Sherif Ramabaja
Zoti kryeministër ka dy vite që po presim të zhvillojmë një intervistë me ju. Pyetjet është dashur t´i ndryshojmë dhe t´ia përshtatim aktualitetit, sepse brenda këtyre dy vitesh kemi përjetuar ngjarje dramatike në skenën politike të Kosovës, rajonit dhe atë botërore. Luftën e parë politike, pas marrjes së detyrës, ju e filluat me teneqet dhe i radhitët aksionet e njëpasnjëshme që e irrituat bashkësinë ndërkombëtare, Vuqiqin me kompaninë e tij dhe kuptohet edhe opozitën në Kosovë.
- Kurti : Me ardhjen time si kryeministër e shpalosa programin tim ku si prioritet e vura luftimin e korrupsionit, padrejtësive, sundimit të ligjit, shtrirjen e kompetencave në Veriun e Kosovës dhe bisedimet me Serbinë. Në kuadër të këtij programi hynin edhe teneqet, për të cilat po pyesni edhe ju. Unë vetëm po zbatoja ato gjëra për të cilat kishte një ujdi vite më parë. Pra unë dhe qeveria ime ishim zotuar dhe po punojmë në funksiononim e shtet në tërë territorin e Kosovës.
Zoti Kryeministër, të gjitha këto që po thoni ndoshta do të funksiononin sipas parametrave tuaj, po ku mbetet koordinimi me bashkësinë ndërkombëtare, të cilët po ju kritikojnë fuqishëm për njëanshmëri dhe rrezikim të sigurisë rajonale.
- Kurti: Bashkësinë ndërkombëtare ne e kemi pritur më shumë se 20 vite. Ata po të angazhoheshin sipas marrëveshjeve të arritura këto gjëra sot do ti takonin së kaluarës. Situata për ne do të ishte në një dimension të ri që ndoshta më shumë do ti përkushtoheshim zhvillimit ekonomik, arsimimit, shëndetësisë, gjendjes sociale etj. po ashtu edhe për bashkësinë ndërkombëtare do të ishte një lehtësim duke e shtuar besimin tek ne, por për fat të keq, ata fare nuk tregonin interesim që këto gjëra të përmbylleshin. Unë kërkoj një limit dhe një afat, në mënyrë që të ecim përpara, përndryshe rritet pakënaqësia dhe mund të lindin edhe forca radikale që do të kërkonin përgjegjësi nga bashkësia ndërkombëtare. Unë vetëm kam kërkuar efikasitet dhe rezultate. Bashkësia ndërkombëtare duke e përfshirë edhe EU nganjëherë për ti ikur të djathtës ekstreme është orientuar nga e majta që në thelb përfaqësonin pa dashje të majtën ekstreme. Si shembuj ishin edhe përfaqësuesit e EU zoti Borrell, Lajcak etj. që me pretendimin ta fitonin Serbinë, me vetëdije apo pavetëdije e dëmtonin Kosovën. Litiumi në Serbi nuk duhet të jetë arsye që të EU ta përkëdhel Serbinë, kur dihet që ajo është një satelit i Rusisë në Ballkan. Apo bashkësia ndërkombëtare ta përsëris gabimin e njëjtë që e kishte bërë me Rusinë, (lidhjet ekonomike, varësinë prej saj dhe gazin ) duke shpresuar që ajo një ditë do të demokratizohet dhe bashkohet bashkësisë ndërkombëtare.
- Sot ne jemi dëshmitar se si Serbia po loz me perëndimin. Të gjithëve, EU, SHBA, Rusisë, Kinës, botës arabe, Turqisë, Izraelit, Palestinës etj. u thotë se është me ta, kurse në realitet e ka vetëm një synim, Rusinë.
Zoti kryeministër, ju po i përshkruani bukur këto gjëra, po edhe EU dhe SHBA i kanë arsyetimet e veta duke u arsyetuar në ndjeshmërinë e situatës për serbët lokal dhe veriun, prandaj po insistojnë edhe në formimin e Asociacionit.
- Kurti : Edhe këto gjëra i kuptoi, po edhe pakicat janë pjesë e Kosovës. Ne vetëm kemi punuar që ata t´i kthejnë sytë nga institucionet tona, duke i larguar nga manipulimi i politikës ditore të Beogradit dhe Vuçiqit, të cilët i përdorin për interesin e tyre politik, për të mbijetuar, që ta ruajnë pushtetin e tyre. Ne duhet të funksionojmë si shtet i njohur, përndryshe ne do ta gënjenim vetveten. Të drejtat e serbëve do t´i mbrojë shteti i Kosovës, si shtet demokratik e jo Serbia e Vuçiqi, të cilët përpiqen të jenë Rusia e vogël në Ballkan. Sa i përket Asociacionit qëndrimi ynë është i njohur, nuk duam republikë serbe brenda shtetit tonë. Ne jemi dëshmitar me Bosnjën.
