Nga Dode Progni
E.Hoxha dhe Titoja, siҫ pohon R.Hibbert, kishin vendosur se do të ishte më mirë të mos kishte rezistencë antifashiste në Kosovë se sa të kishte një lëvizje të udhëhequr nga Gani Kryeziu me mbështetjen anglo – amerikane.Forcat e Kryeziut,të cilan më pas arritën në mbi 400 vetë dhe në raste aksionesh të rëndësishme mbi 1000 vetë, nuk u formuan as nuk qëndruan si foca të pritjes e të shmangjes nga ndeshja me pushtuesit. Përkundrazi, siҫ del nga dokumentacioni i asaj kohe, ato u bënë forca të aksionit e të veprimit luftarak ball për ball me gjermanët. Krahina e Bytyçit-baza kryesore e forcave të Kryeziut,e cila i mbështeti dhe luftoi bashkë me to,në pranverën dhe verën e vitit 1944, u kthye në një fushëbeteje të përgjakshme ku mori pjesë i madh e i vogel. Për shkak të bashkëpunimit me forcat e Kryeziut,Bytyçi u bë objekt i disa operacioneve ndëshkues nga nazi-fashistët. Ata, në shenjë hakmarrje për humbjet që pësuan i dogjen Bytyçit rreth 300 shtëpitë që kishte.Brënda tyre edhe 35 gra, pleq e fëmij.Dhjetra bytyças u burgosën e u intërnuan,u pushkatuan ose u varën në litar. Midis tyre edhe vëllezërit Xhemal e Zeqir Halili ish pjestar të forcave të Kryeziut, së bashku me antifashistin e njohur Haxhi Avdyl Imeraj. Këta pasi u kapën aksidentalisht u varën në litar në mes te qytetit të Gjakovës,në qershor 1944. Në fshatin Zherkë të Bytyçit,qershor 1944, nazistët kryen edhe një krim tepër të shemtuar.Pasi kishin djegur në zjarr e vrarë 11 pjestaret e familjes së Binak Metës, goditën me 13 plumba automatiku një foshnje tre muajshe që flinte e lidhur në djep.18) Përkushtimin ndaj luftës antifashiste vëllezërit Kryeziu e treguan jo vetëm me aksione e veprime luftarake të forcave të tyre, po dhe në përpjekjet që bënë për të bashkëpunuar me të gjithë ata që donin të luftonin kundër pushtuesëve,përfshirë dhe komunistët. Megjithë pikëpamjet e ndryshme,lidhur me qëndrin ndaj aleatëve serbo-sllavë e atyre anglo-amerikanë,si dhe për ndërtimin e Shqipërisë së pas luftës. Kryezinjtë ishin të gatshëm të lënin me një anë të gjitha mospajtimet politike dhe të bashkëpunonin me partizanët. Ata kan meritë të veҫantë ,se pa qenë pjesmarrës të ndonjë partie politike, kishin vizion mjaft të qartë për Luftën Antifashiste.U përpoqën ta vënin atë në funksion të ҫlirimit të vendit dhe të zgjidhjes së problemit të Kosovës. Me aftësitë drejtuese ushtarake të Ganiut,nivelin e lartë politik dhe intelektual të Saidit,mëndjen e ndritur dhe objektive të Zai Fundos, trimërinë e Hasanit dhe gjithë pjesmarrësve,Lëvizja Kryeziu u bë një forcë autoritare e luftës antifashiste në veri të Shqipërisë. Për këtë ajo fitoi simpatinë dhe mbështetjen e sinqertë të oficerve aleatë britanikë si Oklei Hill, Pitër Kemp, Dejvit Smaill,Antoni Simkoks,Reginal Hibbert etj.Pavarësishtë nga politika dyftyrëshe e përfundimisht negative e Forien Ofisit (FO) britanik, për ҫeshtjen e Kosovës,këta oficerë bënë ҫ’ishte e mundur në përkrahjen e Kryezinjve për një kryengritje nacionaliste antifashiste në Kosovë. Lidhur me këtë Oficeri i misionit britanik Dejvit Smaili ka pohuar se,”Edhe sot na vjen turp për tradhëtine që ju bë shokëve dhe miqve tanë shqiptarë.”