in

Aksident masiv në Kosovë, gjashtë të plagosur në Gjakovë

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti sot në Qerim të Gjakovës. Zëdhënësi i policisë për Gjakovë, Sheremet Elezaj tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira pesë makina.

“Rreth orës 13:35 është raportuar aksident trafiku në fshatin Qerim-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë pesë automjete (tri në lëvizje, ndërsa dy të parkuara). Për pasojë, gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Elezaj.

Lini një Përgjigje

Kur kryqi bie në duart e djajve

Izraeli nxjerr pamjet: Tuneli i Hamasit poshtë spitalit Al-Shifa