Zoti kryeministër, ju me veprimet e juaja e keni nxitur perëndimin ta sanksionoj Kosovën. Ju po vazhdoni me tuajën, sikur s´po ndodh asgjë, kurse EU dhe SHBA po ju vejnë në shënjestër për konsekuenca të reja, nëse nuk e korrigjoni politikën e juaj. Opozita po ashtu po ju akuzojnë se Kosovën e keni izoluar, e keni ndarë nga miqtë, kurse z. Haradinaj po ju akuzon se jeni bashkëpunëtor i Serbisë.
A. Kurti : Bashkësia ndërkombëtare po ballafaqohet me dy konflikte Rusi -Ukrainë dhe Izrael – Palestinë, që askush nuk e din se si do të përfundojnë. Ata më me dëshirë do të prisnin përfundimin e këtyre krizave, që të kishin kohë pastaj të merreshin me Kosovën, por ne nuk duhet të biem pre dhe viktimë e krizave të tilla botërore. Po të prisnim në zgjidhjen e krizave të tilla globale, ne nuk e dimë se cilat kriza apo lufta do të shpërthenin së shpejti. Kryesore ne jemi radhitur ashtu si duhet, në krah të perëndimit dhe kemi bashkëpunim me ta, po është e natyrshme që të kemi dallime dhe divergjenca. Edhe brenda një familje mund të ketë mosmarrëveshje dhe dallime, se si t´u qasen problemeve. Ne i çmojmë dhe i nderojmë miqtë tanë. Ata janë e ardhmja e jonë, këtë e dimë. Sa i përket opozitës, ata duhet të jenë konstruktiv dhe t´i mbrojnë interesat e shtetit, përndryshe do ta dënonin vetveten. Me zotin Haradinaj nuk merrem fare. Unë e kam agjendën shtetërore, të cilën përpiqem ta zbatoi me përpikëri.
Zoti kryeministër, si qëndron puna me shtetin amë, pikërisht me zotin Rama i cili haptas i kritikon qëndrimet e juaja, në relacion me bashkësinë ndërkombëtare, duke u shprehur me simpati për Serbinë dhe Vuçiqin. Anulimi i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive nga Rama, hartimi i Statutit mbi Asociacionin dhe sjellja e tij ndaj jush,(përshëndetja apo zgjatja e dorës nga pozita ulur, që nënkupton mosrespektim ndaj tjetrit)
- Kurti: Me shtetin amë kemi marrëdhënie vëllazërore. Kemi arritur shumë marrëveshje bazë për qytetarët tanë. Me kryeministrin Rama, ndoshta gjërat i shikojmë secili nga prizmi i tij, që në publik mund të interpretohen si mosmarrëveshje, mospërputhje apo kontradikta, po unë nuk i marr aq përzemërt këto akuza që na bëhen. Në planin kombëtar qëndrimet tona janë më afër se çmendohet, po ndoshta rrugët të cilat i zgjedhim, janë të ndryshme. Duhet më tepër të përqendrohemi në rrugët që na bashkojnë, e më pak në dallime e fërkime vëllazërore.
Zoti Kryeministër: Zgjedhjet janë caktuar të mbahen, ç´pritni, apo si do të dukej koalicioni i ardhshëm, kur po flitet për përçarjet (presidencë, kryeministri).
A.Kurti: është herët të flitet. Kuptohet koalicioni nuk përjashtohet, tërësisht do të varet nga rezultati i arritur në zgjedhje.
Zoti kryeministër: Ku e shihni Kosovën, në një mandat të ri. Do të ketë përparim, mirëqenie, zhvillim e prosperitet, apo do të kërcënohemi nga krizat, lufta e degradimi.
- Kurti: Do të varet nga shumë rrethana, por do të punoi me përkushtim dhe mund që, shqiptarët të ndihen krenar në vendin e tyre. Serbia ose do të demokratizohet dhe ta pranoi realitetin e saj të hidhur, ose do të ballafaqohet me problemet të cilat i ka sot Rusia. Unë po premtoi se Kosova do të ecë me hapa të sigurtë drejt inkuadrimit në EU, NATO dhe OKB si dhe në organizmat perëndimorë. Këtë këmbëngulje të popullit tonë s´do të mund ta ndal askush. Kjo nismë qëndron që nga koha e Gjergj Kastriotit, Rilindjes Kombëtare, Lidhjes së Prizrenit e deri më sot.
Mars – Rover ( Intervistë e planifikuar para dy vitesh)