ERALD KAPRI
Këta liderë lokalë janë: Mehmet Alija, bajraktari i Hasit, i cili deklaronte se kishte një numër të madh mbështetësish, por që në fakt nuk kishte besueshmërinë e plotë të njerëzve në rajonin e tij. Ai u bë një mbështetës i fortë i lëvizjes së Ganiut dhe mori pjesë me forcat e tij në sulmin ndaj minierës së Zogajt. Ymer Bardhoshi nga Puka. Së bashku me Pashkë Gurin nga Mirdita pretendonte se mund të ngrinte një forcë të fortë nacionaliste e të sulmonte garnizonin e Pukës. – Propaganda gjermane kishte gjetur vend në zonat katolike dhe në lëvizjen e Ganiut e shihnin me dyshim shumë prej tyre. Rajonet më të infektuara ishin ato nën drejtimin e Marka Gjonit, si dhe rajoni i Nikajt dhe Shalës. Shefi i Shalës dhe i Nikajt në fakt nisi të bashkëpunojë me lëvizjen e Ganiut.
Në këtë kohë u kuptua se nevoja për të fituar influencë ishte vetëm duke luftuar e në veçanti të mbështesnin lëvizjen e Ganiut që ishte krahu i aleatëve. Ndërsa suksesi i Ganiut shtohej, po ashtu shtoheshin edhe radhët e mbështetësve katolikë pranë tij.
Ka edhe disa shefa të tjerë në zonën veriore të Dibrës, të cilët pavarësisht se deklarohen si përkrahës të Muharrem Bajraktarit, mbështetësit e tyre duhen që të kenë një lëvizje të pavarur si ajo e Gani Kryeziut. Propozimet e organizatës së Muharrem Bajraktarit janë marrë në shqyrtim nga oficerë të tjerë që kanë punuar në rajonin e Dibrës dhe janë shënuar në raporte të ndryshme, siç është raporti i Majorit Ridëll.
Këta liderë lokalë janë: Mehmet Alija, bajraktari i Hasit, i cili deklaronte se kishte një numër të madh mbështetësish, por që në fakt nuk kishte besueshmërinë e plotë të njerëzve në rajonin e tij. Ai u bë një mbështetës i fortë i lëvizjes së Ganiut dhe mori pjesë me forcat e tij në sulmin ndaj minierës së Zogajt. Ymer Bardhoshi nga Puka. Së bashku me Pashkë Gurin nga Mirdita pretendonte se mund të ngrinte një forcë të fortë nacionaliste e të sulmonte garnizonin e Pukës.
Ata bashkëpunuan me Ganiun dhe koordinuan aksione të ardhshme, por dukeshin më shumë të interesuar në çështje personale sesa të interesuar për të luftuar gjermanët. Në fakt, ata kryen dy aksione të vogla në rrugën mes Kukësit dhe Pukës. Me siguri ata do të ishin bashkuar plotësisht me Ganiun nëse ai do të lejohej të ekzistonte. KATOLIKËT Shqiptarët me besim katolik ishin në pjesë të madhe armiqësorë me lëvizjen e në veçanti me marrëdhënie me komunistët.
Propaganda gjermane kishte gjetur vend në zonat katolike dhe në lëvizjen e Ganiut e shihnin me dyshim shumë prej tyre. Rajonet më të infektuara ishin ato nën drejtimin e Marka Gjonit, si dhe rajoni i Nikajt dhe Shalës. Shefi i Shalës dhe i Nikajt në fakt nisi të bashkëpunojë me lëvizjen e Ganiut.
Në këtë kohë u kuptua se nevoja për të fituar influencë ishte vetëm duke luftuar e në veçanti të mbështesnin lëvizjen e Ganiut që ishte krahu i aleatëve. Ndërsa suksesi i Ganiut shtohej, po ashtu shtoheshin edhe radhët e mbështetësve katolikë pranë tij.