrorit të reparteve të UNÇJ kundër shqiptarëve të cilët etiketoheshin reaksionarë, ishte zbatimi i idesë së Çubrilloviçit për spastrimin etnik të shqiptarëve, sipas së cilës, situata e luftës përbënte kohën më të përshtatshme për zgjidhjen e problemit të pastrimit etnik në Jugosllavi8 . Të gjitha këto veprime represive të pastrimit etnik të shqiptarëve, në kushtet e vendosjes së një regjimi komunist, merrnin një përmasë të dyfishtë. Shqiptarët vriteshin e persekutoheshin jo vetëm për përkatësinë etnike si shqiptarë (vazhdimi i një politike të mëparshme), por edhe si kundërshtarë politikë të komunistëve, që vendosën pushtetin në Shqipëri e Jugosllavi.

 Malësia e Gjakovës përjetoi, në mënyrë të dhimbshme, rindarjen e shqiptarëve në fund të Luftës së Dytë Botërore. Shërimi i kësaj plage të ndarjes së shqiptarëve filloi me çlirimin e Kosovës dhe shpalljen e pavarësisë së saj nga “perandoria” serbe. 

7 Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, D.B.-VII2, Tiranë, 19.1.1950. 8 Arkivi i Institutit të Historisë, A-VII-561, V. Çubrilloviç, Problemi i pakicave në Jugosllavinë e re.

Uashingtoni përcakton si organizata terroriste 8 kartele të drogës në Amerikën Latine

Merz (CDU) pritet t´i fitoi zgjedhjet e së dielës në Gjermani