(është fjala per Kryezinjtë.D.P.).19) Por,mos realizimi i kësaj kryengritje erdhi pikë së pari,nga qëndrimi armiqësor dhe veprimtaria shkatërruese e udhëheqjes komuniste shqiptare dhe jugosllave ndaj Lëvizjes Kryeziu. Megjithatë forcat nacionaliste të Gani Kryeziut,që luftuan në Bytyҫ e bashkë me Bytyҫin, ishin një faktor i rëndësishëm i luftës antifashite në Malësinë e Gjakovës. Ato luajtën rol të pamohushëm për ҫlirimin e saj nga pushtuesit nazifashistë,me 10 tetor 1944. Kush e mohon këtë,ka mohuar luftën antifashiste të kësaj krahine,e cila me një popullsi që përbënte rreth 13% të popullsisë së Tropojës i ka dhënë Atdheut me shume se 50% të dëshmorve të saj gjatë luftës antifashiste. Gjatë vitit 1944,kur lëvizja Kryeziu qe bërë forcë serioze e luftës antifashiste në Shqipërinë e veriut udhëheqja e PKJ – së dhe e PKSH – së bënë ҫ’ishte e mundur për ta eleminuar.Jugosllavët nuk mund të pranonin ekzistencën e një force të tillë,jashtë kontrollit të tyre,e cila paraqiste rrezik real për shpërthimin e një kryengritje nacionaliste në Kosovë, për rrjedhojë dhe rrezikun e shkëputjes së Kosovës nga Serbia. As pala shqiptare,nuk pajtohej me një forcë të tillë nacionaliste që gëzonte simpatinë dhe mbështetjen e aleatëve britanikë. Zgjerimi dhe fuqizimi i saj në Shqipëri dhe Kosovë,do të rrezikonte vendosjen e pushtetit komunist në Shqipëri,që për udhëheqjen e PKSH ishte “Thembra e Akilit” gjatë tërë periudhës së luftës. Lidhur me këtë Peter Kemp sqaron se,”Njerëz të tillë u etiketuan për tu shkatërruar nga regjimi i ri,pasi veprimtaria e tyre luftarake përgënjeshtronte pretendimet e komunistëve se, vetëm Partia Komuniste përfaqësonte popullin shqiptar në luftë për pavarësi.” 20) Ishin këto arësyet që “E.Hoxha dhe Titoja, siҫ pohon R.Hibbert, kishin vendosur se do të ishte më mirë të mos kishte rezistencë antifashiste në Kosovë se sa të kishte një lëvizje të udhëhequr nga Gani Kryeziu me mbështetjen anglo – amerikane.” 21) Udhëheqja komuniste shqiptare,përpunoi taktikën e eleminimit gradual të Kryezinjëve,me qenë se ata ishin pjesmarrës aktiv të luftës antifashiste e nuk mund të llogariteshin si bashkëpunëtor të gjermanëve për ti shtypur me forcën e armëve. Sipas kësaj taktike,shtabet e forcave partizane që vepronin në Malësinë e Gjakovës,batalioni “B.Curri” e “P.Rexhepi”,shtabi i Kosmetit etj.u kërkuan Kryezinjëve shkrirjen e forcave nacionaliste me ato partizane, unifikimin e tyre nën komandën komuniste. Pranimi i kësaj kërkese do të thoshte që forcat nacionaliste të eleminonin vetëveten, ndaj Kryezinjtë nuk e pranuan asnjëherë. Ata ishin kundër lidhjeve të ngushta që komunistët shqiptar mbanin me serbo – sllavët,të cilat do të ishin pengesë për zgjidhjen e ҫeshtjes së Kosovës. Nga ana tjetër,futja e Kryezinjëve nën komandën komuniste do të thoshte, pranimi i një Shqipërie komuniste kur të vinte paqja. Kryezinjë ishin për një republikë demokratike të tipit prendimor. Në të vërtetë përpjekjet