in

“The Guardian”/ Përgjigjja ndaj “teorisë së të çmendurit” që po aplikon Putini

Teksa lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj po dobësojnë ushtrinë e Rusisë, Vladimir Putin ka rinisur kërcënimet me armë bërthamore. Putin dëshiron të frikësojë kundërshtarët, por strategjia e tij duket se po dështon. Në vend që aleatët e Ukrainës të tërhiqen, ata po rrisin mbështetjen e tyre. Kongresi amerikan miratoi këtë javë 11 miliardë dollarë armë për Ukrainën, 3 herë më shumë se ndihma totale ushtarake që Uashingtoni ka dhënë deri më tani.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, kishte të drejtë që i quajti “komente të kota” fjalët e Putin për armët bërthamore. Është e paimagjinueshme që gabimet apo llogaritjet e gabuara t’a çojnë botën në buzë të humnerës bërthamore.

Megjithatë duket se bota po shkon drejt saj.

Kur kriza kubane e raketave zgjati 13 ditë, lufta e Rusisë është tashmë në muajin e tretë. Pa një fund të qartë në horizont, betejat më vdekjeprurëse duken të pashmangshme, duke rritur shanset për gabime.Putin mund të përdorë retorikën bërthamore për të dhënë pamjen e paqëndrueshmërisë. Lufta e tij është e paligjshme dhe e pamoralshme. Arsyetimi i tij për fillimin e pushtimit ishte makabër dhe qesharak.

Megjithatë, ky mund të jetë një akt. Presidenti rus mund të përpiqet të mbështesë diplomacinë shtrënguese me “teorinë e të çmendurit” të kërcënimit me forcën e tepruar, e cila përfshin spektrin e armëve bërthamore.

Sado e pakëndshme të duket kjo, një Putin racional, me 2000 raketa bërthamore është më i preferueshëm se sa një irracional.

Përqendrimi i një fuqie të tillë në duart e një njeriu duhet ta bëjë botën të shqetësohet. Rusia ka pak mekanizma për të parandaluar Putin të përdorë armët bërthamore nëse ai vendos se nuk ka asgjë për të humbur.

Në Guardian muajin e kaluar, Christopher S Chivvis shkroi se në skenarët e lojërave luftarake që ai kishte marrë pjesë, ngrinin pyetjen se çfarë do të ndodhte nëse Rusia godiste Ukrainën me armë bërthamore.

Mënyra e vetme e de-përshkallëzimit të situatës ishte që “linjat politike dhe linjat e komunikimit midis Moskës dhe Uashingtonit duhet të mbeteshin të hapura. Në të kundërt bota do shkonte drejt shkatërrimit.”

Kjo është arsyeja pse presidenti amerikan ka qenë i kujdesshëm për të mos i dhënë Rusisë një arsye për luftë bërthamore. Biden e bëri të qartë se SHBA nuk do të vendosë çizme ushtarësh në tokë të huaj, nuk do të krijojë një zonë ndalim-fluturimi dhe nuk do të kryejë teste të raketave balistike ndërkontinentale.

Ajo që Biden ka treguar është se teknologjitë konvencionale antitank dhe anti-ajrore kanë arritur një nivel të ri aftësish duke bërë forcat tokësore pushtuese konvencionale të duken të vjetruara. Biden ka qenë më mendjemprehtë se sa disa demokratë ose edhe frymëzuesit e tyre ideologjikë që gjenden edhe në qeverinë e Boris Johnson.

Përballë pengesave të kushtueshme ushtarake, Putin e ka rifokusuar vëmendjen në lindje dhe jug të Ukrainës. Duket se lufta mund të përkeqësohet para se të përmirësohet.

Edhe strategjia e Kievit me mjete relativisht të kufizuara ka funksionuar, megjithëse Rusia ka goditur civilët pa dallim. Ukrainasit kanë çdo të drejtë të përcaktojnë qëllimet e tyre të luftës. Këtë po bëjnë edhe aleatët e tyre në NATO.

Një nga qëllimet e tyre është të mos rrisin shanset që lufta të bëhet një konflikt potencialisht bërthamor. Ndaj liderët perëndimorë duhet t’i refuzojnë kërkesat provokuese dhe përshkallëzuese. Asgjë tjetër nuk mund të ishte më e rrezikshme. ©Marrë nga The Guardian, përshtati në shqip LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Zbulohet një tjetër varr me 900 trupa civilësh në Kiev

“SHBA aktivizojnë ligjin e Luftës, britanikët dërgojnë ushtarë…