in

Vëllezërit Begolli, shtyllë e mbrojtjes së territoreve etnike

Në ditët e agresionit çetnik me 1943-1944, Rifati organizoi qëndresën shqiptare në rajonin e Peshterit dhe të Tutinit së bashku me Aqif Blyten.

Shkruan av.Zanfir Kryeziu

Prof. dr. Muhamet Sadiku në librin e tij Qëndresa nacionaliste e Pejës botuar në vitin 2013 për luftën e nacionalistëve pejanë për çlirim dhe bashkim kombëtar spikat familjen me tradita nacionaliste  të Mahmutbegollajve të Pejës për të cilët thotë: Familja Mahmutbegolli nga Peja mbetet në qendër të vemendjes historike para dhe në mes të dy luftërave botrore, por sidomos pas vitit 1941.

Xhevati kishte pesë vëllezër. Vëllai i madh Qerimi ishte firmëtar i aktit të shpalljes së Pavarësisë në Vlorë me 28.11.2012.Ishte nënkryetar i Komitetit të Mbrojtjes së Kosovës dhe anëtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, bashkëveprimtar dhe mik i afërt Mid’hat bej Frashërit.

Vëllai tjetër më i ri, Rifati, ishte minister i Ekonomisë (Punët Botore) në Qeverinë e Rexhep Mitrovicës me 1944, të cilën pozitë e mbante edhe në Qeverinë e Fiqri Dinos. Në ditët e agresionit çetnik me 1943-1944, Rifati organizoi qëndresën shqiptare në rajonin e Peshterit dhe të Tutinit së bashku me Aqif Blyten.

Xhevat Begolli,shkollën fillore e kreu në Pejë, ndërsa të mesmen së bashku me Rifatin,në Vjenë të Austrisë.Pas shkollës së mesme punoi në Gjimnazin e qytetit.Kishte një kulturë intelektuali dhe ishte poliglot, duke folur aktivisht gjermanisht, italisht, turqisht, arabisht dhe gjuhët slave.Ishte koleksionist i pasionuar i rariteteve, kishte interesim për kulturë dhe histori.Kishte një bibliotekë personale prej 4.000,librash. Familja e tij u vu në ballë të luftës për mbrojtjen e kufijve Etnikë,më së shpeshti në pjesën veriore,pasi kjo pjesë sulmohej më së shumti nga forcat serbo -mMalaziase-çetnike. Xhevati mbetet simbol i rolit prijës të qytetit dhe të rrethinës së Pejës i cili me këto përpjekje kombëtare i kishte të angazhuar edhe dy vëllezërit e vet, Rifatin dhe Qerimin.

Në periudhën 1941-1944, me ndërprerje, ishte në postin e prefektit të Pejës. Shtëpia e Xhevatit ishte bërë vatër e lëvizjës kombëtare. Ndërsa,vllai tjetër Qerimi qëndroi në Shqipëri, duke bashkëvepruar me Mid’hat Frashërin për çështje kombëtare.

Xhevati nga pozita e prefekturës të Pejës kishte reflektuar fuqishëm në lëvizjen kombëtare për Shqipërisë Etnike. Në kohën e qeverisjes së Prefekturës së Pejës nga Xhevati, Peja ishte bërë fortifikatë e sigurt e mbrojtjes së kufijve nga pushtuesit.

Në vitin 1941, bashkë me Xhafer Devë, Aqif Blytën dhe përfaqësues të tjerë, në emër të prefekturës së Pejës, bëhet nënshkrues i Marrëveshjes së Mitrovicës. kapacitetin përfaqësues e dëshmon edhe si pjesëmarrës nga prefektura e Pejës në Lidhjen e Dytë të Prizrenirt, si përpjekje për të forcuar identitetin kombëtar dhe shtetëror të trojeve etnike shqiptare.Ishte ideolog i pashoq në rrumbullakimin e kësaj tërësie.

Roli udhëheqës i Xhevatit në organizimin e forcave të armatosura kishte mbrapsur shpesh here forcat serbo-çetnike nga planet e tyre për të sulmuar Pejën me rrethinë. Në vitin 1944 nga njësitë partizane të OZN-ës Xhevati zihet rob dhe burgoset në shtëpin e tij. Nga kjo shtëpi të gjithë të burgosurit zakonisht pushkatoheshin. Për Xhevatin pushteti komunist kishte organizuar një gjykim popullor të improvizuar, duke e dënuar me vdekje dhe më pas e pushkatojnë.

Sipas librit të Shefqet Kelmendit “Një brez i veçantë” për rrethanat e vdekjes së Xhevatit thuhet Se”pas torturave ç’njerëzore që i bënë trupit të tij, e vranë, në bahçe të kullës së vet, ndërsa kullën e tij e shdruan në burg të tmershëm”.

Edhe vllai i tij Rifati, dënohet nga regjimi i Enver Hoxhës me 15 vite burg. Vdes në burgun e Tiranës, ndërsa Qerimi, firmëtari i pavarësisë pushkatohet në rrugë nga Shqipëria për Kosovë, diku në Malë të Zi, varët e të cilëve edhe sot nuk u dihen, sepse okupuesit sllavo-komunist janë përkujdesur për zdukjen e tyre me frikë se ato mund të jenë frymëzim për atdhetarët për të vazhduar rrugën e trasuar nga ata për një Shqipëri Etnike.

Lini një Përgjigje

Sa ka ndikuar homoseksualiteti në Gjakovën çerdhe të komunizmit?

Parada e shqiptarëve/ 111 vjet Pavarësi, Shqipëria feston sot kuqezi