e komunistëve për unifikim,megjithëse bëheshin në emer të parimeve të “Konferencës së Pezës”,nuk ishin aspak të sinqerta. Kundërvënja e tyre ndaj Marveshjes së Mukjes, gusht 1943, kishin bërë të qartë për cilindo,qëndrimin negativ të udhëheqjes komuniste shqiptare dhe asaj jugosllave ndaj nacionaliz- mit shqiptar dhe problemit të Kosovës.Ata,nuk kishin qëllim unifikimin në të mirë të luftës antifashiste,por eleminimin e forcave nacionaliste të Kryeziut. Një gjë të tillë e pohon R.Hibbert, në librin “Fitore e Hidhur” kur thotë: “Gani Kryeziu gjente pengesa nga partizanët të cilët nuk mundë të çanin për vete për shkak të lidhjeve me sllavët. Në rastë se partizanët nuk kishin sukses,-thote ai, ata nuk i lejonin askujt që të arrinin sukses në vënd të tyre. Që këtej vinin sabotimi i pafytyrë i kontakteve të Kempit me vëllezërit Kryeziu në dhjetor 1943 e janar 1944.” 22) Në këto rrethana,Kryezinjtë zgjodhën rrugën e mesme:atë të bashkëveprimit kundër pushtuesve,të zhvillimit të aksioneve luftarake të kombinuara me forcat partizane,por pa hyrë nën komandën komuniste.Është meritë e të dy palëve që as konflikti më i vogël i armatosur nuk ndodhi asnjëherë midis forcave të Kryeziut me ato partizane. Në fakt,tek udhëheqësit komunistë,ҫdo ditë e më shumë kristalizohei e vihej në jetë postulati: “O me ne,o kundër nesh!”. Megjithë përpjekjet e dështuara për unifikimin e forcave partizane-komuniste me ato nacionaliste të Kryeziut, siç ishin bisedimet dypalshe në fshatin Markaj të Tropojës,me 16 qershor 1944,etj. bashkëpunimi midis tyre mundë të konsiderohet i frytshëm deri në mbledhjen e Valbonës,me 10-15 korrik 1944,ku muarën pjesë rreth 400 vetë,përfaqësues të të gjitha grupimeve politike e luftarake që vepronin aso kohe në Malësinë e Gjakovës. Këtu,drejtuesit komunistë u kërkuan në mënyrë ultimative Kryezinjëve që së bashku me partizanet të sulmonin krahinën e Plavës,ku forcat nacionaliste shqiptare kishin rrokur armët për të mos lejuar hyrjen e forcave partiz-ane sllavo-komuniste në krahinë. Më sakt,u kërkohej Kryezinjëve bashkëpunim me partizanët jugosllavë për të shtypur nacionalistët shqiptarë të Plavës.Kjo kërkesë ultimative dhe arrogante e komunistëve që i vuri Kryezit përpara alternativës:“Unifikim ose ndarje përfundimtare!” nuk u pranua nga Gani Kryeziu.Ai,jo vetëm e hodhi poshtë me indinjate këtë kërkesë antikombëtare, po deklaroi hapur e prerazi se, “ do t’u shkonte në ndihmë qëndrestarve shqiptarë të Plavës,nëse ata do t’ja kërkonin një gjë të tillë.” 23) Ultimatumi i komunistëve ishte rrjedhojë e vendimeve të Kongresit të Permetit,24 maj 1944, që kishte shpallur komunistët në pushtet ende pa mbaruar lufta. Këto vendime inkurajuan komunistët për të ushtruar diktat ndaj kundërshtarve politik,siç qen edhe Kryezinjte. Vetëm një ditë pas mbledhjes së Valbonës,me 16 korrik 1944, komunistët ekzekutuan pabesisht Padër Lekë Lulin, ish përfaqesues i Partisë së Legalitetit në Mbledhjen e Valbones, sepse kishte kundërshtuar me forcë qëndrimin prosllavë të komunistëve duke i akuzuar ata për tradhëti Kombëtare. 