Me ardhjen e Kurtit në pushtet në Kosovë, qasja e Prishtinës ndaj dialogut ka ndryshuar. Kurti ka marrë qëndrim të palëkundur ndaj Beogradit. Mirëpo, dialogu nuk çoi askund as vite para ardhjes së Kurtit në pushtet, ndaj nuk mund të thuhet se Kurti e ndaloi.
Megjithatë, Prishtina është ende ajo që mund të përfitojë më shumë nga dialogu dhe sigurisht që nuk do të refuzonte koncesionet e reja nga Beogradi nëse ato do të ofroheshin, thotë për gazetën beogradase “Danas” politikologu Ognjen Gogiq. Gogiq shton se sa i përket Beogradit, politika jozyrtare është që të zgjatet sa më gjatë “status quo-ja”.
Beogradi asnjëherë nuk është afruar në atë mënyrë që të bëjë lëshime në dialog duke pritur të marrë diçka në këmbim nga Prishtina, por këtë e pret nga Bashkimi Evropian.Gogiq vlerëson se Serbia nuk e trajton me ndershmëri çështjen e formimit të Asociacionit të komunave serbe (ASK), sepse ai është “më shumë mjet sesa qëllim”.- Është më shumë mjet sesa një qëllim. Nga njëra anë është e kuptueshme që pala serbe nuk mund të vazhdojë dialogun dhe të arrijë marrëveshje të reja kur as ato të mëparshmet nuk janë zbatuar.
Nuk mund të bësh lëshime të reja dhe të kesh besim te pala tjetër se do të respektojë marrëveshjet e reja, ndërsa ajo e mëparshme nuk e bëri. Në këtë kuptim, është e kuptueshme që qëndrimi i Beogradit është se nuk mund të ecet përpara në dialog derisa të fillojë formimi i ASK-së. Megjithatë, nga ana tjetër, nuk është plotësisht e sigurt se Beogradi dëshiron që kjo të ndodhë. Ashtu siç harrohet se marrëveshja për heqjen e targave KM u arrit në vitin 2011 dhe u konfirmua në vitin 2016, po ashtu harrohet se në vitin 2018 Qeveria e Kosovës formoi një ekip të përfaqësuesve serbë që duhej të hartonte Statutin e AKS-së. Ai ekip nuk i paraqiti kurrë rezultatet e punës së tij”.Beogradi e përdor çështjen ASK-së në mënyrë taktike, insiston në formimin e ASK-së duke e ditur se Prishtina do ta refuzojë, gjë që i jep një arsye plotësisht legjitime për të deklaruar se negociatat e mëtejshme nuk janë të mundshme. Kështu mbahet “status quo”-ja, thotë Gogiq.
(Teksti i plotë në linkun në koment)