24) Ky akt i pabesë, kriminal e tepër i shëmtuar, që u realizua nga komunistët të cilët kishin marr përsipër ta përcillnin P.Lekë Lulin nga Valbona për në Theth të Dukagjinit,tregoi se në shënjestrën komuniste për tu asgjesuar tashmë ishin vënë të gjithë kundërshtarët e tyre politik, përfshirë edhe Kryezinjtë bashke me levizjen e tyre. Edhe pse të ballafaquar me kundërshtarë të egër këtej dhe andej kufirit, Kryezinjtë nuk hoqen dorë nga lufta antifashiste dhe përpjekjet për organizimin e kryengritjes antifashiste në Kosovë. Madje, ne fillim të gushtit 1944, ata në bashkëpunim me majorin britanik Toni Simkoks hartuan edhe një plan tjetër të detajuar për fillimin e kryengritjes në Kosovë. Të udhëhequr nga ky objektiv i rendësishëm, në gusht-shtator 1944,forcat e Kryeziut arritën nivelin më të lartë të organizimit dhe të veprimit luftarak, duke nxjerr akoma më mirë në pah talentin dhe aftësitë drejtuese ushtarake të komandantit Gani Kryeziu, nivelin e lartë politik dhe organizativ të Saidit, mëndjen e ndritur dhe objektive të Fundos,trimëritë dhe aftësitë e Hasan Kryeziut,Ali Brahim Zherkës,Selim Malë Dulës, Mehmet Ali Bajraktarit etj. që komanduan këto forcat në fushëbetejat kundër nazi-fashistëve. Gjatë kësaj periudhe intensiteti i luftimeve erdhi duke u rritur nga dita në ditë. Duke ju referua dokumentave të asaj kohe del se, me 13 gusht 1944, në katundin Çorraj e Leniç të Bytyçit, çetat e Gani Kryeziut zhvilluan luftime të ashpëra kundër një detashmenti të ushtrisë gjermane,i cili qe detyr- uar të tërhiqej në drejtim të zonës minerale,pasi kishte lënë disa ushtarë të vrarë e të plagosur.25) Një ditë më pas,me 14.08.1944, forcat e Kryeziut zhvilluan luftime edhe në katundin Zogaj,kundër një kompanie SS-e të ardhur nga Gjakova. Edhe këtu kishte disa përsona të vrarë e të plagosur.Midis tyre dy gra të vrara dhe disa burra të fshatit të arrestuar nga gjermanët,në katundin Çorraj të Bytyçit.26)Përmasat dhe intensiteti i luftimeve midis forcave të Kryeziut dhe atyre gjermane,në gjysmën e dytë të gushtit 1944, pasqyrohen edhe më mirë në një raport që Komanda e Gjindarmërisë së Kukësit dërguar eprorve në Shkodër,Tiranë e Kosovë,me 21.08. 1944,ku midis tjerash thuhej: “Në mbrëmjen e datës 19 gusht janë ba këto veprime: 1-Çeta e kryesueme nga Hasan Kryeziu e Mehmet Bajraktari të përbame prej 100 vetësh,ka sulmue “Minjerën e Zogajt”.2-Ali Brahimi me partizanët e Nikaj-Merturit si dhe ata të Shalës të përbam prej 120 vetësh,kanë sulmue “Minjerat” që ndodhen në katundin Kam.3-Selim Bajraktari e Bajram Uka me çetën e tyne kan sulmue “Minjerën e Kepenekut”.4-Gani Kryeziu me çetën e tij të përbame aproksimativisht prej 400 vetash u ndodhka në “Dobrej” i cili pranë vetit ka dhe një officer anglez si dhe Llazar Fundon. gjithashtu edhe radio transmetuese …Çetat janë të armatosura mirë,me arme automatike e mitraloza te rëndë Ashtë urdhnue rrethi që me fuqinë që disponon,me vullnetarë e me fuqinë gjermanë që ndodhet në rrajonin e tij,të marrin çdo masë për shparta- llimin e kapjen e atyne çetave.” 27)
vijon